Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shqipëria po shkëlqen, barazojmë me Francën

Kombëtarja shqiptare ka shfaqur një lojë të bukur në ndeshjen miqësore ndaj Francës që u zhvillua në Stade de Rennes në praninë e rreth 3000 tifozëve shqiptarë, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1-1.


shqiperikombetare.jpg


Shqipëria e ka nisur mirë përballjen dhe që në minutën e parë Lorik Cana rrezikoi me një goditje me kokë portën e Francës.

Pas kësaj goditje, francezët erdhën në vete duke e marrë kontrollin e ndeshjes ndërsa edhe Shqipëria tregonte lojë cilësore.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë (40'), Elseid Hysaj harkoi te Mërgim Mavraj, i cili me kokë shënoi golin e bukur për epërsinë e Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria sërish ka filluar mirë dhe ka realizuar disa aksione të bukura dhe goditje në portën franceze por pa munduar të shënojë.

Pas një aksioni të francezëve në minutën e 73-të, Antoine Griezmann ka shënuar golin e barazimit 1-1.

Në minutat e fundit francezët kanë shtuar presionin ndaj portës së Berishës por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-1.

Pas ndeshjeve të sotme, Danimarka kryeson Grupin I me 7 pikë, ndërsa Portugalia ka 6 pikë. Vlen të theksohet se Danimarka ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Portugalia dhe Shqipëria. Shqipëria renditet e treta me katër pikë. Serbia dhe Armenia kanë vetëm nga një pikë.
/albeu.com/
 
Titulli: Shqipëria po shkëlqen, barazojmë me Francën

Rama përgëzon futbollistët e Kombëtares.

ramakombetarja.jpg


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas barazimit të Kombëtares sonë në përballjen me Francën.

Rama ka përgëzuar kuqezinjtë për rezultatin e arritur në miqësoren ndaj francezëve.

Ja mesazhi i Ramës në Facebook:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back