Kjo me siguri varet se ke pyet.
Po te pyesesh njerzit e bllokut, qe kishin sherbetore e vila e udhetime turistike pejashta me siguri Shqiperia qe me mire atehere. Po me perjashtim te bejlereve te byros politike, nuk ma merr medja se ka njeri qe e ka jetuar ate kohe dhe e do akoma. Vetem njerzit qe nuk e kan jetuar, e nuk e dine se c'far temerri ishte, o njerzit qe bene krime gjate komunizmit e duan te justifikojne krimet e tyre thone se ajo ishte kohe me e mire.
60% e Shqipetare jetonin neper koperativa, ku ata paguheshin 60 leke per diten e punes. Nje kile sheqeri ishte 80 leke, dhe nje buke gruri ishte 40 leke. Keshtu me gjithe diten e punes ata nuk ishin te zotet as te blenin 1 kile sheqeri dhe nje buke gruri. 40% e Shiqpetareve qe jetonin neper qytete nuk paguheshin shume me teper, dita e punes per nje puntor qe 80leke. Televizore bardh e zi nuk ariti ne Shqiperi deri ne vitet 80. Vetem pak njerez ne Shqiperi kishin lavatrice o frigorifer nen komunizmin. Frigoriferi nuk ju duhej njesoj se ushqimet ishin me list. Nje kile mish per jave per familje, 100 g gjalp, dhe 1 liter qumesht per dite.
Po fakti qe nuk kishim per te ngrene e per te veshur nuk ishte gjeja me e keqe e komunizmit. Fakti qe nuk mud te thoshim c'far te donim, nuk mud te lexonim c'far te donim, te shkonim ne shkollen qe donim, te martoheshim me njeriun qe donim, te jetonim ne qytetin qe donim keto ishin gjerat me te keqija. Sot Shqiptaret jo vetem kan plot per te veshur e per te ngrene. Po ata mund te thone c'far te duan, mund te shkruajn c'far te duan. Nuk i denon njeri me 10 vjet burg per agjitacione prapagande per at qe thone, o ne ca raste edhe pa e thene, at qe mendojne. E Shipetareve sot po nuk i pelqeu Shqiperia mund ta lene per nje vend tjeter. Nuk i vret njeri ne kufi, pa gjygje se donin te linin Shqiperine.
Shiperia nuk po shkon shpejt drejt Evropes sepse Hoxha vrau te gjithe Isamil Qemalet e Skenderbet. Udheheqesit Shqipetar te sotem jane vetem per te mbushur xhepat me pare, ata jane krimbat imoral qe krijoje regjimi i Enverit. Me kohe pasojat e Enverit ne moralin Shqipetar do zhduken, e ne do kemi njeher tjeter nje Ismail Qemal o Skenderbe. Ndoshta kesaj radhe do vije nga Kosova, Maqedonia o Cameria ku regjimi i Enverit nuk pati pasoja.