Shqiperia, Jo dhunes!

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në mbarë globin. Fushata Ndërkombëtare: UNiTE (Bashkohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas), sidomos gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një lëvizje shoqërore globale për të ndërgjegjësuar dhe nxitur veprime konkrete për çrrënjosjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Edhe në Shqipëri “16 Ditët” nisin si çdo vit më 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfshijnë një mori veprimtarish nga individë dhe grupe shoqërore, të cilat bëjnë thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Fushata do të hapet nga Ministri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Erjon Veliaj dhe Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore, në Tiranë në datën 24 nëntor, e do të shtrihet në qytete e fshatra të ndryshme të Shqipërisë, sipas një kalendari aktivitetesh, duke synuar përfshirjen dhe angazhimin e komunitetit lokal, shoqërisë civile, dhe organeve shtetërore për një shoqëri pa dhunë. Theksi i aktiviteteve të fushatës UNiTE 2014, do të jetë angazhimi i komunitetit dhe individit në nivel 'vendor' nëpërmjet ndërgjegjësimit 'derë më derë' - jo vetëm në ndërtesat qeveritare, por edhe në shkolla, universitete, kinema, bare, stadiume, bulevarde.
Të gjithë kanë një rol për të luajtur në komunitetin e tyre: burrat, djemtë, gratë, vajzat, udhëheqësit fetarë, punonjësit dhe drejtuesit vendorë, berberët, shitësit e tezgave, pronarët e dyqaneve, mësuesit, mjekët, sportistët dhe oficerët e policisë.

Fushata UNiTE në Shqipëri është një nismë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për veprimtari të bashkërenduara me organizata të shoqërisë civile me mbështetjen financiare të UN Women, UNDP dhe Qeverisë së Suedisë.




10351067_865654480146487_4852293981590505768_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqiperia, Jo dhunes!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top