Shqipëria, ëndrra e re e turistëve të huaj

redi-

Anëtar i Respektuar
Në sezonin e verës, veç marketingut destinacionet e ndryshme turistike në mbarë botën reklamohen edhe në internet falë pushuesve të shumtë ndërkombëtarë. Në faqe të ndryshme të kushtuara turizmit, rekomandimet e atyre që shëtisin zakonisht në të gjithë botën kanë nisur të përfshijnë edhe Shqipërinë. Stiv Mckenna, është një prej turistëve që në faqen e gazetës australiane Sidnej Morning Herald rekomandon vendin tonë për sezonin e verës. Një adhurues i Dhërmiut, Mckenaa shpjegon se Shqipëria ofron jo vetëm plazhe mbresëlënëse, ushqime të shijshme apo mikpritje të jashtëzakonshme por edhe çmimet më të lira në zonën e euros. Shqipëria një nga vendet më misterioze të botës është e bekuar me një bukuri të rrallë natyrore. Duke përshkruar hap pas hapi pushimet e tij në Dhërmi, Mckeena rrëfen se çmimet e hoteleve pothuaj 40 dollarë nata atje ishin çuditërisht të lira duke qenë se për këtë ambient kudo tjetër në botë ai do të paguante dhjetë herë më shumë ndërsa për këtë përrallë të bukur siç e përshkruan ai ka arritur ta shijojë shumë herë më lirë dhe me shumë dëshirë se kudo tjetër.
 

sa na behet qefi ne shqipetareve kur nje i huaje flet dy fjale te mira
thuaje ketij Bukuroshi se shqiperia nuk eshte ne zonen e eros
dhe 40 dollare nuk po na i thote se cfare eshte hotel(me apo pa yje)apo dhoma neper familje
 
Ne shqiperi investohet shum shum pak per turizmin edhe pse esht risorsa e vetme qe ka shqiperia , sepse tjeter asgje nuk prodhon , por vetem importon e per nje shtet qe nuk prodhon asgje , rritja ekonomike esht zero , gjithesesi edhe risorsen e vetme qe kemi nuk arrijme ta shfrytezojm sic duhet , nga mirmajtja e pastertia si e ujit e si perreth , per mos me fol per dritat e ujin qe jan me hope e gjithashtu dhe qetesia e rregulli e keto gjera ,tregojn qe vet shqipetaret ikin jasht , sa ne turqi , kroaci etj etj duke dyndur hotelet andej , sepse kushton shum here me pak se sa ne sarande apo ne durres , sepse fundja duhet kenaqur masa ose shtresa mesme e popullsis qe jan me shum ..
 
Redaktimi i fundit:
Reklama shume te dobta keto.Realiteti flet ndryshe.Shtetaret tane skane fare interes per zhvillimin e turizmit ne vendin tone.Pjesa me emadhe e tyre sigurisht fale parase qe kane zhvatur ne saj te pozites se tyre spekullante shkojne dhe kalojne pushimet ne plazhet me te mira te botes.
 
Ne fakt jane shtuar pak nr i turisve ktu ne Shqiperi. Ishalla do shtohet edhe me shume se keq nuk kemi mo Sabah
 
Reklama shume te dobta keto.Realiteti flet ndryshe.Shtetaret tane skane fare interes per zhvillimin e turizmit ne vendin tone.Pjesa me emadhe e tyre sigurisht fale parase qe kane zhvatur ne saj te pozites se tyre spekullante shkojne dhe kalojne pushimet ne plazhet me te mira te botes.

Pikerisht politikanet qe duhet te japin shembull , shkojn e i kalojn pushimet anembane botes e jo dy her ne te njejtin vend sepse ndryshe i bohet monotomi ..
 
Nese turistet maqedonas do konsideroheshin turisre te huaj atehere jo me larg se dje une ne nje forum te tyre diku rreth nje ore kam lexuar komente qe shprehnin kenaqesine dhe pushimet e bukura qe kane kaluar neper Sarande dhe ne Vlore.

Une per vete nuk kam qene andej ende por deri diku ju besoj atyre qe mund dhe te kene kalur bukur, se ato rralle flasin mire per shqiptaret - vetem atehre kur e mendojne se me te vertete eshte ashtu. Shume prej tyre ishin te kenaqur nga plazhet e pastra, nga ajo qe ndertohet shume, psh. ne hotele dhe kushtet ne to jane shume te mira dhe gjithashtu ne infrastrukturen rrugore, ushqimi gjtashtu i shijshem dhe aspak i shtrenjte, njerezit shume te sjellshem dhe gjera te tilla.

Une uroj qe keto te kene qene te verteta dhe me gjithe zemer uroj qe Shqiperia te ecen perpara ne fushen e turizmit - se me te vertet ky po qe eshte nje resurse shume i vlefshem.
 
Kete lajm te degjoje shqiptari dhe i dyfishoi direkt cmimet....

Tashme ka ardhur koha qe turizmi te kthehet nga biznes familjar , ne biznes te vertete.
 
Bravo neve qe jemi kaq te mire
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top