Shqiptarët fitojnë ndaj serbëve në Austri

Shqipëria fiton ndaj Serbisë, jo në tavolinë dhe as në gjykatën e Cas-it, por në fushën e lojës. SV Albania, klubi i Ligës së Dytë të krahinës së Vjenës, mundi në një ndeshje direkte rivalët e saj serbë, të Srbija 08 për më tepër në fushën e kësaj të fundit.

Në takimin e luajtur në stadiumin e Keiserberdorf Serbia, ekipi shqiptar triumfoi me rezultatin 2-1, me gola të Zaim Nasufit dhe boshnjakut Zlatan Sibicic duke bërë më të dhimbshme humbjen për skuadrën serbe.

Në tribuna binte në sy dhe prania e madhe e tifozëve shqiptarë me flamuj dhe banderola, që përkrahën skuadrën e tyre në atë që konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e kampionatit.

Për më tepër falë këtij suksesi, SV Albania konsolidon tashmë pozitat në krye të klasifikimit të kësaj kategorie,duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve.
mapo
 
Titulli: Shqiptarët fitojnë ndaj serbëve në Austri

=1]Seq me duken keto lajmet pa foto si te vobekta[/S[
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Urime suksese per shqiptaret.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top