Kombëtarja shqiptare ka shfaqur një lojë të bukur në ndeshjen miqësore ndaj Francës që u zhvillua në Stade de Rennes në praninë e rreth 3000 tifozëve shqiptarë, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1-1.
Shqipëria e ka nisur mirë përballjen dhe që në minutën e parë Lorik Cana rrezikoi me një goditje me kokë portën e Francës.
Pas kësaj goditje, francezët erdhën në vete duke e marrë kontrollin e ndeshjes ndërsa edhe Shqipëria tregonte lojë cilësore.
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë (40'), Elseid Hysaj harkoi te Mërgim Mavraj, i cili me kokë shënoi golin e bukur për epërsinë e Shqipërisë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria sërish ka filluar mirë dhe ka realizuar disa aksione të bukura dhe goditje në portën franceze por pa munduar të shënojë.
Pas një aksioni të francezëve në minutën e 73-të, Antoine Griezmann ka shënuar golin e barazimit 1-1.
Në minutat e fundit francezët kanë shtuar presionin ndaj portës së Berishës por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-1.
Pas ndeshjeve të sotme, Danimarka kryeson Grupin I me 7 pikë, ndërsa Portugalia ka 6 pikë. Vlen të theksohet se Danimarka ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Portugalia dhe Shqipëria. Shqipëria renditet e treta me katër pikë. Serbia dhe Armenia kanë vetëm nga një pikë. /albeu.com/