Shqiptaret e Ukraines, Si kane mbijetuar te tille !

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Si ruhet tradita gjuhesore dhe traditat zakonore nga komuniteti i shqiptareve atje. Rrefim per shqiptaret qe beshkejetojne mes dy kulturash te largeta. Kater fshatrat jane te banuara nga Shqiptaret qe jane vendosur rrethe vitit -XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojne ende dhe sot. Ata kane nje urbanistike te thjeshte.

Karakteristikat e tyre

Shtepite fillimisht qene ndertuar prej balte te pjekur, me pas u perdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale. Hyrja ne shtepi behet nepermejet dhomes se zjarrit, ne njeren ane qe dhoma e vogel e ndenjes dhe ne anen tjeter eshte dhoma e madhe e miqve. Ne keto shtepi gatuhet me oxhak. Aty eshte furra,(kymbet) dhe prane saj minderi prej balte. Pjesa e brendeshme zbukurohet me qilima dekurative, dhomat kane mobilje druri. Kane dhe nje furre ne oborr te shtepise. Prane kater fshatrave ka nga nje kishe te cilat kryejne te gjitha rritet fetare sipas menyres se lindjes. Popullsia shqiptare e ketyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik. Grate thurrin qilima me motive shqiptare dhe perdorin zbukurimet prej argjenti me motive te vjetra. Vathet jane ne forme unaze dhe ruhen ne vite kostumet e hershme kombetare si dhe paftate brezit prej arghendi.

Pak histori

Shqiptaret e Ukraines fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 nje pjese e fshatit Karakut u shperngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojne edhe sot qe kete toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusise. Ata kane nevoje per shqiptare, pasi nuk kane njeri tjeter pere t،¯i mesuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen nje numer i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetesh qe kur kane ardhur ketu. Eshte per te ardhur keq deri me sot, pasi asnje dietar shqiptar i Istitutit te Kultures Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses. Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje keta njerez, te vizitoje shtepite e tyre dhe te shohin si ata e rruajne me aq fantatizem tradicionalitetin e tyre shqiptar.

Problemet
Te gjithe kane dicka per te treguar, per kohen e veshtire qe kane kaluar qe kur kane mberritur ne keto zona, madje problemet duket se nuk jane mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrenjesisht. Jane te varfer. Kane nevoje per nderhyrje ne rriparimin e shtepive te tyre, per riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshem qe ata perorin eshte jashte kushteve higjeno-sanitare. Kerkojne ndihme. A e di dikush nga vendi yne se ka shqiptatare edhe ne Ukraine dhe a do te mund te ndihmohen keto familje????

Punoi : Edison Myrteza - Bota Press
Shqiptarët e Ukrainës, një provë për emrin "shqiptar"
Emisioni "Shqip" në "Top Channel" sjell zërin e komunitetit shqiptar në Ukrainë

Rudina Xhunga ka sjellë në emisionin "Shqip", në "Top Channel", zërin e komunitetit shqiptar në Ukrainë. Ata kanë lënë Shqipërinë 500 vjet më parë, por nuk kanë humbur gjuhën. Flasin shqipen e vjetër dhe kanë mall për vendin që nuk e panë kurrë. Pas udhëtimeve tek arbëreshët e Sicilisë, shqiptarët e Trakës greke, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe اamërisë, gazetarja e njohur, Xhunga, ka udhëtuar në fshatin Karakurt të Ukrainës, ku banojnë mbi 2000 shqiptarë. Një komunitet tjetër me rreth 5000 shqiptarë, të ardhur kohë pas kohe, jeton në Odesa të Ukrainës. Nuk ka asnjë dokument historik për shqiptarët e Ukrainës. Pak ose fare dihet për ta. Shqiptari i parë që shkroi për ta është Selim Islami. Në vjeshtën e vitit 1949, bashkë me një etnografe ruse, ai vizitoi fshatrat e banuar me shqiptarë. Në vitin ‘55 botoi një libër me material gjuhësor të shkëlqyer nga kolonitë shqiptare të Ukrainës.

"Me shprehjen ‘ti shqypton si ne‘, ata duan të thonë: A kupton si ne, a e kupton gjuhën tonë? Kjo më tërhoqi vëmendjen përsëpari dhe mendoj se këtu duhet kërkuar rrënja e emrit tonë shqiptar. Ai që shqipton, ai që kupton atë gjuhë", shkruan Islami, në librin ku ka mbledhur përralla, vargje, ninulla, që sipas tij, i përkasin dialektit toskë. Ndërsa i pyet ata vetë se nga cila krahinë e Shqipërisë vijnë, të tregojnë se vijnë nga Korça dhe rrethinat, që i lanë tre shekuj më parë për t‘u vendosur në Bullgari, mandej në Ukrainë. Akademiku rus, Djerzhavin, i cili i vizitoi këto fshatra në vitin 1925, shkruan se shqiptarët erdhën në këtë vend, nga Bullgaria, në fund të shekullit të 18-të dhe fillimi i 19-të. Ndërsa Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, اermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të.

Fjodor Dermentli, jeta profesionale e të cilit është krenari për shqiptarët e Ukrainës, ka shkruar një libër për historinë e familjes dhe rrënjët shqipe të origjinës, ku mes të tjerash rrëfen arsyet e shpërnguljes nga Shqipëria, që sipas tij janë dy: Dëshira për të mos ndërruar fenë gjatë pushtimit otoman dhe mandej lufta turko-ruse, që u pasua me dhënie tokash nga Ekaterina e Rusisë, për popullsinë joturke. Në vend të flas, ata thonë zallahis. Në vend të kuptoj, shqiptoj. Të kërkojnë të flasësh kadalë-kadalë. E kanë ruajtur dhe dashur gjuhën në shekuj, edhe pa e shkruar kurrë. Ata janë shqiptarët e Ukrainës, një komunitet, që kur shkon t‘i takosh, të mbulojnë me dashuri dhe mall për mëmëdheun që nuk e kanë parë kurrë.
safe_image.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top