Shqipëria në pikiatë, bie 8 vende në renditjen e FIFA-s

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
63730.jpg


Shqipëria ka humbur 8 vende në renditjen e FIFA-s për muajin shkurt, duke zënë vetëm pozicionin e 71-të. Disfata 1-2 e pësuar nga Gjeorgjia në "Qemal Stafa", ka bërë që përfaqësuesja kuqezi të kalohet nga 8 ekipe të tjera, përfshirë edhe gjeorgjianët.

Në klasifikimin e muajit shkurt, Spanja zë sërish vendin e parë, e ndjekur nga Gjermania, Argjentina, Anglia, Italia, Kolumbia e Portugalia. Por, ajo që bie më shumë në sy, është renditja e pazakontë e Brazilit, skuadrës 5 herë kampione të botës. Seleçao zë pozicionin e 18-të, ashtu si në muajin janar, duke u kaluar edhe nga ekipe si Kolumbia, Greqia apo Zvicra. Një fakt, që ngre sërish pikëpyetje mbi bazën e sistemit që merr për bazë FIFA në përcaktimin e kësaj renditjeje.

(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)
 
Titulli: Shqipëria në pikiatë, bie 8 vende në renditjen e FIFA-s

Shqiperia kombetare Kukuruku
 
Titulli: Shqipëria në pikiatë, bie 8 vende në renditjen e FIFA-s

Skishte si te ndodhte ndryshe
Renditja e FIFA-s për kombetaret, janar 2013

1. Spanjë 1590 pikë
2. Gjermani 1437
3. Argjentinë 1281
4. Angli 1160
5. Itali 1157
6. Kolumbi 1129
6. Portugali 1129
8. Holandë 1108
9. Kroaci 1059
10. Rusi 1055
11. Greqi 1020
12. Bregu Fildishtë 999
12. Ekuador 999
14. Zvicër 993
15. Meksikë 968
16. Uruguaj 950
17. Francë 929
18. Brazil 924
19. Gana 865
20. Belgjikë 864

-------------------------------
71. Shqipëri 489
 
Titulli: Shqipëria në pikiatë, bie 8 vende në renditjen e FIFA-s

Sa ka ra Brazili. Gjith ato yje ka,nuk gjejn 1 trajner ti menaxhoi sic duhet.
Shqiperia deri sa te ket njerez si Duka qe shet dhe baben per para kurre sdo kemi sukses dhe kualifikimin per ne Europian apo Boteror ta enderrojm...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top