Shqiptari qe prek trupin e Rihannes

Burim Jusufi është një djalë shqiptar nga Maqedonia, i cili ka pasur rastin të takojë për së afërmi dhe madje të kërcejë me pop yllin botëror, Rihana.

Shiko fotografinë 16569
Po si ka ndodhur kjo? Burimi ka vite që jeton në Zvicër me familjen e tij, ndërsa si profesion ka kërcimin profesional me të cilin merret në Basel të Zvicrës. Kishte udhëtuar fillimisht drejt Las Vegasit për disa ditë pushimi, ndërsa më pas kishte shkuar në Nju Jork ku rastësisht shfaqet në një audicion ku janë përzgjedhur kërcimtarët e koncerteve të Rihanës në Australi.

Shiko fotografinë 16570
Në një konkurrencë tepër të ashpër, Burimi arrin të fitojë vendin e kërcimtarit kryesor të turneut, duke qenë gjithmonë pranë këngëtares së njohur, ndërsa këtë e ka bërë falë talentit dhe pamjes së tij të bukur.
“PanorampLus” shkruan se duke pasur vështirësi të komunikojë në gjuhën shqipe, ne e pyetëm atë se si është ndier afër një ylli si Rihana gjatë gjithë kohës së koncerteve, ndërsa Burimi është shprehur se ka qenë privilegj për të dhe një sukses i jashtëzakonshëm.
Pas turit të Rihanës, mediat në Zvicër i kanë dhënë një hapësirë të konsiderushme djalit shqiptar duke e konsideruar si një yll.
 
Back
Top