"Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Ado

FISEBILIL-LAH
"Shqiptar

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Shqipetaret nen shpatullat e turqeve???

Si u tradhëtuan shqipëtaret në Luftën e Dytë Ballkanike

PHOTO: Në foto shihen disa shqipëtar te kapur robër lufte ne Oher-

Shqipëtaret luftuan përkrah Perandorisë Osmane, në Luftën e Parë Ballkanike, dhe ishin te manipuluar nga turqit ne vend që të luftonin në mbrojtje të tokave shqipëtare të cilave ishin versulur fqinjët për ti pushtuar ne u mashtruma dhe luftuam për armikun shumë shekullor Perandorinë Osmane.
Lufta e pare Ballkanike filloi në vitin 1912. Shkaku ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga Shtetet e Ballkanit. Këtë aleance e bëri Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi. Ata i bene sulme të rufeshme Perandorisë Osmane dhe ariten ta përzënë Perandorinë Osmane. Pas Perandorisë Osmane në plan erdh ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë
Ndersa në Luftën e Dytë Ballkanike, Perandoria Osmane, beri aleance me Serbinë, Greqinë, dhe Malin e Zi, kundur Bullgarisë, dhe duke bër aleance me keto vende të cilat copëtuan tokat shqipëtare dhe duke bër pazare në dëm të shqipëtarve në Traktatin e Bukureshtit, pasojat e traktatit ishin katastrofike për shqipëtaret . Shqiperia u copëtua, dhe me e keqja ishte sepse shipëtarët në këtë traktat përfaqesoheshin nga Perandoria Osmane.
Kjo tregon më se miri se si Perandoria Osmane gjithmone kishte manipuluar me shqipëtarët duke i përdor dhe shfrytëzuar për interesat e saj në kurriz të shqipëtarve.
vrella
is3_zps4ab60a47.png
 
Attachments

  • is3_zps4ab60a47.png
    is3_zps4ab60a47.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Xhelatet shekullor te shqiptarve.

is2_zpsce893efa.png
 
Attachments

  • is2_zpsce893efa.png
    is2_zpsce893efa.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Debimi i shqipetarve nga Vilajeti i Kosoves, ne vitet 1912-1913, nga serbet. Nje foto e tmerrshme ku shihen te zbathur duke ecur ne nje rruge e cila eshte e mbushur me uje dhe balte.

Ne foton siper, mos valle po flasin ne telefon per marreveshjen e shpernguljeve te vellezerve te turqeve (...!)?

is4_zpsdfbc961e.jpg
 
Attachments

  • is4_zpsdfbc961e.jpg
    is4_zpsdfbc961e.jpg
    56.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Varnje serbisht, ose Vraje shqip. Eshte viti 1912, NJE SHEKULL I PثRNDJEKJEVE
Ne foto shihen te burgosurit shqipetare nga serbet. Shqiptaret me fesin turk ne koke, disa akoma nuk e kishin kuptuar se Perandoria turke ishe e kalbur.

Po ushtria turke ku ishte?

is5_zps873b8c6e.jpg
 
Attachments

  • is5_zps873b8c6e.jpg
    is5_zps873b8c6e.jpg
    72.2 KB · Shikime: 0
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Kapitullimi i Tuzit - - Keshtu hapet ballina e Gazetes Vjeneze " Wiena Bilder". Dorezimi behet siq shihet nga nje Komandat Osman, keshtu u dorezuan tokat shqipetare dhe u copetuan...Sepse nuk kishte kush ti mbronte sepse kishim armiq nga te gjitha anet, edhe ate Organizat Politike dhe Ushtarake qe e kishim Lidhjen e Prizerenit e shuajten dhe e persekutuan , dhe 30 vjet me vone shqipetaret u gjenden te papergaditur politikisht, ushtarikisht, dhe ekonomikishte.

A..do me, apo te mjafton..;)

is6_zpsca0c40e2.jpg
 
Attachments

  • is6_zpsca0c40e2.jpg
    is6_zpsca0c40e2.jpg
    149.9 KB · Shikime: 0
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Tokat shqiptare nuk ja mori kush me force P. Osmane, ajo disa i dhuroj te tjerve sipas interesave te veta. Dhe me sa duket, i dha edhe me nderim. Pas terheqejs zyrtare nga vendi yne ne pranvere te 1913, shqiptaret u gjeten si pula pa koke ne mes te grekeve Bullgarve dhe serbeve.
Flm austro-hungarise, sot jemi shqiptar me Shqiperi.
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Në mbrojtjen e Kumanovës ranë mbi 10 mijë vullnetarë
Kryengritës me 1912

is7_zps94f9388d.jpg

Ata, heroizmin e tyre më së miri do ta dëshmonin me flijimin në luftë jo vetëm të vullnetarëve por edhe të gjithë efektivit të luftës së Batalionit shqiptar kundër mese 126 mijë ushtarëve të armatës së parë serbe që kishin mësyrë Kumanovën,pas tërheqjes nga fronti të armatës turke të vardarit.
Sipas shkrimeve të historisë sonë kombëtare, për mbrojtjen e Kumanovës vetëm Idriz Seferi, kishte arritur që në rajonin e Moravës dhe Karadakut ti mobilizonte mbi 6 000 luftëtarë shqiptarë, të cilët edhe pse të lënë vetëm, të tradhtuar dhe mbetur pa armatim e municione nga ushtria turke, për 7 ditë e net me radhë do të luftonin heroikisht me gjithë çka kishin dhe mundnin,ku shumë nga ta edhe do të binin trimërisht duke mbrojtur vendin nga pushtimet serbe.
Këto vërtetohen edhe nga dëshmitë e shumta të oficerëve turq nga luftërat ballkanike,të cilët shprehen se shqiptarët edhe pas tërheqjeve të herëpashershme të ushtrive turke nga frontet e luftës,jo vetëm se nuk do të tërhiqeshin edhe ata nga vend-luftimet, por për mbrojtjen e atdheut të tyre, do të luftonin me aq trimëri, sa që vetëm për mbrojtjen e Kumanovës, do të vriteshin mbi 10 mijë mbrojtës vullnetar të vendit, me ç`rast me nder dhe heroizëm të rrallë e të pa parë deri atëherë në frontet e luftës, do të binte edhe i gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve shqiptar.
Ndaj kjo dihet botërisht dhe nga të gjithë se Kumanova,në duart e pushtuesve serb, do të binte vetëm pas rënies së mbrojtësve shqiptar, pasi që ushtria turke, ishte larguar që më parë nga fronti i luftës, kështu që me 26 tetor të vitit 1912 edhe Shkupi do të binte pa asnjë kundërvënie të ushtrisë perandorake turke, ngase shqiptarët e ç`armatosur dhe të braktisur nga kjo ushtri, e cila u kishte premtuar atyre ndihmë dhe armatime, nuk kishin më mundësi që duarthatë të organizonin ndonjë qëndresë të fortë luftarake.
/bota sot
 
Attachments

  • is7_zps94f9388d.jpg
    is7_zps94f9388d.jpg
    31.7 KB · Shikime: 0
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Lauri shum je i prapambetur ! :D kjo qe kam sjell une ka te beje me turkin e sodit :D sidoqoft edhe ato qe ke qit ti disa foto sjan asgje ! me foto nuk tregohet historia :D pse ske qit qe per kete tok shqiptare qe keni tash jan vra 50-70 mije ushtare turk duke luftu kunder sllaveve dhe forcave te ndryshme ! pas shpalljes se pavaresise :D
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Ju kane lene trute me kohe ju somanllive qe jetoni mes nesh. Bashke me kodoshat shqiptar qe ju therrasin vellezer.
Dashurine qe kishit per ne, e thote historia e popullit shqiptar, dhe sakrificat e tij. Dhe jo propaganda turke me video, qe sjell nje mongol osmalli.
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Qe greket jane Armiqte e shqiperise e di,por edhe Z. A.Zhei ne kete video mu duk shum i befasuar!
shteti shqiptar fle gjum!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Ju kane lene trute me kohe ju somanllive qe jetoni mes nesh. Bashke me kodoshat shqiptar qe ju therrasin vellezer.
Dashurine qe kishit per ne, e thote historia e popullit shqiptar, dhe sakrificat e tij. Dhe jo propaganda turke me video, qe sjell nje mongol osmalli.

uhu neve na kan lan ndoshta ! ti ske pas fare me kohe haha :D historia e popave sllav , popave te vatikanit dhe komunizmit te enverit a ! :D ne ate video shihet nje vella i joti grek :D
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

[video=youtube;_f-5sii1Ke4]https://www.youtube.com/watch?v=_f-5sii1Ke4[/video]
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Un smarr vesht ka historia po turqit ktu ne itali,jan te vetmit qe na thrrasin vllezen ne Shqiptarve ;) Do kisha dasht naj antar nga greqia a ka nodh qe naj grek me e thirr vlla noshta edhe kshu kot per qef ;)
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

uhu neve na kan lan ndoshta ! ti ske pas fare me kohe haha :D historia e popave sllav , popave te vatikanit dhe komunizmit te enverit a ! :D ne ate video shihet nje vella i joti grek :D

Kur te tregosh histori edhe ti, cfare ju ngelet te tjerve.
Perandora Osmane eshte terhequr nga frika me teper se nga humbja e betejave ne front. duke i lene shqiptaret si kastraveca ne mes te fushes vetem, dhe te carmatosur.

Me kujtohet mjaft mire nga kujtimet e Syrja Vlora ne librin e tij kur fliste per renjen e Manastirit. pak a shum eshte kjo: "..Isha ne Vjene kur ra Manastiri, forcat sllave e kishin rrethuar ate dhe nuk guxonin te hynin mbrenda ne qytet. Kur moren lajmin qe ne Manastir nuk kishte kembe turku ata hyne ne qytet. Forcat turke e kishin lene qytetin dy dite me pare pa asnje mbrojtje ...! Pasi informova (...)nje diplomat austriak, per renjen e Manastirit, nuk ma besoj. Dhe me tha se P. Osmane nuk mund te terhiqej ne kete menyre, dhe pa tjeter do kthehen dhe do ta marrin perseri qytetit..."

Si kjo histori ka mjaft te tjera, ku turqit iknin pa shkrepur asnje pushke askund. Shqiptaret fodull, te pa shkolle, e te verber edhe nga feja islame i rrinin besnik nje kali tashme te ngordhur, P.Osmane! Ne vend qe te luftonin per te krijuar atdheun e tyre Shqiperine.

ps. shikoj dhe lexoj edhe nje here postimet e mia siper. Turpi bije me teper tek nipat e sternipat e atyre njerzeve ne foto qe sot ju therrasin vella ju. Eshte per te marre hak tek ju osmanllit qe jetoni ne tokat shqiptare. Do jua kepusja kokat ju.. njesoj si praktikohet ne sharia ne Arabi me shpat..;)
 
oo mos me trego historia te kota trillime fjal boshe te komunizmit etj ! :D

hahahahahahahahhahah sa me ke ba me qesh edhe pse nuk doja te qeshi hhahhahahahah me kete te fundit.. :D
 
Titulli: "Shqiptarë,jeni nën shpatullat e turqve se përndryshe ne grekët..!"

Lauri shum je i prapambetur ! :D kjo qe kam sjell une ka te beje me turkin e sodit :D sidoqoft edhe ato qe ke qit ti disa foto sjan asgje ! me foto nuk tregohet historia :D pse ske qit qe per kete tok shqiptare qe keni tash jan vra 50-70 mije ushtare turk duke luftu kunder sllaveve dhe forcave te ndryshme ! pas shpalljes se pavaresise :D

Ti me duket qe je....., me shume se dukesh!! Te te sjell nje cope shkrim se sa na keni dashur ju ne pavarsine e Shqiperise. Di gje ti nga e kane origjinen gjysherit tu mo? dhe do me tregosh ti historine e vendit tim. ik ore mongol

"...Nga Ministria e Puneve te Jashtme(austro-hungareze) me lajmeruan se me t'u kthyer ne Vjene do te me priste Perandori. Mbeshtetur ne letren, qe sipas rregullit bente ministri i ceremonive te Pallatit Perandorak, me 4 qershor, ora 11, shkova ne pallatin Schembron. Pasi u prita me ceremonite e zakonshme. Dola para Perandorit , i cili dukej i forte dhe plot gjalleri, me gjithe se sapo ishte sheruar nga semundja.Qendronte ne kembe, ne mes te nje salloni te madh, i veshur me uniformen ushtarake dhe mbante dekoratat Tuazondor(Shqiponje Dykrereshe), Leopold dhe Saint Etienne. Sipas ceremonise perkatese, i paraqita nderimet. Perandori m'u pergjigj ushtarakisht, duke perpjekur njeren kembe me tjetren dhe shfaqi kenaqesine e tij per ardhjen time si minister ne Vjene. Ju pergjigja, sipas rregullit. Duke i treguar emrin, me pyeti per djalin, Eqremin. Me tha se e njihte qe te ri dhe pati miresine te lavderoje patriotizmin e tij, kur Durresi ishte i rrethuar. Pastaj foli mbi ngjarjet dhe mosmarreveshjet gjate kufirit me malazezet. Une i thashe se, sipas nje telegrami qe kisha marre nje dite me pare mbi kete qeshtje nga qeveria, isha ankuar ne Ministrine e Jashtme. Perandori me tha: “Malazezet kenaqen, jo vetem kur marrin, por edhe kur kerkojne. Tani e tutje shpresoj se nuk do te kene rastin, as te kerkojne”. Une e falenderova. Perandori pati miresine te me pergjigjej me plot delikatese. Pasi deklaroj dashamiresine e tij per lumturine e Shqiperise dhe mbarvajtjen e saj, me dha doren. Ne çast u terhoq tri hapa pas dhe une dola. Dhenia e dores nga Perandori nje perfaqesuesi te huaj, ne pikepamjen e rregullores ceremoniale, konsiderohet nje kompliment i madh. Kjo ishte nje ngjarje qe meriton falenderime si per personin tim, ashtu edhe per Atdheun.
Me pas, vizitova nje nga nje me radhe gjithe ambasadoret. Po ashtu pranova edhe vizitat e tyre. Ambasadori i Turqise lajmeroi se do te me vizitonte ne menyre private, sepse qeveria e tij nuk e njihte ende qeverine e Shqiperise se pavarur. Ne kete situate, i preva marredheniet me te dhe vendosa te mos e pranoja. Nderkohe, Pasha i Mitilenes, (Hysen Hilmi Pasha)nje grek i konvertuar, qe ishte ambasador i Perandorise Osmane ne Vjene 1912-1918, nuk vonoj te vizitonte ministrin e Greqise, zotin Grisparis. Ndonse, Qeverine e Shqiperise se pavarur e kishte njohur e gjithe bota, ai dhe gjithe personalitet e Portes se Larte, druanin ta njihnin.
Ambasadoret e Frances dhe te Japonise, me bene shume pyetje rreth Shqierise dhe rivalitetit qe ekzistonte midis Italise dhe Austrise, gje kjo qe me terhoqi vemendje.
Ate dite qe Durresi ndodhej i rrethuar , kapiteni rezerve, zoti Goscher, i njohur dhe i famshem ne Vjene per gravurat e tij te bukura, i shtyre nga ndjenjat dashamirese qe ushqente per Shqiperine, me tha se ne Gjermani, kryesisht ne Hamburg, ndodhen 5000 vullnetare gati te nisen per ne Shqiperi, mjafton t'u pergaditen dy vapore dhe t'u jepen shpenzimet e transportit hekurudhore...."

(Syrja Vlora: Kujtime, nga fundi i sundimit osman ne luften e Vlores. F 94)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top