Shqiptarja, talente e botes!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shpresa Rama është një vajzë e re nga Vushtrria e cila arriti që në mesin e mbi 5 milion (nuk lexuat gabim, 5 milion) konkurruesve nga tërë bota ta zë vendin e parë në shkrimin e eseve. Shpresa esen e saj e kishte shkruar për babën e saj, i cili kishte vdekur kur ajo ishte vetëm tre vjeçare. Gara ndërkombëtare "Eseja më e mirë" u mbajt vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa shkrimet konkurruesit i dërguan nëpërmjet postës elektronike. Titulli "Eseistja më e mirë" i takoi shqiptares nga Vushtrria e Kosoves, Shpresa Rama.

Para fitimit të këtij çmimi në nivelin botëror, Shpresa ishte mësuar të jetë e para gati në të gjitha aktivitetet e saja, e në veçanti në mësimet si nxënëse e shkollës fillore dhe të mesme.

Talenti i saj nuk kufizohet vetëm në mësim dhe në shkrim. Ajo shquhet edhe me aftësinë për këndim, pikturë, moderatore e programeve dhe pjesëmarrja në aktivitete humanitare. Gjatë shkollimit fillor, ajo me vetë iniciativë themeloi shoqatën bamirëse "5-shja bamirëse" dhe me ndihmat e mbledhura u ndihmuan nxënësit e shkollës fillore "Mustafë Venhari", shkollë në të cilën edhe Shpresa vijoi mësimet.

Malli për babanë, të cilit as fytyra e as ndonjë fjalë e thënë nuk i kishin mbetur në kujtesën e Shpresës, ishin elemente shtytëse për të shkruar një ese me titullin "Letër babait".

Më poshtë kemi sjellë për ju tekstin e eses fituese në garën ndërkombëtare të mbajtur vitin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
***********************​

Shpresa-Rama.jpg


Dita po merrte kah të kundërt. Gjersa shikoja perëndimin e diellit, tinguj të trishtuar vetmie bashkë me flladin pranveror më përkëdhelnin flokët…Ah ajo përkëdhelje do të doja të ishte nga dora e tim eti sepse nuk i mbaj dot në mend ledhatimet atërore!...Po ti o lot më shkarravite fjalët që po shkruaja në letrën, të cilën dua ta adresoj në dyert e parajsës, te Ai që më la me lot në sy, te Ai që la një vend të zbrazët në tryezë, te Ai që më dha dhe një emër tjetër-emrin jetim.


I dashuri Baba,

E bëra zemrën gur dhe me mallin më të madh dua të të shkruaj,të të tregoj sa të dua, sa jam rritur. Dita kur më le ishte ditë me shi,..., atëkohë s'dija të derdhja lot, andaj qielli qau për mua. Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere.

Tri vjet isha kur më le, këtë e di dhe Ti e unë se di sa vjeç isha,por nëna më tregoi. Ajo më flet shumë për Ty. E di baba, shpesh më merr malli të dëgjoj ndonjë fjalë nga Ty, ta di ç'zë kishe, ta shikoj buzëqeshjen Tënde, por kot. Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia kthesh fletët prapa! Më le vetëm, por s'dua të jem robëreshë e vetmisë, prandaj shpesh qesh,…, qesh të të sjell ty pranë sepse më thonë që buzëqeshja ime i ngjan tëndes. Më bëhet qejfi kur më flasin për Ty, kur më tregojnë sa më doje, si më ngritje lartë dhe më përqafoje! Sa keq!...Mua s'më kujtohet as edhe një qik, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën në harresë dhe qesh kur më rrahin krahët dhe të lavdërojnë Ty. Vërtetë të falem që më le pas veprën tënde të mirë! Me të krenohem, ndjehem e fortë, ndaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë. Por, lotin e kam shok në çdo ditë të rëndësishme për mua...

ثshtë mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne. Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njeriun e pastër, për engjëllin që fluturoi në amshim...Ngadalë e kuptova se në këtë jetë jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e pakthyeshmërisë . Këtij treni i takove Ti, i dashuri baba, por dhe unë do të jem udhëtare e këtij rrugëtimi, si edhe të gjithë njerëzit tjerë. E ke parasysh? Jetoj me një shpresë të ndryer në gji që kur të vij tek Ty, të më presësh me buzëqeshjen që i jep babai bijës së tij. Ndoshta s'do të të njoh, por mbaje këtë letër në dorë dhe do të takohemi, atje në përjetësi, në parajsë ku ke zënë vend qe sa kohë.

Tث DON ME GJITHث ZEMثR!

Bija jote
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Shume bukur!!

I lumte Shpreses!
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Po eshte e vertet MIRELA, por letra e saj tregon qe ka talent!
Prandaj thash shume bukur!
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Isha sot me nje shkrimtar ne tavoline e me tha qe te shkruash vec talentit duhet te te dhembe edhe shpirti
E kesaj i dhemb shume shpirti, pa ka fituar nder 5 milione eseiste
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

shume kuptimplote letra.
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Shume e ndjere dhe vertete prekese kjo esse.

Megjithate, ndoshta atje ne EBA, nuk ka ndo1 nivel kushedi sesa...

Suksese dhe ngushellime vajzes qe dhimbjen e saj a paska kthyer ne force dhe ne art.

Edhe njehere dua te shtoj qe me preku ajo ese vertete, kishte ndjenje te paster.
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Shume e ndjere dhe vertete prekese kjo esse.

Megjithate, ndoshta atje ne EBA, nuk ka ndo1 nivel kushedi sesa...

Suksese dhe ngushellime vajzes qe dhimbjen e saj a paska kthyer ne force dhe ne art.

Edhe njehere dua te shtoj qe me preku ajo ese vertete, kishte ndjenje te paster.

Me fal Nostra qe po te citoj ...po keshtu dukem me pak "e keqe" dhe une ! Prekese vertete, fjale zemre !! Por te jem e sinqerte, mendoj se ska pas ndonje nivel te forte konkurimi !!! Pa shkuar shume larg dhe pa dashur te hedh poshte meritat e kesaj goces ,duke marr parasysh vetem shkrimet e disa anetareve ketu ne fv, mendoj se do vendosnin standarte te verteta te ky konkursi i esese qe qenka bere !! Gjithsesi urime vajzes!
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Ku e dini ti dhe Nostra se ska pas standarte te larta konkurrimi?
Ajo ndoshta si ese nuk perben art , po si dhimbje ajo ja kalon artit
Vete e keni thene kete gje sipas menyres tuaj te te komentuarit apo, jo...?
Sa arte ka ne bote qe si fillim nuk jane velersuar si te tilla , po ngaqe kane dale nga shqpirti i atyre qe kane pas dhimbje kane bere emer
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Do te thuash qe shkrimi i vajzes ne fjale, per faktin qe ka bere boom te madh menjehere, atehere do vdese shpejt.

Une e thashe shume sinqerisht qe shrkimi eshte i ndjere, por te mendosh qe ne 5 milione ese, kjo ishte me e mrekullueshmja arrij te paramendoj nivelin e ketij konkursi lol

Personalisht me behet qejfi qe kjo vajze eshte shqiptare dhe se dyti per faktin qe ajo i ka shkruar nje dhimbjeje, apo me sakte nje mungeseje qe nuk do ta plotesoje kurre gjate jetes se saj.

P.s Ishte shume simpatike ne foto!
 
Titulli: Shqiptarja, talente e botes!

Ku e dini ti dhe Nostra se ska pas standarte te larta konkurrimi?
Ajo ndoshta si ese nuk perben art , po si dhimbje ajo ja kalon artit
Vete e keni thene kete gje sipas menyres tuaj te te komentuarit apo, jo...?
Sa arte ka ne bote qe si fillim nuk jane velersuar si te tilla , po ngaqe kane dale nga shqpirti i atyre qe kane pas dhimbje kane bere emer

Nuk e di cfare quani vleresim te vertete te nje vepre, te nje shkrimi !! Jashte te qenit humaniste e spirituale , vlera te verteteta te te ngelurit "perhere e bukur" une quaj te tjera !! Theksova qe ne fillim sdua absolutisht te nenvleresoj talentin qe mund te kete kjo vajza, vecse per mua te fitosh nje cmim ne te till nivel do te thote te risjellesh dicka te ndjere dhe percjelle ne formen me supreme , dhe personalisht se gjej te kjo ese,,,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top