Shqiptarët po blejnë shumë pasuri të patundshme në Turqi

redi-

Anëtar i Respektuar
Turqia po kthehet gjithnjë e më shumë në një tokë të dëshiruar për të investuar nga të huajt në pasuri të patundshme. Mes tyre janë edhe mjaft shqiptarë, të cilët rezultojnë se kanë blerë mjaft shtëpi, troje apo dyqane në këtë vend. Ky fakt pohohet në një artikull të posaçëm të gazetës turke “Sabah”, i titulluar “Pse të huajt janë duke blerë real estate në Turqi”. Aty përmendet fakti se sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Regjistrit të Tokës dhe Kadastrës, numri i të huajve që kanë investuar në pasuri të patundshme në Turqi ka arritur në 119 599 sish dhe se mes tyre janë mjaft shqiptarë.

Konkretisht, sipërfaqja e përgjithshme e pasurisë së paluajtshme e blerë nga të huajt në Turqi është një sasi totale prej 81 milionë e 664 mijë metra katrorë. Në total, janë qytetarët e 89 vendeve të ndryshme të cilët kanë blerë prona në Turqi. Këto vende përfshijnë qytetarë nga ”Gjermania, SHBA-ja, Andorra, Argjentina, Shqipëria, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bahrejni, Belgjika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnjë-Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Algjeria, Republika اeke, Kina, Danimarka, El Salvadori, Estonia, Maroku, Filipinet, Finlanda, Franca, Afrika e Jugut, Gjeorgjia, Kroacia, India, Holanda, Hondurasi, Iraku, Anglia, Irani, Irlanda, Spanja, Izraeli, Suedia, Zvicra, Italia, Islanda, Xhamajka, Japonia, Kanada, Mali i Zi, Kazakistani, Kenia, Kirgizia, Koreja e Jugut, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Libani, Luksemburgu, Hungaria, Maqedonia, Malajzia, Malta, Meksika, Egjipti, Moldavia, Nigeria, Ishujt Norfolk, Norvegjia, Uzbekistani, Pakistani, Peruja, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Rusia, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Sri Lanka, Arabia Saudite, Taxhikistani, Tunizia, Turkmenistani, Ukraina, Jordania, Venezuela, Zelanda e Re, Greqia”.

Shtetasit britanikë dhe gjermanë renditen të parët që kanë blerë më shumë prona në Turqi, me një sasi në total prej 24 848 të tillash.

Ndjekur nga grekët, që zotërojnë një total prej 9 888 pronash të blera në shtetin e tyre fqinj, 6 849 prona janë të blera nga qytetarë irlandezë dhe më tej, nga rusët, të cilët kanë blerë 4 227 prona të patundshme.

Ndërkohë, grekët me origjinë turke janë pronarë të shumë prej pronave që kanë blerë në Stamboll, Izmir dhe Bursë. Kurse në Antalya dallohen më shumë për blerjet gjermanët dhe holandezët. Në fund, artikulli shton se në kryeqytetin turk, Ankara, dallohen qytetarët nga Shtetet e Bashkuara të jenë shumica e të huajve që kanë blerë pasuri të patundshme në Turqi, kurse qyteti më i dëshirueshëm mbetet Antalya, ku numërohet një total prej 31 milionë e 164 mijë metrash katrorë prona të të huajve.

Pas saj, qytetin më i dëshirueshëm për pronarët e huaj në Turqi është Ispartan me 20 196 shtetas të huaj që mbajnë një total prej 14 561 pronash.

Në vijim është Aydin me 17 629 të huaj që mbajnë 12 803 prona, kurse në Stamboll 12 442 të huaj kanë blerë një total prej 12 190 pronash. Krahinat e vetme në Turqi ku të huajt nuk kanë prona janë Agri, Hakkari, Siirt, Sirnak dhe Bitlis.
 
Titulli: Shqiptarët po blejnë shumë pasuri të patundshme në Turqi

interesant !!
 
Back
Top