Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Amerikan%C3%ABt-populli-m%C3%AB-i-stresuar-n%C3%AB-bot%C3%AB-678x381.jpg

Punonjësit shqiptarë meshkuj kanë raportuar një shëndet të mirë fizik, të katërtit në Europë, në një sondazh të zhvilluar nga Komisioni Europian për kushtet e punës në vendet e BE dhe ato kandidate dhe që i referohet vitit 2015 dhe është publikuar së fundmi. Përpara Shqipërisë në listë javë vetëm Zvicra Greqia dhe Qipro.

Nëntë në dhjetë meshkuj shqiptarë kanë deklaruar shëndet të mirë, ose shumë të mirë, nga tetë në dhjetë punonjës që është mesatarja për Europën.

Renditja është më e ulët për femrat shqiptare (tetë në dhjetë femra kanë shëndet të mirë ose shumë të mirë), por gjithsesi edhe ato raportojnë shëndet më të mirë, në krahasim me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Europës.

Sipas raportit, statusi shëndetësor i individëve është një faktor i fortë përcaktues në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës.

Më dobët nga ana shëndetësore raportohen punonjësit e Letonisë, Estonisë, Lituanisë, Italisë, Portugalisë, Serbisë.

Pavarësisht se punonjësit shqiptarë (si meshkuj dhe femra) raportojnë se gëzojnë shëndet të mirë fizik, ata nuk janë optimistë dhe me humor të mirë. Një tjetër indeks, i pasqyruar në të njëjtin raport, ai i mirëqenies subjektive i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mat aspektet e mëposhtme: ‘humori pozitiv’ (shpirti pozitiv dhe relaksi), ‘vitaliteti’ (të jesh aktiv dhe të zgjohesh i freskët dhe i çlodhur) po ashtu dhe ‘interesi i përgjithshëm’ (të jesh i interesuar për gjërat). Indeksi varion nga 0 në 100 dhe Shqipëria ka renditjen më të dobët nga vendet e raportuara, me 60 pikë, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.
monitor_graf_1.png


monitor_graf_2.png


Mesatarisht, sipas raportit, mirëqenia subjektive në Europë është përgjithësisht e lartë – mbi 65 (nga 100 pikë). Tek të gjithë vendet, pikëzimi për meshkujt është i njëjtë ose më i lartë, sesa për femrat.

Në rajon, punonjësit e Maqedonisë rezultojnë që kanë një nivel më të lartë të mirëqenies subjektive, duke u renditur të tretët në Europë. Më mirë në këtë indeks janë Spanja dhe Republika اeke. /Monitor/
 
Titulli: Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht

Epo normale eshte te mos jene me shpirt kreativ e pozitiv shume ,ne te tille kushte qe na rrethojne e njemije faktor pa-siguria qofshin ekonomik apo social.
Ku ta gjesh edhe koficentin pozitiv te mendimit?!
Shqiptaret jane popull i shendetshem e vital,por gjithnje na ka denuar sistemi menaxhues politki drejtues, si rrjedhoje dhe varferia.
 
Titulli: Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht

Aren e shpirtit duhet punuar :)
 
Titulli: Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht

Shpirterisht jane popull i vdekur, madje disa vetem ecin as e dine qe kane diku nje shpirt qe e kane humbur.
 
Titulli: Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht

Shpirterisht jane popull i vdekur, madje disa vetem ecin as e dine qe kane diku nje shpirt qe e kane humbur.

Nje shok i imi vetengushellohet keshtu.
Te kemi veglen mire :D
 
Titulli: Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht

Ma ka hip ne maj te hundes ky lajm!!!

-Qysh mo ju mart e mira ju marte, edhe shpirtin kerkojne te na e zhdukin?!

...po do e mos, kur nuk shperthen shqiptari ju duket si trup boshi, do e shihni booomben mire do e shihni: SHQIPTARIN.
 
Titulli: Shqiptarët më të shëndetshmit fizikisht, por jo shpirtërisht


... shqiptaret fizikisht jan mir (-si kafsh punojn ne vende evropiane per ta fitu paranë), shpirterisht smund i vleresoj?


Mir e kishte Jakup Asipi kur thoshte:

Shqiptaret ankohen ne vend te vet se spo kanë punë, kurse me mijera Hektar mbesin te papunuara.... Kurse Gjermania aq e madhe qe eshte, shkon i ben ndertesat qindrakateshe se spo kan vend ata.... A Shqiptaret vendin e tyre e lojn te pa punu, kurse ankohen e thojn se spo ka punë.



Keshilla ime per Shqiptaret: te braktisin vendin e huaj, te kthehen e te punojnë vendin e tyre!


 
E kemi, jemi të egër impakt i parë, sjapim çere shum, perpara studiojm situaten, njerzit pastaj po ja vlejti japim konfidenca.
Na kanë msu me qen asertiv.
 
Back
Top