Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shtatë arsye pse duhet të përqafoni njerëzit më shpesh

Për të përfituar këtë efekt të jashtëzakonshëm, është e rëndësishme të mësoni të lini veten të përqafoni duke relaksuar të gjithë muskujt e trupit.

Prekja, përqafimi, janë forma thelbësore komunikimi joverbal për marrëdhëniet njerëzore. Shkenca ka treguar se përqafimi nuk është vetëm një nga “aktivitetet” më të kënaqshme, por është edhe një kurë e vërtetë për t’u ndier më mirë kur vuani nga shqetësime të vogla ose kur zgjoheni me humor të keq dhe ju duket se dita po ju nis ters.

Përqafimi çliron dhe përthith energji pozitive, duke përfshirë në këtë vorbull mirëqenieje të gjithë organizmin tonë. Po cilat janë efektet pozitive të përqafimit në organizmin tonë?

Kemi nxjerrë disa prej tyre…


PËRMIRËSON HUMORIN

Përqafimi është një ilaç i mirëfilltë kundër depresionit. Në fakt, të përqafojmë dhe të na përqafojnë janë dy veprime që çlirojnë dopaminën brenda organizmit, duke favorizuar kështu prodhimin e endorfinave. Për të përfituar këtë efekt të jashtëzakonshëm, është e rëndësishme të mësoni të lini veten të përqafoni duke relaksuar të gjithë muskujt e trupit.

ZBUT ANKTHIN

Kur zemra fillon të rrahë fort dhe ndjeni se po ju kap ankthi, “zhytuni” në një përqafim, pasi mund të qetësoheni. Përqafimi është një mbështetje e mirëfilltë psiko-sociale, e cila na mbron nga tensioni, nga situata ankthi dhe stresi të cilat mbërthejnë fort rutinën tonë. Ky është përfundimi i studimeve të ndryshme, ndër të cilat edhe një studim i fundit amerikan i botuar në revistën “Psychological Science”.

MBRON NGA SËMUNDJET

Përqafimi funksionon përsosmërisht edhe si forcues i sistemit imunitar. Na mbron nga i ftohti dhe nga sëmundjet, duke rritur mbrojtësit e trupit, si rrjedhojë e rritjes së temperaturës së trupit, e cila na lejon të përthithim mirëqenien e personit që na përqafon, falë veprimit të neuroneve pasqyrë.

LARGON DHIMBJEN E KOKËS

Migrena, dhimbja e kokës, dhimbja e qafës… po shtohen dita-ditës personat që vuajnë nga dhimbja e kokës. Cilado qoftë natyra e dhimbjes, kriza të herë pas hershme, apo edhe dhimbje të përkohshme, dhimbja e kokës mund të qetësohet falë përqafimit. Efekti pozitiv varet nga veprimi i neuro-transmetuesve, të cilat janë ilaçe natyrale që ndikojnë sistemin nervor, duke qetësuar kështu dhimbjen.

TERAPI KUNDËR DHIMBJEVE MENSTRUALE

Çlirimi i endorfinave që çlirohet ndërkohë që përqafojmë dikë, kryen një efekt të mirëfilltë terapeutik në rastin e dhimbjeve menstruale. Prodhimi i endorfinave stimulon punën e neuro-transmetuesve, të cilat kanë të njëjtin efekt me ilaçet, veprojnë mbi dhimbjet. Veç kësaj, përqafimi ul tensionin dhe ndihmon në qetësimin e muskujve, duke zvogëluar kontraktimin muskulor dhe për pasojë edhe shtrëngimet prej menstruacioneve (dhe jo vetëm).

RRIT FUQINË E TRURIT

Të përqafojmë dikë bën të mundur që hemisferat cerebrale të sintonizohen dhe t’i japin jetë një sinkronizimi të mirëfilltë. Ky mekanizëm joshës, të cilin ekspertët e kanë zbuluar nëpërmjet elektrocefalogramës, shton fuqinë e trurit, duke përmirësuar kështu përqendrimin, nivelin e vëmendjes dhe aftësinë e të mësuarit.

FORCON VETËBESIMIN

Përqafimi stimulon prodhimin e oksitoksinës dhe serotoninës: në këtë mënyrë përmirëson mirëqenien trupore dhe emotive. Oksitoksina dhe endorfinat veprojnë më së miri në nivelin e vetëbesimit, duke forcuar dhe shtuar sigurinë në vetvete. Ndjesia e dashurisë dhe e afërsisë empatike të çliruara nga përqafimi bëjnë të mundur që ky reagim fiziologjik pozitiv të forcohet edhe më shumë.

Gazeta Express
 
Pa perqafu dhe me kullon vetbesimi nga hundet ..mahh larg perqafimeve ?
 
Oh.. i loveeeeeeeeeeeee Hugs! Dhe nuk kursehem fareeee me i dhene!
 
TERAPI KUNDËR DHIMBJEVE MENSTRUALE

Çlirimi i endorfinave që çlirohet ndërkohë që përqafojmë dikë, kryen një efekt të mirëfilltë terapeutik në rastin e dhimbjeve menstruale. Prodhimi i endorfinave stimulon punën e neuro-transmetuesve, të cilat kanë të njëjtin efekt me ilaçet, veprojnë mbi dhimbjet. Veç kësaj, përqafimi ul tensionin dhe ndihmon në qetësimin e muskujve, duke zvogëluar kontraktimin muskulor dhe për pasojë edhe shtrëngimet prej menstruacioneve (dhe jo vetëm).
Qeka teme per femra kjo ...yt feministe keqe
Lool
 
Un them shyqyr qe u be ky distancimi social mos me ja dhan doren e mos me ju afru kujt
 
Gjej ndonje teme per shtrengimin e duarve. ???
Jo jo une ngordh perqafime virtuale , por mu duk teme diskriminuese per ju , gjinine e dobet lool
 
Jo jo une ngordh perqafime virtuale , por mu duk teme diskriminuese per ju , gjinine e dobet lool
Shume diskriminuese per te prere venat. ???
 
Fiks si Olafi jam :D
olaf-frozen.gif
 
??????????????? per te tere as qe bohet llaf
 
Une skam arsye .me pelqen te perqafoj 🤗🤗🤗🤗🤗🤗
 
Boh mka ba veni per vete ... une edhe doren mezic e shtrej ti pershendes njerzit 🥴
 
Hapim cakren e zemres...clirojme hormonin e lumturise dhe dashurise...
une i perqafoj shume njerzit...me pelqen si gje...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back