Shqipëria në guidat turistike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqipëria në guidat turistike

Gjërat kanë ndryshuar ndër vite për Shqipërinë dhe tashmë ajo po merr formën e një destinacioni të mirëfilltë turistik. Agjenci të huaja lajmesh thonë se, ndërsa pak vite më parë vendi ynë ishte jashtë guidave turistike, tashmë mijëra vizitorë ndërmarrin atë që mund të quhet rrugëtimi logjik i pushimeve në brigjet e Adriatikut. Ai nis me mrekullitë kroate e malazeze dhe përfundon me eksplorimin e Shqipërisë.
Shqipëria, që turistët e shumtë po zbulojë, është një vend bukurish befasuese, me male që të lënë pa frymë dhe me një vijë bregdetare mahnitëse, 362 kilometra të gjatë. Ajo përshkruhet si një vend që ka një aromë modeste të një të shkuare të afërt dhe të fshetë, ku kryesisht dominon turizmi patriotik.Të dhënat e PNUD –it tregojnë se vitin e kaluar 55 përqind e 914,046 vizitorëve ishin shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndonëse ka një rritje edhe të turistëve nga vende të tjera, të ardhurat nga kjo industri mbeten në shifra të ulëta, me vetëm 3.8 përqind të GDP –së së vitit të kaluar. E kur duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë, problem për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, në vëzhgimin e gazetarëve dhe operatorëve të huaj turistikë mbeten ndërtimet pa leje në bregdet dhe papastërtitë që e rrethojnë, me plehra, inerte e ujëra të zeza.

TvKlan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top