Shqiptari kandidon për deputet në Greqi, shpërthejn akuzat greke

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shqiptari kandidon për deputet në Greqi, ekstremistët grekë shpërthejn në akuza: Krim Kombëtar!


Një emigrant shqiptar në Greqi ka shumë shanse të zgjidhet deputet në parlamentin grek.


Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, do të kandidojë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që është një koalicion partish të qendrës së majtë. Kandidatura e tij u shpall zyrtarisht, bashkë me emrat e tjerë që do të konkurrojnë për një vend në parlamentin 300 vendesh të Greqisë.

“Ishte ëndrra dhe dëshira ime prej shumë vitesh dhe dëshira e forcës progresive “Lëvizja për Ndryshim” ish-PASOK-u. Besoj se do të jem zëri i bashkatdhetarëve dhe të gjithë emigrantëve në parlamentin grek.”


Shpallja e kandidaturës së Malajt ka shkaktuar reagime të fuqishme nga ana e qarqeve të ekstremit të djathtë, që përgjithësisht e konsiderojnë si “pa precedent” dhe “krim kombëtar” faktin që një emigrant shqiptar të ulet në karriget e parlamentit vendas.

“Kam besim se do të mbështetem edhe nga qytetarët grekë, të cilët mbështesin edhe alternativën tonë në këto zgjedhje.”


Normalisht, zgjedhjet e radhës në Greqi duhet të zhvillohen shtatorin e ardhshëm, por zhvillimet politike janë të tilla që bëjnë shumë të mundshme mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit 2019.




 
Back
Top