Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Aren

Anëtar i Respektuar
fshf-300x166.jpg

Mediat shqiptare kanë publikuar një lajm shqetësues për futbollin shqiptar, përkatësisht Ligën e Futbollit të Shqipërisë. Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë.

Ky është përfundimi i dalë pas një analize të rezervuar të shoqërisë “Sportradar”, lider botëror i monitorimit të kuotave të basteve dhe fluksit të parave të luajtura në futboll.
Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, Kategoria Superiore e Shqipërisë kryeson renditjen botërore për sinjalizim të ndeshjeve të shitura, duke kapur kuotën e 97 takimeve nëtotal.
Hetimi është shtrirë në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëare dhe është zbuluar nga agjencia e specializuar e trukimit të ndeshjeve “Agiproneës”.
Periudha e hetimit përfshin një kohëzgjatje prej dy vjet e gjysmë, gjatë së cilës në Shqipëri dyshohen se janë trukuar plot 97 ndeshje, 27 më shumë sesakampionati italian, që qëndron në vendin e dytë në renditjen botërore me 70 ndeshje. Në vendin e tretë qëndron kampionati moldav, ndërsa në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë dhe liga greke, ajo ruse, maqedonase dhe bullgare.
Në total “Sportradar” ka hetuar 143.472 ndeshje në 596 kampionate të ndryshme, prej të cilave 798,ose 0.56 përqind e sfidave rezultojnë të manipuluara.
Ndërkohë që nga numri total i ndeshjeve të trukuara, Shqipëria zë vendin e parë me 8.22 përqind të takimeve në total në të gjithë botën. Por nëse në vende fqinje si Greqia, Italia apo bullgaria hetimet kanë nisur prej kohësh në Shqipëri, nuk është ndërmarrë as hapi më i vogël për hetimin e sfidave të Kategorisë Superiore, pavarësisht se në jo pak raste UEFA ka sinjalizuar Federatën për ndeshje të ndryshme.nerashti.com
 
Titulli: Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Po qata s'rrin kerkush n'fush, shkojne lujn per shtete tjera
 
Titulli: Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Do kthyer Berishen permbys shyqyer qe dolem nje her te paret ne bot :D
 
Titulli: Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Pfffffffffffff sa shitet nje ndeshje ne Shqiperi :poezi::poezi::poezi:tere kampionati shqiptar munde te kushtoje sa nje ndeshje Italiane :gat:
 
Titulli: Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Pfffffffffffff sa shitet nje ndeshje ne Shqiperi :poezi::poezi::poezi:tere kampionati shqiptar munde te kushtoje sa nje ndeshje Italiane :gat:

Nuk osht e thane qe X ekipi me ble lojen ! po 2 ekipet mujn me troku ndeshjen p.sh ne pjes te pare me fitu njeri e ne tjetren ekipi tjeter. ktu kuotohen me shum ne raste te tilla nje X president i nje ekipi i mush 5 tiketa me fitim te mundshem 10 mij ( qe me sa kam njohuri eshte qmimi me i madh i mundshum me fitu ) edhe i ben 50 mij euro ! gjdo jav ka 50 mij euro ? ka fitim ka.
Sidoqoft kto bastet i kisha mbyll te gjithat edhe ata qe i kisha zene qe trukojn ndeshje nga presidentet e klubeve nuk do i kisha leju me , te investojne ne futboll.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top