Shqipëria humb 3 vende në renditjen e FIFA, Brazili i pari

Зngjεll

___________
4663_NpAdvSinglePhoto.jpg

Organizmi me i larte i futbollit, FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve kombetare per muajin qershor ku kombetarja jone ka humbur tre vende duke u renditur e 95-ta.

Shqiperia ka grumbulluar 347 pike, 53 pike me pak se muajin maj dhe ka humbur tre pozicione ne renditjen e pergjithshme boterore duke u spostuar nga vendi i 92 ne te 95 mes Irakut (94) dhe Sirise (96). Kombetarja kuqezi ka vendin e 95-të, si rrjedhojë e humbjes ndaj Portugalisë dhe barazimit në miqësoren me Gjeorgjinë.

Suksesi i arritur në Kupën e Konfederatave ka bërë që kombëtarja e Brazilit të ngjitet në pozitën e parë në renditjen e FIFA-s për muajin korrik. Brazili, i cili muajin e kaluar renditej në pozitën e katërt, ka marrë kryesimin me 1672 pikë, duke lënë pas vetës kryesuesen e deritashme, Spanjën, me 1590 pikë.

Kjo e fundit në Kupën e Konfederatave zhgënjeu, duke pësuar humbje në gjysmëfinale nga SHBA-ja. Një vend në renditje e ka humbur edhe Holanda, derisa Italia ka ruajtur pozitën e katërt.

Renditja e FIFA-s:

1.Brazili 1672 pikë

2.Spanja 1590

3.Holanda 1379

4.Italia 1229

5.Gjermania 1207

6.Rusia 1161

7.Anglia 1135

8.Argjentina 1091

9.Franca 1082

10.Kroacia 1031

………………

95.Shqipëria 347
/ AlbMedia NEWS/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top