Love
βeℓℓe â๓e
- Eksponenti i “Agimit të Artë” me origjinë shqiptare nga Suli dhe Përmeti flet për bëmat e tij në Shqipëri dhe raportet me minoritetin grek
Njihe armikun tënd. Kjo intervistë me eksponentin neonazist të “Agimit të Artë” grek, Kristo Papas, i shërben më së miri këtij qëllimi. Kjo nuk është forcë e re politike, as idetë e saj shoviniste dhe raciste. Etërit e tyre bënë Megalidhenë vranë priftërinjtë që bënin meshat shqip. Pasuesit monarkofashistët zbatuan planin dhe masakruan e përzunë çamët nga trojet e tyre, sulmuan Shqipërinë më 1949. Të bijtë e tyre vranë ushtarakët tanë më 1994 në incidentin e Peshkëpisë. Rreziku qëndron te fakti që neonazistët janë parti parlamentare dhe ndikojnë sistematikisht në politikat e qeverisë, nxisin tensionimin e raporteve mes dy vendeve. Ekzistenca e këtyre nacionalistëve dhe e tezave shoviniste që cenojnë sovranitetin dhe dinjitetin tonë, do t’i japë ushqim edhe nacionalizmit shqiptar si një reagim i natyrshëm. Kush është Papas, njeriu i shpallur nongrata nga shteti ynë, ç’ka bërë kundër Shqipërisë, çfarë kërkon partia e tij neonaziste në Shqipëri? Fillimisht, po ju themi se në dejet e tij rrjedh gjak shqiptar. Të parët e tyre ishin heronjtë e revolucionit grek dhe morën si dhuratë pabesinë. Nipërit e tyre kanë humbur identitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. Ndiqni intervistën, për të kuptuar neonazizmin që po rritet te fqinji ynë jugor.
اfarë do të thotë për ju z. Papas shprehja ‘Epir i Veriut’?
Vorioepiri është pjesa veriore e rajonit gjeografik grek të Epirit me histori mijëvjeçare dhe prezencë të vazhdueshme dhe të pandërprerë greke. Nga vendimi i Fuqive të Mëdha iu dha si krahinë Shqipërisë dhe është sot ‘atdheu ynë i paplotësuar’. Termi ‘Vorioepir’ është përdorur së pari në nivel diplomatik gjatë periudhës së luftërave ballkanike. Normalisht Epiri është një pjesë dhe i vetëm, me pjesën e lirë dhe të skllavëruar, siç është përcaktuar edhe nga Protokolli i autonomisë, i njohur si Protokolli i Korfuzit. Për nacionalistët grekë Vorioepiri është motra jonë të cilën dhe e adhurojmë, siç përcaktohet dhe nga marshi i vjetër ushtarak grek, por që tashmë ndalohet ta këndojnë forcat e armatosura greke.
اfarë do të bëjë “Agimi i Artë” më tepër sesa kanë bërë partitë e tjera politike në Greqi për grekët në Shqipëri?
Gjithçka. Së pari në nivel diplomatik, ‘Agimi i Artë’ do të rihapë përsëri këtë çështje e cila për dekada të tëra është lënë në harresë nga ana e qeverive greke. Do të bëjmë publik në opinionin e gjerë në Greqi vizionin tonë real si dhe qëllimin për çlirimin dhe bashkimin e kësaj toke greke me ‘Nënën Greqi’. ‘Vorioepiri’ ka si karakteristikë të veçantë nga rastet e tjera, një prani të gjallë të grekëve në kundërshti me bërjen çmos të pseudo regjistruesve të qeverisë së Shqipërisë të cilët i duan ata të paktë dhe në disa dhjetëra të tillë.
Gjithashtu karakteristike është se ‘Vorioepiri’ është e vetmja krahinë me prani të gjallë greke e pakthyer, që është në kufi me pjesën tjetër të shtetit amë grek. Dhe për të përfunduar përgjigjen time ndaj pyetjes tuaj, unë po ju pyes juve, nga ana ime: Vërtetë, çfarë kanë bërë për çështjen e ‘Vorioepirit’ dhe grekët atje partitë e tjera politike në Greqi, mos iu kanë prerë gjë pensionet e OGA-s? Mos i përulin dhe i trajtojnë ata si emigrantë të paligjshëm? Mos vallë i injorojë dhe shfrytëzojnë ata? Qeveria greke, Ministria e Jashtme, Ambasada greke dhe konsullatat, kanë arritur deri atje që t`iu ndalojnë përdorimin e termit “Vorio Epir” minoritarëve grekë në këto zona. Apo që në emër të krahinës së shumëvuajtur të Vorioepirit, persona të ndryshëm nga politika greke kanë ndërtuar, me ndërmjetësinë e lloj-lloj mashtruesve dhe gjoja ‘dashamirësve’, biznese të ndryshme, këtë e dini?
Cila është strategjia juaj për të ashtuquajturin ‘Vorioepir’ dhe cila do të jetë rruga?
Prioritet i menjëhershëm i ‘Agimit të Artë’ është zbatimi i ‘Protokollit të Korfuzit’, i cili është në fuqi dhe parashikon autonomi për ‘Epirin e Veriut’, natyrisht autonomi jo vetëm në ato zona që ka pasur përcaktuar diktatura ‘Hoxhiste’ por në të gjithë territorin që quhet ‘Vorioepir’. Ka shumë mënyra që të bëjmë të mundur zbatimin e strategjisë tonë për ‘Vorioepirin’, me rrugë diplomatike, por dhe me mënyra të tjera....Për më tepër në politikë ka gjëra që thuhen, por nuk shkruhen. Për fat të keq ne në Greqi kemi të bëjmë në thelb me një shtet analgjezik dhe anti-grek si dhe me një Ministri të Jashtme pothuajse inekzistente. ‘Agimi i Artë’ kërkon që këtij turpi t’i japë fund. Do të luftojmë që të aplikojë më në fund një politikë të jashtme kombëtare ku çështja e ‘Vorioepirit’ do të jetë objektiv parësor.
Sipas jush, çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe qeveria e saj për minoritetin etnik grek?
Përgjigja është e njëjtë me përgjigjen e mëparshme të pyetjes tuaj. Ne i kemi mënyrat, nëse do të kishim pasur vullnetin politik për të imponuar dëshirat tona të drejta. Gjithsesi, Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht me prani njëqindvjeçare në rajonin tonë. I kemi lënë ne hapësira këtyre kusarëve që të na shtypin vëllezërit tanë. Duhet t’i bëjmë që të kuptojnë njëherë e mirë se çfarë do të thotë Greqi.
Ju jeni nongrata në Shqipëri, përse akuzoheni?
I vetmi krimi ynë është se ne e duam Greqinë dhe e vëmë atë mbi çdo gjë në botë. ‘Hoxha’ dhe’ Sigurimi’ dhe sido që i quajnë ata, së bashku me homologët e tyre grekë, rufjanët domethënë të pushtetit shtetëror kanë qenë gjithmonë të njëjtët. Të neveritshmit, organe të ‘Sistemit’ kundër popullit. Regjimet janë të ndryshme, por esenca e tyre është e njëjtë. Siç është e njëjtë dhe nëna që i lindi ata. Një nga motot tona ka qenë dhe është "As Marks as Rockefeller". Pra, ne nuk na dekurajojnë dhe stepin as ‘rufjanët’ e çdo kombësie dhe të çfarëdo lloj regjimi. ‘Agimi i Artë’ do të vijë shumë herë dhe sa herë të dojë në ‘Vorioepir’ derisa të vijë dita e shenjtë kur ne të vijmë si shpëtimtarë!!!
ثshtë e vërtet që shteti grek ka rënë dakord me atë shqiptar që ju dhe ‘Agim i Artë’ të mbikëqyreni dhe hetoheni për veprimet tuaja?
Avramopulos ka një obsesion me një të ashtuquajtur miqësi me Panaritin i cili e konsideron atë një mik dhe njeri të arsyeshëm. Por natyrisht, lëvizjet e fundit të Panaritit treguan se çfarë gjarpri është ai. اfarëdo lloj ndjekjesh të mundshme penale të bëra ose që do të bëhen ndaj meje, vetëm një rezultat do të kenë. Do të forcojnë gjithnjë e më shumë lëvizjen nacionaliste greke të ‘Agimit të Artë’.
Jeni kundër emigrantëve në Greqi. Madje kohët e fundit keni filluar me grupe të organizuara t’i përndiqni dhe dhunoni. Një përndjekje të tillë kanë pësuar dhe shqiptarët madje dhe janë dhunuar. Nuk i doni shqiptarët në Greqi?
Natyrisht që po. Ti ndjekim nga Greqia me autobusët e tyre ose me këmbë nga të njëjtat shtigje që na erdhën dhe na zunë derën. Duke bërë krime, vjedhur dhe duke urryer në të vërtetë çdo gjë greke. Shqiptarët kafshuan dorën që iu shtri për t’i ndihmuar dhe që iu dha një pjatë gjellë. Ata grabitjen e kanë në gen. Një nga sloganet tona, që dëgjohet në çdo takim tonin, është; “Nuk do bëhesh kurrë grek, shqiptar, o shqiptar”.
Së fundmi, në Greqi janë hapur disa shkolla në gjuhën shqipe për emigrantët e ligjshëm dhe kjo është bërë në kuadër të një marrëveshjeje mes dy shteteve dhe traktatit të fqinjësisë se mirë. Ju pse jeni kundër dhe pse keni deklaruar se kjo është e jashtëligjshme?
اfarë duhet të presim, nga momenti që Ministria e Jashtme, duke iu përgjigjur pyetjeve të ‘Agimit të Artë’, për këtë çështje, deklaroi mosnjohje të plotë mbi këtë fakt dhe ku vet ambasadori shqiptar në Greqi merr pjesë në hapjen e shkollave në shkallë vendi. Fatkeqësisht në Greqi qeveritë e viteve të fundit kanë kthyer kufijtë grekë në një han dhe ‘vresht pa roje’. Shqiptarët gjatë gjithë territoreve në Greqi, turq në zonën e Trakes, miliona emigrantë të paligjshëm në qytete dhe fshatra bëjnë në fakt atë që ata duan dhe nuk i ndalon askush. Por, në të gjitha blloqet që bëjnë të mundur ndalimin e tyre ndodhet ‘Agimi i Artë; i cili ka dhe mbështetjen e popullit të zgjuar grek. Madje gjatë sondazheve të fundit më shumë se një milion grekë mbështesin forcën tonë. Janë pikërisht këta grekë me të cilët do të rimarrim përsëri për t’ia bashkuar truallit mëmë Greqisë, atdheun tonë të shkëputur ‘Vorioepirin’. Do të behët më në fund përsëri Greqia greke që të çlirohet më në fund dhe ‘Vorioepiri’ e të bëhet dhe ai grek.
Kush është Kristos Papas?
Kristos Papas, lindi në Athinë në vitin 1962, me origjinë nga Lipa e Lakës të Soulit. Shfaqet krenar për origjinën e tij nga Epiri dhe që ka prejardhjen nga një familje që i ka dhënë Greqisë priftërinjtë dhe ushtarët. Gjatë bisedës me të Papas, deklaroi: “Jam krenarë që jam janiot nga Janina, por më shumë krenar që jam nga zona historike e Lakës në Sul. Madje po iu rrëfej se rrënjët e mia të thella para 200 vjetësh janë nga zona historike e “Vorioepirit”, Përmeti”. Emri i Kristo Papas, ka qenë i pari në listën e ‘Agimit të Artë’, por në të njëjtën listë ishte përfshirë dhe i ati i tij toger Ilias Papas, por në vendet e fundit për shkak të moshës së tij. Bëhet fjalë për ish ushtarakun 85 vjeçar sot, Ilia Papas, i cili ka milituar në boshtin e ushtarakëve monarkofashistë që në 1946-n erdhën në pushtet në Greqi nën drejtimin e Gjeorgjios Papadhopulos, një nga juntat më të egra në Ballkan asokohe. I ati i Papas, ka qenë dhe është një nga ushtarakët dhe njerëzit e besuar të ish diktatorit grek Papadhopulos dhe një nga personat të cilët kanë ndikuar në përfshirjen e të birit në lëvizjen neonaziste greke ‘Agimi i Artë’. Kristos Papas u vendos në Janinë në vitin 1997 ku u angazhua me një biznes me pajisje dyqanesh dhe elektro-shtëpiake, i njohur dhe shumë mik i disa prej biznesmenëve shqiptarë që operojnë në Janinë. ثshtë i martuar dhe ka tre fëmijë. Me ‘Agimin e Artë’ është i përfshirë në mënyrë aktive që në fillim të viteve '80, pra që nga fillimi i saj si lëvizje neonaziste. Kristos Papas ka qenë një nga aktivistët më të zellshëm anti-shqiptar dhe është aktivizuar disa vite në forcat Speciale të Policisë në Greqi, MAT, forca të cilat janë marrë shpesh herë me kapjen e emigrantëve të paligjshëm dhe futjen e tyre nëpër autobusë ku dërgoheshin në Kakavijë apo Kapshticë.
Prezenca e tij e parë në Shqipëri daton menjëherë pas vitit 1998-t si tregtar dhe informator i shërbimeve sekrete dhe policore greke. Pas një pauze 5-vjeçare ai do të rikthehej përsëri në Shqipëri, ku ka vizituar Himarën në gusht të 2012-s, ditën e përvjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, ku në prezencë të organeve më të larta lokale dhe policore shpalosi flamurin grek dhe flamurin e “Agimit të Artë’ duke deklaruar rroftë ‘Vorioepiri’. Një gjest provokues i cili shkaktoi jo pak reagime në Shqipëri. Më pas ai do të deklaronte për median greke se, “shpalosja e flamurit të ‘Agimit të Artë’ është bërë me lejen e familjarëve të familjes Guma, ndërsa për flamurin grek dhe deklaratën nuk jap asnjë shpjegim sepse Himara është tokë greke”, është shprehur ai. Deputeti neonazist nga Suli, u rikthye përsëri me shumë bujë këtë herë më 28 tetor të 2012-s, në Shqipëri ku mori pjesë në festimet e përkujtimoret e minoritetit grek në vend për të rënët grekë në luftën italo-greke në Shqipëri. Papas është penguar nga Aleanca Kuqezi dhe Klubi i Patriotëve të Rinj të marrë pjesë në përkujtimoren e zhvilluar në Përmet, por mori pjesë në atë që u zhvillua në fshatin Bularat në Gjirokastër, ku pati takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, si Ministri Spiro Ksera, deputeti i PD-së Kosata Barka dhe prefekten e Gjirokastrës, Mimoza اomo etj. Gjatë ceremonisë në këtë fshat, Papas vendosi kurorën mbi varret e ushtarëve grekë dhe brohoriti përsëri, si në Himarë para tre muajsh, ‘rroftë Vorioepiri’. Ai është një nga aktivistët më të zellshëm në Parlamentin grek për çështjet e minoritetit grek në Shqipëri dhe ka deklaruar se edhe pse nuk më lejojnë të hyj në Shqipëri do të rikthehem përsëri në ‘Vorioepir’.
Nikolaos Mihalojakos* Sekretar i Përgjithshëm i “Agimit të Artë”
اmimi i sakrificës së arvanitasve
Ky artikull është botuar para shumë kohësh, kur kundërshtari i tyre ideologjik dhe fqinji Enver Hoxha shkruante librin “Dy popuj miq”. “Agimi Artë” fliste ndryshe për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa sot ka marrë pozita raciste.
Përkundër fraksioneve të degjeneruara koleriane dhe institucioneve, opinioni jonë i ndershëm dhe krenar gjithmonë nuk ka injoruar çmimin e sakrificës. Në të njëjtat ritme përtërimë origjinën tonë, duke prekur një çështje të nxehtë kombëtare, duke përcaktuar gjakun e hershëm dhe prejardhjen, rezultat i botëkuptimit të racës sonë dinamike. Duke hedhur tutje propagandën e partive politike të injorantëve dhe të aparatçikëve, të cilët i referohen me pasion patriotik historisë duke predikuar ngjashmërinë e patundur të grekëve me shqiptarët apo Arvanitasit. Mendimi, dokumentimi, tradita e lashtë dhe njohuritë shtrihen në ditët e sotme dhe kanë përqafuar çdo fushë të kulturës sonë. Përtej ngjashmërisë dhe afrimitetit të grekëve të lashtë me ilirët, nëpërmjet origjinës indo-evropiane, vëzhgimi i kujdesshëm i historisë përforcon identifikimin e ekzistencës kombëtare. Duke njohur vlerat e luftës dhe përpjekjeve të heronjve tanë shprehim drejtësi historike duke nderuar përpjekjet e tyre pavarësisht origjinës së tyre të specifike. Në njohjen e gjerë të Greqisë do të duhet të shtojmë dhe shpërthimet e kësaj historie, duke kujtuar këtu luftërat e Pirros, të Teutës, të Farias, të Gentit kundër Perandorisë Romake. Por, edhe në vijim dhe ato të periudhës së Perandorisë Bizante, strategët ilir si, Velisari dhe Vranajt, por dhe vet perandorët Konstandini i Madh (nga FV), Anastasi, Juliani dhe Leon Zguri, i japin historisë një përgjigje më të plotë. Vlerësimi se, vitaliteti me të cilin kanë vaditur nënën Greqi këto fise të pasur të atdheut është jo vetëm e nevojshme, por edhe e vërtetë. Sepse luftëtarët e zjarrtë që lanë gjurmë me aktet e tyre heroike dhe dhanë jetën në More, Rumeli, në zonën e ‘Shtatë Ishujve’, në Epir dhe në zona të tjera padyshim i dhanë një shtysë të madhe me qëllim që të ndihmojnë vëllanë e jugut, i cili ishte rebeluar kundër osmanëve, kështu që me të drejtë përshkruhen si Dorët (fisi ilir) e helenizmit modern. Prapa fanatizmit dinak dhe tkurrjeve të pakuptueshme që qëllimisht fshehin një nga elementët më të bukur të historisë sonë, shfaqet sakrifica dhe trimëria Arvanite gjatë kohës së revolucionit kombëtar më 1821. Sakrifica e familjes Gjika në Moldavi, besalinjtë dhe burrëritë e Buajve, Grevenarëve e mbrojtësit të madh të familjes së Shkurtëve, Buzara, e Bardhëve, Lalave dhe Suliotëve si dhe shpallja e shpërthimi i revolucionit grek në Mesini në mars të 1821-t nga Dredhët, luftëtarët e panumërt në mbrojtje të ishujve të Idrës dhe Speces, figura të pakthyeshme me kalimin e kohës si Kokalis, Andrucos, Kacionis, Grindalis, Plaputas, Kacandonis, Mjaulis, Kolokotronis, Bubulina, Karajskaqis, Kunduriotis, Boçari etj. Të gjithë këta kanë qenë eksponentë të luftës anti-turke dhe pasardhës të Aleksandrit të Madh të Ballkanit, Gjergj Kastriot Skënderbeut së bashku me figurën shumë të keqkuptuar të labit Ali Pashë Tepelena.
*) Autori është themelues dhe vazhdon të drejtojë Lëvizjen “Agimi Artë”. Eshtë nga Morea, rajon i banuar nga arvanitasit autoktonë.
Marrë nga Revista “Agimi i Artë” Tetor 1986
Titulli i origjinalit: “Grekët dhe shqiptarët një popull, një racë, një atdhe...”
Plarent Shehu
Shekulli