Shqiptaromadhi Tadic

eGo0sTyle

System Engineer
20110613124101KOSOVO-U_Corm-792281.jpg


Ai nuk e njeh Prishtinen zyrtare, por eshte i gatshem per negociata. Leshon tollumbace per ndarjen e Kosoves, dhe vazhdon me propagande mbi gatishmerine e realizimit te ketij projekti me Tiranen zyrtare. Madje eshte i sigurte se Serbia ka kapacitete per rolin kyc dhe konstruktiv ne zgjidhjen e te gjitha problemeve ne rajon. Ky eshte Presidenti i Serbise, Boris Tadic, shteti i te cilit ne fillim te viteve ’90-te filloi luften me te gjitha shtetet qe po krijoheshin ne rajon duke synuar bashkejetesen e serbeve ne nje shtet; pas dhjete viteve kapitulloi, dhe sot ben moral. Pret shperblim nga BE sepse arrestoi kriminelet e ketyre lufterave, kercenon ndersa akuzon edhe opoziten serbe se nuk njeh institucionet evropiane. Nderkohe qe mburret se ai nuk eshte Sllobodan Milloshevic, ne opinionin nderkombetar ka dale llafi se kane te bejne me nje proevropian, i cili se fundi edhe ne Bruksel shprehet: “Shqiptaret dhe serbet duhet te pajtohen. Kjo eshte e mundshme. Ne jemi te gatshem te provojme te gjitha mundesite!”

Po kush eshte ky njeri qe eshte sot ne krye te shtetit serb, cila eshte opozita serbe dhe pse Boris Tadic dhe qeveria e tij mendojne te negociojne me Tiranen zyrtare edhe per ndarjen e Kosoves dhe bashkimin e kesaj pjese me Shqiperine?

Milloshevic dhe Serbia

Sllobodan Milloshevic duke mos hequr dore nga projekti “Te gjithe serbet ne nje shtet”, nuk e pranoi zgjidhjen paqesore te ceshtjes se Kosoves, ashtu sikurse edhe ne Kroaci e Bosnje-Hercegovine. Ne fillim te viteve ’90-te filloi me bllokimin e rrugeve kroate me trare, dhe ja nisi nje lufte te pakuptimte nga e cila me te demtuarit dolen vetem serbet qe jetojne sot ne Kroaci; ndersa vrane kroate te pafajshem dhe shkaterruan gjithe pronen perreth tyre. Dhe, nga qytetare te nje shteti qe po krijohej nga shperberja e Jugosllavise, ata e shnderruan vehten ne refugjate neper shtetin serb, i cili i nxiti dhe armatosi por nuk ishte ne gjendje edhe t’i mbronte.

Filluan te terhiqen nga kjo toke, por jo edhe te heqin dore nga pretendimet territoriale dhe vrasjet e joserbeve. Projektin tashme te cunguar pa tokat e shtetit serb e vazhduan ne Bosnje-Hercegovine, aty ku vetem tension etnik qe nuk kishte. Per kete u kujdes Milloshevici me hamallet e tij ne terren, Karaxhic e Mlladic, mjeshter te specializuar per vrasje. Vrau dhe shkaterroi gjithcka joserbe per t’i shnderruar ne prone serbe, dhe ia arriti qellimit deri ne momentin kur gjaku nuk kishte me se ku te rrjedhe, dhe trupat e pajete ku te varrosen. Pas turpit nderkombetar qe ndodhi ne Srebrenice, me vrasjen e me shume se 10 mije muslimaneve dhe djegien e plote te kesaj toke e cila nga korriku i vitit 1995 u okupua nga serbet dhe ngeli e tille, pasoi nje alarm boteror. Ndoshta alarmi nuk do te ishte i ketyre permasave sikur Milloshevici te ndalonte me firmosjen e Marreveshjes paqesore per Bosnjen, por ky njeri, me sygjerimet e Akademise serbe te Shkencave vazhdoi qorrollepsjen per te “shpetuar ate qe mund te shpetonte” ne Kosove. Dhe ketu nuk kishte zera institucionale kunder, sepse propaganda e ketij diktatori qe po numeronte ditet e qeverisjes, e kishte te qarte se tashme kthim mbrapa nuk ka; e nese per 600 vjet eeshte festuar Beteja e Kosoves ku serbet kishin humbur, pse nuk mund te festohen edhe dy humbje te tjera? Keshtu edhe ndodhi! Milloshevic filloi luften me gjithe boten pervec Rusise, lufte nga e cila Serbia humbi me keq se kurre ne historine e saj. E shkaterruar, e perbuzur, dhe me e dobet se kurre, kokeulur u largua nga toka e Kosoves ne qershorin e vitit 1999.

Dhe kur te gjithe menduan se rimekembja e ketij vendi do te hante shume kohe, ashtu sikurse ne rastin e Gjermanise, Serbia me nje nderrim pushteti iu bashkua shteteve te saj mike nga Perendimi me idene se eshte e vendosur te rimekembet. Por, ashtu sikurse u mashtrua Akademia serbe me Milloshevicin, ashtu u mashtruan edhe shtetet mike perendimore me opoziten serbe e cila protestoi per shume gjera, por asnjehere per vrasjen e kroateve, myslimaneve dhe shqiptareve te Kosoves. Tetori i vitit 2000 ne Beograd do te kujtohet per shume gjera, por jo edhe si moment kthese i nje Serbie perndimore, makth ky qe zgjati vetem disa jave. Diktatori ra dhe Serbine e Milloshevicit filluan ta administrojne Gjingjic e Koshtunica, qe kesaj rradhe kishin nje porte me celes dhe kallauz ne dore.

Tadic dhe Serbia

Diten kur ra Milloshevic nga pushteti, askush nuk e njihte Boris Tadicin, dhe te gjithe ata qe e rrezuan kete diktator qe pergjaku gjithe token e Ish-Jugosllavise, sot ose jane te vdekur, ose kundershtare te ketij njeriu qe e mban veten per patriot. Edhe ata qe ishin ne koalicion qeverises me Partine Socialiste te Serbise sot zyrtarisht quhen opozite, por nuk jane asgjekundi, nderkohe qe kjo parti e madhe te cilen e krijoi Milloshevici, administron Serbine se bashku me Tadicin. Por dallimi thelbesor i Serbise se Milloshevicit me ate te Tadicit eshte se kjo e fundit nuk ka opozite fare.

Se te kujt jane meritat per kete lloj Serbie, ndoshta mund te adresohen tek shteti i cili vazhdon te jete nen ndikimin e Kishes; por se te kujt jane meritat per ideimin e politikes se jashtme te te ketij shteti, kjo veshtire se mund te deshifrohet. Tadic dhe Serbia deshirojne te jene pjese e BE-se, ndersa shefi i diplomacise Vuk Jeremic shpreh dashurine per Levizjen e te Painkuadruareve te Titos, prononcim ky te cilin Presidenti Tadic e vulos me idene e nje shteti evropian te paanetaresuar ne NATO. Nderkohe, ministri i Mbrojtjes se ketij shteti rropatet ne procesin e anetaresimit ne Aleancen Veriatlantike duke firmosur nje grusht marreveshjesh qysh nga Partneriteti per Paqe.

Dhe derisa Brukseli zyrtar po mundohet te vere ne shina Serbine dhe Tadicin, ky i fundit po mundohet te shlyeje epoken e Milloshevicit me arrestimin e atyre qe kryen krime neper territorin jugosllav, duke mos hequr dore nga kauzat e Serbise se viteve ’90-te; dhe duke ofruar zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves ne menyren me cuditshme te mundshme. Dikur Milloshevici organizonte serbet duke bllokuar rruget kroate me kercunj, ndersa serbet e Tadicit bllokojne rruget e Kosoves me trajlere. Diktatori serb i viteve ’90-te nuk pranonte kurrfare kompromisi as per ndarjen e Kosoves, ndersa Tadic jo vetem qe mendon per ndarjen, por kete mendon ta realizoje ne bashkepunim me Tiranen zyrtare. Dhe jo vetem kaq! Duke e injoruar faktin se Kosova sot eshte shtet i pavarur, i pranuar nga shtetet me te fuqishme te botes, ai mendon se kjo pjese e Kosoves pa veriun e saj duhet t’i bashkohet Shqiperise. Edhe pse eksperte te shumte strategjike nxitojne per te na sqaruar kete pozicionim te dikatorit modern serbe, se Tadic po mendon qe pjesen serbe te Bosnjes t’ia bashkoje Serbise, ata harrojne se garant si i krijimit te shtetit boshnjak ashtu edhe atij te Kosoves, eshte shteti me i fuqishem ne bote, SHBA dhe 22 nga 27 shtetet anetare te Bashkimit Evropian qe e kane pranuar Kosoven shtet te pavarur.

Dhe, per te shkermoqur harten e Kosoves, duhet ta shkelin Prishtinen para se te shkojne ne Tirane; dhe per te shkuar ne Tirane, mundesi kishte vetem Milloshevici para gjakederdhjes ne Kosove. E meqe ai vrau mbi 10 mije njerez, perdhunoi po aq vajza te reja ndersa deboi nga shtepite e tyre rreth nje milion shqiptare te Kosoves, atehere Tadic ka pune me keta njerez te cileve nuk u ka kerkuar as falje.

Nese Tadic mendon se projektin e Akademise serbe te Shkencave, ate te Serbise se Madhe (te cilin Milloshevici nuk e realizoi dot edhe pse vrau dhe deboi me miliona njerez), sot mund ta realizoje me projektin e sajuar te UDB-se, Shqiperi e Madhe, , atehere e ka shume gabim. Presidenti i Serbise, Boris Tadic mund te harroje, por kete nuk e bejne qindra mijera shqiptare te debuar nga Serbia qendrore shekuj me pare e sot jetojne ne Kosove. Pra, nese copetimi i tokave te banuara me shqiptare, filloi shekuj me pare nga shteti serb, kete sot nuk mund ta vazhdoje presidenti i vetequajtur proevopian, Tadic, ne emer te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Ai mund te flase ne emer te serbeve te Kroacise dhe Bosnjes, por jo edhe ne emer te shqiptareve te Kosoves, te cilet nuk e kane dashur dhe nuk e duan Shqiperine e askujt, por vetem ato territore qe jane te banuara me shqiptare dhe u takojne atyre, e qe ka vetem nje emer, Shqiperi natyrale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top