“Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

Guest2

Antarë i Respektuar
اdo shtet ka prioritete, bazuar në një sondazh të bërë publik nga OECD, në të cilin janë pyetur njerëzit se çfarë vlen më tepër në jetën e tyre, ku për shqiptarët ka rezultuar se të ardhurat janë parësore.

Në sitën e analizës me të anketuar në mbi 180 shtete, rezultojnë 11 tema të konsideruara më thelbësore, në fushën e kushteve të jetesës dhe cilësisë së saj.
Temat janë: siguria, shtëpia, puna, të ardhurat, balanca jetë-punë, kënaqësia nga jeta, shëndeti, edukimi, qeverisja, komuniteti dhe mjedisi.

Nga harta interaktive e krijuar nga movehub.com, vihet re se në Europë: Britaninë e Madhe, Suedi, Gjermani, Finlandë dhe Poland zgjedhin kënaqësitë nga jeta si prioritet, ndërsa në shtete si Rusi, Norvegji, Islandë, Francë dhe Austri vlerësojnë shëndetin.

Qipro ishte i vetmi shtet në Europë që njerëzit zgjedhin balancën jetë-punë, si prioritetin e tyre më të lartë dhe vetëm Ukraina dhe Shqipëria vlerësojnë të ardhurat. Pjesa tjetër e vendeve ballkanike konsiderojnë prioritet shëndetin.

Ndërsa në SHBA, prioritet konsiderohet kënaqësia nga jeta, shëndeti dhe mjedisi. Tjetër panoramë vihet re nga Amerika e Jugut, në të cilën çështjet që shqetësojnë më tepër janë edukimi, siguria, shtëpia dhe kënaqësia nga jeta.(monitor)
(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: “Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

Shqiptaret jane materjalist. Jepu nje dore lek, dhe jane ne gjendje te shkatrrojne boten.
 
Titulli: “Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

E dinim!
Njehere te mjeku s'shkojme per vizite,vec kur i vjen era!
 
Titulli: “Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

Nrml pse ca duhet te kemi
Dhe keta keto kane prioritet po se kane thene te verteten
 
Titulli: “Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

Normal ne vendin ton tjetri behet vrases siesi tfitoj lek.
Kot Sthon pa lek smund tbesh asgje :)
 
Titulli: “Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

Sa i perket temes. Vdes nje biznismen dhe pas varrimit e lexojne cfare ka lene ne testament.

1. Te gjitha kompanite dhe 500 mije euro cash ja le djalit.
2. Te gjitha patundshmerite dhe makinat ja le gruas.
3. Ndersa vellaut ja le 1 pale atlete qe te del me vrapu sa me shpesh, sepse gjithmone me thoshte qe shendeti eshte me i rendesishem se pasuria.
 
Titulli: “Shqiptarët kanë prioritet të ardhurat, jo shëndetin”

Por po spate shendetin si do i kesh te ardhurat apo kshu ne te zeze kjo pune,edhe e zeza do shendet prap :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top