Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve

Lauri

Anunnak
8 janar – Në Francë do të hyjë në procedurën parlamentare ligji, me të cilin grave të fesë islame do t’i ndalohet ferexheja, njoftojnë mediet britanike.
Propozimi parasheh dënimin prej 750 euro për çdonjërin, që në rrugë apo në ndonjë vend tjetër publik do të shfaqet me fytyrë të mbuluar apo të maskuar. Në tekstin e ligjit, sipas fjalëve të Jan Fransoa Cope, shef i grupit parlamentar të partisë në pushtet, do të ketë përjashtime, duke mos përfshirë njerëz të cilat maskohen për karnavale apo maskenmbale.
Njoftimi për miratimin e shpejtë të ligjit është në kundërshtim me dëshirën e presidentin Nicholas Sarkozy, i cili përpiqet të zbusë forcimin e disponimit anti-islam në vend.
Megjithatë, Cope, nuk e përfill Sakozyn, dhe thotë se ndalimi i ferexhesë është i domosdoshëm për të ndaluar forcimin e ekstremizmit islamik në Francë dhe për të mbrojtur të drejtat e grave.
Kritikët e ligjit të propozuar thonë se ligji, nëse miratohet, do të armiqësojë komunitetin e madh islamik në Francë.
koha net
 
Titulli: Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve

Me ne fund dhe veraxhinjte po rikthehen ne zgjidhjen e duhur
 
Titulli: Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve

Spartakus, punet e mira behen me ngadale. Armiku n 1 eshte demokracia........
 
Titulli: Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve

hmm skeptike jam ... madje shume ... eshte ceshtje vertete e komplikuar zbatimi i ketij ligji... franca eshte shuuume me shume heterogjene se shtetet e tjera ne europe ... do jete vertetee veshtire ti kerkohet nje mase kaq te madhe njerzish te rritur me ide kaq te ndryshme emancipimi e integrimi duke filluar nga nje date e caktuar me ligj ... ama nese do arrihet do jete vertete shembull per shtetet e tjera :)
 
Titulli: Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve

E Kan te kot sepse franca eshte nje vend me shum Musliman , dhe jo vetem te ardhur por shum francez kshtu qe do ju deshtoj kjo gje sepse smund ti denojn edhe vet Muslimanet franceze , tjeter gje po te ishte qe Musliman te ishin vetem te ardhurit , kur dihet qe ne franc ka shum Musliman vendas.
 
Titulli: Shqyrtohet ligji për ndalimin e ferexheve

Ne Shqiperi nuk do t'perjashtohen më nga shkolla vajzat me Hixhab, kjo më me rendesi. Ferexheja nuk eshte obligative ne Islam, andaj edhe nqfs ndalohet nuk ka gje te keqe, perderisa hixhabi si hixhab eshte i lejuar andej, bukur eshte puna.
 
Back
Top