Shqipëria, rekord në FIFA, Kuzhe: ثshtë vetëm fillimi

Love

βeℓℓe â๓e
FUTBOLL-SHQIPERI-BJELLORUSI-Lojtaret-e-Kombetares-duke-festuar-fitoren-pas-ndeshjes-se-futbollit-Shqiperi-Bjellorusi-1-01-300x176.jpg


Kombëtarja shqiptare vendosi një rekord të ri, për sa i përket renditjes së saj botërore në klasifikimin mujor të FIFA-s, të publikuar dje.Pas fitores së bujshme 1-0 me Bjellorusinë në kualifikueset e Euro 2012, kuqezinjtë renditet në vendin e 50-të nga 207 skuadra, duke ngjitur 23 vende. Kjo është renditja më e mirë historike e Kombëtares së drejtuar nga Josip Kuzhe, e që ka shanse reale për të shkuar në finalet e Euro 2012. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Josip Kuzhe, ka deklaruar se kjo është një arritje e madhe dhe është krenar e të qenit pjesë e përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në futboll. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i Kombëtares shqiptare ka thënë se ky mund të jetë vetëm fillimi i një ëndrre të madhe, por nuk ka dashur të nxitohet.
Mister, Shqipëria renditet në vendin e 50-të në klasifikimin mujor të FIFA-s. Ky është vetëm rezultat i asaj fitoreje të madhe me Bjellorusinë…
Së pari, jam shumë i lumtur që ndodhemi në këtë pozicion. Statistikat dhe ecuria tregojnë që nuk jemi rastësisht aty. Ndodhemi aty sepse kemi punuar shumë dhe kemi sakrifikuar shumë. Sigurisht që fitorja me Bjellorusinë ka ndikuar shumë në kalkulimet që përdor FIFA, por unë mendoj se këtu ka edhe faktorë të tjerë dhe më kryesori është ecuria e muajve të fundit dhe rendimenti ynë në fushë.
Mister, çfarë note do t’i vinit vetes në këtë arritje?
Oh, mendoj se nuk kam punuar edhe aq keq apo jo…(qesh)? Ju siguroj se nuk është meritë imja, por e të gjithëve. ثshtë e lojtarëve që kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë gjithçka. Madje, po ju them se jam i befasuar nga skuadra që kam.
Pse?
Sepse lojtarët në ndeshjet e fundit kanë treguar shumë më tepër përulësi, më shumë shpirt sakrifice dhe kanë ditur të përballojnë mirë edhe zhgënjimin në miqësoren me Slloveninë, por kanë qenë edhe shumë të kujdesshëm. Ne e dinim që Sllovenia do të vinte me 7 mungesa në Tiranë, por ama lojtarët u përgatitën dhe luajtën në fushë, njësoj sikur të kishin përballë Francën. Unë mendoj se ky është shpirti i duhur për të ecur përpara, ndaj kam bindjen se atmosfera e krijuar tani është vetëm fillimi i një surprize të bukur që mund të vijë në fund. Por, kujdes, nuk duhet të na rrëmbejë euforia.
Ju po thoni se shqiptarët duhet të përgatiten për ndonjë festë në fund të edicionit?
Nuk di ta them me saktësi. Të shohim si do të shkojë ndeshja me Bosnjën. Ajo është ndeshje thelbësore. Nëse ia dalim, do të kemi mundësi të luftojmë deri në fund, në të kundërt do të ndryshojë edhe strategjia e përfaqësueses. Duhet ta përgatisim shumë mirë ndeshjen e gjashtë qershorit.
Mister, a është e vërtetë se do të prisni deri në qershor për të rinovuar kontratën me federatën dhe më pas do të shihni për opsione të tjera?
Oh, e kam dëgjuar së fundmi këtë gjë dhe nuk më ka ardhur mirë. Nuk kam folur askund për kontratën time dhe për të ardhmen time. Unë kam një marrëveshje dhe një raport shumë të mirë me federatën Shqiptare të Futbollit dhe kaq më mjafton. Tani jam i përqendruar vetëm te ndeshja me Bosnjën, sepse ajo është thelbësore për ne. Nuk është momenti për t’u shpërqendruar me të tilla gjëra. Do të flas me zyrtarët e federatës për të ardhmen time, pas kësaj ndeshjeje ndoshta.
A keni pasur kontakte me Dinamon e Zagrebit së fundmi?
E di ku doni të dilni, por po ju them se unë jam vazhdimisht në kontakte me shumë drejtues klubesh, sepse kam shumë miq, por kjo nuk do të thotë se më të gjithë flas për çështje pune.

GRUPI D
Pozicioni Shteti Pikë

19 Franca 883
41 Rumania 607
44 Bosnja 594
50 Shqipëria 564
53 Bjellorusia 557
126 Luksemburg 221

SHQIPERIA Nث VITIN 2011
Janar 64
Shkurt 66
Mars 73
Prill 50
 
Pe: Shqipëria, rekord në FIFA, Kuzhe: ثshtë vetëm fillimi

Brv albaniaaaaaaaa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top