• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptari nga Zvicra synon majat e botës në kung fu

legjenda

Tetova
Shqiptarët shquhen me sporte luftarake. Në shtetet e ndryshme të Evropës kemi një numër të madh të talenteve shqiptar, që shquhen me rezultate në sporte luftarake. Mesud Zeka është prej talenteve më të mëdhenj të sportit në kung fu, i cili është anëtar i kombëtares së Zvicrës. Ai nuk ka më shumë se 18 vjet, para pak ditësh zuri vendin e parë në kategorinë -80 kg në garën ndërkombëtare në Madrid të Spanjës. “Rezultati im më i mirë ka qenë para pak ditësh, kur në Madrid zura vendin e parë, që më ka dhënë edhe më shumë forcë për sfidat e ardhshme. Kjo ka qenë garë e fortë, ku kishte garues nga Maroku, Turqia, Rusia, Spanja etj. Në finale jam ballafaquar me spanjollin dhe e mposhta. Isha më i mirë se ai, sepse patëm një përqendrim më të madh dhe kisha edhe disa lëvizje më të shpejta”, tha Zeka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Unë kisha përvojën më shumë se kampioni spanjoll, por edhe në momente vendimtare e godisja, duke fituar pikë”, tha Zeka. Ai mendon edhe për sfidat e ardhshme. “Nuk e di se ku do të garojë në muajit e ardhshëm, por së shpejti do të përcaktohem. Imja është të stërvitem dhe të përgatitem sa më mirë për sfidat e mëdha”, tha ai. Zeka stërvitet nga dy-tri orë në ditë, duke fituar sa më shumë kondicion por edhe përfiton në aspektet teknike e taktike. “Jetoj dhe stërvitem në Basel. Synimet janë që shumë shpejt të jemi në mes e garuesve më të mirë të botës, dhe në një të ardhme të luftojnë për titullin e Evropës dhe të Botës në Kung fu”, tha Zeka. “E kam shiritin e zi....
http://www.botasot.info
 
Top