Shqipëria e bukur s’është gati për emigrantët

Love

βeℓℓe â๓e
  • Në linjën e autobusëve Tiranë-Athinë-Tiranë ku udhëtojnë emigrantë me një dilemë të madhe për të ardhmen.

  • Greqia është në krizë, nga do t’ia mbajnë?
  • Mendojnë për një emigrim të dytë, ndërsa kthimi në Shqipëri iu duket regres i mundit shumëvjeçar, sidomos për fëmijët

timthumb.php


Nga: Elsa Demo

Ida nuk kthehet se do. Po të kishte dokumente të sakta, do të kishte hapur biznesin e saj në Greqi. Biznes?
Po, një dyqan fast food-i. Me përvojën që ka fituar në 15 vjet emigrim. Po, edhe po t’i kishte ato dokumente, prapë do ta mendonte. “E vërteta është se unë gjithmonë kam dashur të kthehem në Shqipëri. Nuk kam dashur të jetoj këtu. Fëmijët janë në një moshë që mund të hyjnë në shkollë. ثshtë koha tamam.”
Me gjithë pamjen prej vajze të përmbajtur, në fjalë dhe emocione, Ida Tashi është nënë, 36 vjeç. Pi duhan të dredhur, “duhan të pastër”. Ajo i ka sjellë laçkë e plaçkë dhe është vendosur me familjen, dy fëmijët, bashkëshortin dhe prindërit e tij, në periferi të Tiranës. Bëjmë bashkë rrugën me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Paraardhësit e saj janë nga اamëria.
Por kjo nuk përligj zgjedhjen e saj aktuale, si të ishte faktori psikologjik apo i temperamentit që e shtyn për t’i dhënë fund statusit të saj si emigrante ekonomike në Greqi. Ida po udhëton drejt Athinës për të punuar edhe dy muaj. Ajo është i vetmi personazh në autobusin e linjës Tiranë-Athinë e kthim, që ka vendosur ta rifillojë jetën në Shqipëri.

Rruga zgjat 12 orë. Pasagjerët shprehin një lehtësim se nuk do të lënë zorrët në kthesat e Ballshit dhe të neveriten nga era e fortë e naftës dhe gazit. Po se mos më mirë rruga e re e pambaruar Tepelenë-Gjirokastër! Deri në Fier, autobusi ecën me ritmin e ngordhur të një urbani ndër-qytetas. Ndalon në kudo ku agjencia ka pikat e saj.

Në prag të mesnatës, udhëtarët janë në dremkën e parë. Televizori transmeton “Zonjën nga qyteti”, pastaj recitalin e Artiola Toskës, më vonë paketat muzikore nga Kosova, ku këngëtarët dhe balerinat sillen në rreth. Kulmi arrin me numrat humoristikë nga Sejfulla Myftari e Hajrie Rondo për kohën e artë të piramidave apo të mjekëve popullorë. Pas mesnate, këto prodhime të TVSH që pas kaq vitesh i ngjajnë asaj këpucës së zier të اaplinit në kasollen që lëkundet në buzë të humnerës, bëhen një me bisedat e pasagjerëve dhe kërkesat e fëmijëve që u ka dalë gjumi.

Në pikën kufitare të Kakavijës janë të gjithë zgjuar. Këtu kalojmë 3 orë pritje. Deri sa të kontrollohen bagazhet e 10 autobusëve, cigaret dhe bisedat i kanë bërë të saponjohurit njerëz të një fati.

Polici shqiptar afrohet me krahë të squllur të varur, me brez nën bark. Kontrolli i çantave është qesharak. Njerëzit i hapin pa teklif, zbulojnë teshat ose groshët që kanë marrë nga Shqipëria. Ka që bezdisen dhe fshihen. Një polic kontrollon me një sinjal drite të kuqe në sipërfaqe. “S’ndryshon Shqipëria. 19 vjet që mbaj mënd, kështu është. Nuk e bëjnë për kontroll droge. Po gjetën diçka më tepër se ç’duhet, si raki për shembull, ata marrin atë të tyren.”
Këto duken komente të njerëzve pa gjumë e të lodhur nga pritja e gjatë, por pamja e policëve nuk i përgënjeshtron. Djaloshit S.P., aty për aty me 10 euro në dorën e policit shqiptar, iu zgjidh problemi që kishte me “një pikë të kuqe me dokumentat”.

Po kalojmë vërtet matanë, tani që shfaqet në kabinën e kontrollit të pasaportave polici grek me kafenë e ftohtë tipike në një kavanoz me pipë të zhytur në krem.

Kapërcimi i pikës doganore është një çlirim kolektiv. Pas kësaj të gjithë bien në gjumë deri në ndalesën e restorantit ku për pak euro mund të thyhesh urinë. Në mëngjes, zënë e zbresin një nga një në ca vende që duken të shkreta.

Ida vë një shenjë në faqen e pambaruar të romanit “I mbyllur për arsye melankolie” i autorit Kostas Murselas dhe përpiqet që të na e thotë saktë titullin në shqip.

Mbërrijmë në Athinë. Prej këtej e ndjekim personazhin tonë drejt e në vendin e punës. Tramvaji na lë në lagjen “Ano Petralona”. Në dyqanin e fast food-it në shërbim janë dy shqiptarë të tjerë, një vajzë dhe një djalë. Djali quhet Albert Baftjari nga Korça. 13 vjeç ishte kur hyri në kufirin grek, më këmbë, por e kthyen mbrapsht. Më ‘94 erdhi në Athinë dhe s’lëvizi më. Ka bërë çobanin dhe kamerierin. Sot e gjashtë vjet punon shpërndarës me motor te ky dyqan. “Nuk them që jeta ime rrjedh normalisht, jo. ثshtë cenuar pak. Kanë rënë të ardhurat me 40%. Në muaj unë kam nevojë për 800 euro... Janë pagesat e shtëpisë, drita, ujë dhe ushqimi.” Alberti e prezanton veten duke pirë ngadalë kafenë e madhe greke që në baret e Shqipërisë nuk e kanë imituar akoma. Dy janë kujtimet që përmend Alberti nga Shqipëria, kaosin e ndërrimit të sistemeve dhe shokët e fëmijërisë. Ai nuk ka ndër mend të kthehet.
“Shqipëria, Ballkan është akoma. Mendimet janë pak të trasha që te policia, te trafiku. Të gjithë e kanë me njëri-tjetrin: o malok, o fshatar, o çam.
Kur ne jemi racistë me veten tonë, pse mos e kenë këta me ne, racizmin dhe dhunën e fjalës?
Mos shiko ça thotë televizori, që tani u harruan shqiptarët dhe e filluan me pakistanezët. Nuk i kanë harruar shqiptarët, jo. Sot në Greqi është një klimë e sëmurë. Njerëzit thonë s’kam, s’kam, s’kam. Megjithatë, nuk njoh shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri, njoh shqiptarë që ikin sepse detyrohen. E besoj që shqiptarët këtu janë para një dileme të madhe. Po, frikë është. Thonë kanë shtëpi, por s’kanë punë. Kjo është frikë.”


Në dyqan është bërë nxehtë. Mishi që piqet ngadalë në gaz i ngjan një shtëllunge të kërleshur llokmash. Sot duket një ditë e mbarë. Myshterinj ka, porosi vijnë. Ja ku shfaqet padroni. Jorgo Kamara ishte 18 vjeç kur erdhi nga Patra për të punuar në Athinë. Sot është 56 vjeç, ka portret të butë dhe mban gjyzlykë. Ai vesh uniformën e dyqanit dhe hyn vetë në banak. Ka 17 vitesh me këtë dyqan. Tani ka punësuar vetëm shqiptarë të cilët i quan emigrantë ekonomikë e jo politikë. Ku e shikon ai krizën?
“Përpara se të fillonte kriza familjet greke blinin gjithçka, ndërsa tani blejnë vetëm më të domosdoshmet”, thotë Jorgoja ndërsa copëton një pulë të pjekur që paketohet për të shkuar në stomakun e dikujt.

اfarë i kanë dhënë shqiptarët Greqisë?
“Në fillim janë shfrytëzuar. Dhe me ta treguar veten që janë emigrantët më të mirë që kanë kaluar në Greqi, sepse kanë bërë një jetë si ne, me ne, po i shfrytëzojnë njëlloj si emigrantët e tjerë. Kjo ka të bëjë me gjendjen që po kalon Greqia. Edhe më vështirë do të jetë.” Jorgo Kamara tregon se kohët e fundit u ka thënë fëmijëve të tij, djalit dhe vajzës: “Më falni që ju kam sjellë në jetë.” Po mbarojnë shkollën dhe për ta nuk ka treg pune. Ida, punonjësja e tij do të ikë dhe ai pak fjalë për kurajo ka për t’i dhënë. “Mërzitem që do të iki. Brenda saj është një njeri shumë i mirë, e me karakter të fortë. Besoj te guximi i saj.”

Këtu Ida punon paradite, pastaj vrap në një punë të ngjashme pasdite, deri sa t’i japë fund dypunësimit e të kthehet në Tiranë. Do të hapë një pikë të tillë ku do të përgatisë recetat e veta. Ida është njeri krenar, krenari që thotë më mirë pa çati në Shqipëri sesa në rrënojat e Greqisë. Ida kthehet dhe shkaku nuk është Shqipëria e bukur.

Petrit Luzi, 37 vjeç, nga Tirana:

Vij një herë në vit për pushime. Në Tiranë kam motrat, vëllezërit. Jetoj në Athinë, kam 15 vjet që jam larguar. Punoj në ndërtim. Ka filluar kriza... si të gjithëve na ka kapur edhe neve. Akoma më e vështirë do bëhet, po sa kohë do kemi punë, do rrimë. Shqipëria është vend i përshtatëm për t’u kthyer, të tëra i ka, po pa punë s’ke ça bën, as këtu as atje.

Anxhelo Ndoni, 17 vjeç, nga Këmishtaj i Lushnjes

Jetoj në Greqi këtu e 17 vjet me prindërit. Kam një motër në Shqipëri. Vij çdo vit. Mendoj të iki në Amerikë ose në Kanada, Angli, Gjermani. Shqipërinë nuk e logaris aq se është afërsisht në të njëjtën situatë si me Greqinë, pak më mirë të them të vërtetën. Greqinë s’e mendoj fare se rrogat janë të ulëta, pensioni është i ultë. Unë sa mbarova shkollën dhe po pres rezultatet për shkollën e lartë. Erdha në Greqi 10 muajsh. Më pëlqente, po tani është situata shumë e keqe. E kuptojmë dhe ne krizën si kalamanj, s’na japën aq lekë sa për të jetuar. Prindërit, 55 vjeç babai, 45 vjeç mamaja, mendojnë të kthehen në Shqipëri.

Juliana (34) dhe Lulëzim Luka (37), burrë e grua, Sektor, Lushnje

Jetojmë në Athinë. (Gruaja) Punoj nëpër shpia. Kemi një vajzë që ka lindur atje. Vij vit për vit në Shqipëri. (Burri) Unë më rrallë. Punoj shofer, punoj në lojëra fati. Jeta në Shqipëri është e vështirë. Një javë ndejtëm, prishëm 500 evro. Shumë e shtrenjtë Shqipëria. E vështirë këtu, e vështirë atje. Nuk e dimë, do jetojmë në Greqi apo jo. Me këtë situatë, pa punë. Në Shqipëri jo njëherë. (Gruaja) Emigrimi në vend tjetër është i vështirë për letrat, për gjuhën, për fëminë, për punën. (Burri) Do ta fillojmë nga fillimi për çdo gjë. Kemi një problem madhor: ku do të jetë e ardhmja.

Sami Petritaj, 22 vjeç, nga Berati

Greqi kam ndenjur 4 vjet dhe tani po kthehem me pashaportë. Punoj në ndërtim. Puna ka rënë shumë, në krahasim me vitet e para. Tani mezi i marr 40 euro për 10 orë punë. Punoj në Pirgos, jetoj me dy grekë, pleq. Më duan si fëminë e tyre. Nuk them që opinioni i grekve është zbutur. Për mendimin tim shqiptarët e kanë vetë fajin se kanë lënë vazhdë shumë të fortë. Grekët janë pak racist, po njerëzit që njohin i duan. Unë nuk besoj se do gjej më mirë se këtej. Më bukur kaloj në Shqipëri. Isha tani për pushime. Por nuk ka punë. Kam prindërit në Berat, arrij i ndihmoj po dhe dua të rrugulloj jetën time. Kam menduar për vend tjetër emigrimi.

Vasilika Qirici, 58 vjeç, nga Tirana

Kam 15 vjet në Greqi. Kam punuar pastruese, derisa mësova gjuhën dhe rregullova dokumentat. Tani mbaj një familje, burrë e grua pleq. Për të kursyer? ا’kisha mbledhur për këtë vit, një pesëqindshe e çova në bankë. Këtu jetoj me djalin e vogël, kam dhe një mbesë. Ne shpi flasim shqip, bile tani mora dhe kartën e Dixhitalbit 172 mijë lekë. Mbas pune shoh një çikë televizor dhe më duket vetja si në Shqipëri. Po kam një hall të madh: nuk kam mbushur moshën e pensionit dhe të kthehem, ku të punoj? Atje s’punojnë të rinjtë! Kam qenë mercolloge... E kemi ndjerë shumë këtë krizë. Djalit tim i është mbyllur piceria. Punonte kuzhinier. Në këtë moment punojmë vetëm unë dhe nusja. Ata kanë shtëpinë në Tiranë, por frika i mban të kthehen. Këtu të paktën hanë e iu del të jetojnë si njerëz. Atje edhe puna s’ka, drita s’ka, ujë s’ka.

Doda, 33 vjeç nga Lezha

Kam 17 vjet në Greqi. Kam ikur malit, si gjithë të tjerët. Në ndërtim punoj. Puna ka ra 70 për qind. Marr gjysmën e pagesës që kam marrë më përpara, 35 euro në ditë. Jetoj me familjen, punon edhe nusja pak që ia dalim. Kam dy fëmi. Jetoj në Korinth. Vij katër herë në vit se kam pleqtë në Shqipëri. Mendoj të kthehem, patjetër. Shqipëria më mirë më duket në krahasim me Greqinë sot për sot. Do punoj me nji firm ndërtimi po u ktheva. Shtëpinë e re e kam ba në Shën Koll të Lezhës.

Alida Halili Gega, 33 vjeç, nga Berati

Kam 6 vjet në Greqi me familjen. Jetojmë në Athinë. Kam hapur një dyqanin tim me pije alkoolike, freskuese. Ecën mirë deri tani biznesi, lavdi zotit! Arrita shita shtëpinë në Shqipëri dhe hapa biznesin, ndryshe nuk dilte hesapi. Kam punuar ndihmës kuzhiniere, pastroja edhe shtëpi. Burri ishte shofer. Kam provuar disfata në në Greqi, por nuk mund të them që ndaj familjes sime ka patur racizëm. Ndaj shqiptarëve të tjerë më kanë parë shumë sytë... E shikoj të vështirë të ardhmen në Greqi. Po jemi të detyruar ta mbajmë punën. Ta mbyllim, humbim gjithë fitimet që kemi ngritur deri tani. Unë dhe fëmijët duan të kthehemi, po burri jo. Kthimi më duket po aq i vështirë, sepse në Shqipëri ka tjetër ambjent, tjetër kulturë. Nuk ia kam frikën shkollimit të fëmijëve, sepse vajza (17) dhe djali (12), shkruajnë dhe flasin shumë mirë shqip.

Stelo Dhima, nga Himara

Jam vorioepirot, me shtetësi greke. Prindërit e mi kanë lindur në Himarë (!) atje jetojnë. Punoj në Athinë në ndërtim. Kemi 20 vjet në Greqi. Me qira jetoj, me gruan dhe vajzën. Gruaja punon pastruese. Punët janë vështirë tani, do njohje të fortë edhe rrogat janë ulur. ثshtë mbledhur ekonomia. Në qoftë më përpara pa kujtuar prishnim dhe kishim para xhepave, tani mendohemi mirë. Po vazhdoi kjo gjendje do të ikim në shtete të tjera. Dy rrugë janë: o Gjermania, o Amerika. Edhe sot të iki në Gjermani, s’kam problem. Në verë puna tre muaj në Rumani, në ndërtim prapë.

Kam blerë një shtëpi në Himarë, po shpresat për t’u kthyer nuk i kemi. Le që u mësuam me tjetër jetë, fëmija im u lind në Greqi. Ku mund ta shpie vajzën, çfarë t’i them? Jo se Greqia ka shumë kulturë, por Shqipëria do shumë kohë për t’u bërë. Më bën përshtypje që në shtëpinë tonë na shohin si të huaj. Ne jemi dy herë refugjatë: një herë në Greqi dhe një herë në shtëpitë tona. Kur vij, tregtarët tjetër çmim na japin neve që na shohin si të huaj dhe tjetër vendasve.

Eda Gemi: Kam frikë për fëmijët që kthehen

Emigracioni në Greqi është identifikuar me emigrantët shqiptarë që janë mbi 500.000. Si përballen me krizën? Deri në ç’masë kjo krizë po e përcakton rrjedhën e jetës së tyre? Me çfarë vështirësish përballen fëmijët e tyre, brezi i dytë i emigrantëve, sidomos për ato familje që vendosin të kthehen në Shqipëri?

Eda Gemi (43) ka një përvojë të gjatë në studimin e integrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ajo jeton prej 2 dekadash në Athinë dhe është aktive në jetën kulturore dhe politike. Në katër vitet e fundit ajo ka bërë një studim për integrimin e emigrantëve shqiptarë, parë në një vështrim krahasues me aziatët dhe evropianët lindorë. Në këtë bisedë ajo komenton situatën e emigrantëve në raport me krizën që po kalon Greqia, me rritjen e papunësisë e të taksave, me uljen e rrogave, gjë që e ndjejnë dhe ata, si 60% e forcës emigrante punëtore.

Studimi empirik i Edës është bërë në Goridhalo dhe në Pire. Kampioni janë 270 vetë, 65% shqiptarë, 33% aziatikë që përfshin pakistanezë, indianë, dhe pjesa tjetër rusë gjeorgjanë, ukrainas.

Si ka ndikuar kriza te emigracioni shqiptar?

Ata që janë këtu janë të dëshpëruar dhe përballen me dilemën: në ç’drejtim do të ikin? Ata thonë që Greqia mbaroi. Shqipërinë e shohin si diçka të pashmangshme, por edhe në rast se u jepet mundësia të ikin diku tjetër, nuk mund të shkojnë pa dokumenta. Ata që kanë marrë nënshtetësinë greke, kanë përdorur shumë rrjetet greke në Europë. Në Gjermani janë dyndur shqiptarë, të ashtuquajturit vorio-epirotë. Të njëjtën gjë bëjnë në Amerikë.

اfarë problemi u del atyre që emigrojnë për së dyti?

Ligji grek për rregullimin e statusit të emigrantëve ka vetëm një direktivë që njihet në Europë: Long term resident. Këtë e kanë a s’e kanë 200 vetë. Pra formalisht, asnjë s’e ka të drejtën të punojë jashtë, e kështu iu duhet të shkojnë e të bëjnë dokumentat nga fillimi. Ata që janë grekë nuk kanë asnjë problem. Rreth 11 mijë janë shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë me statusin e homogjenit.

ا’mund të thuhet për fëmijët?

Problemi ekziston me fëmijët që kthehen. Kam intervistuar persona të tillë. Këtu kemi një brez “shumë të sëmurë” dhe të them të drejtën unë kam shumë frikë. Kthimi mbrapa për fëmijët është një regres. Prindërit e tyre që vetë vuajnë nga një sindromë e të qenit jetim gjithë jetën, sapo erdhën këtu iu imponuan atyre ndërprerjen e çdo lloj lidhjeje me Shqipërinë, me gjuhën, me të qënit shqiptar. Tani që kthehen mbrapa nuk mund t’ua heqin me shkop magjik atë që u kanë kultivuar gjatë viteve. Vuajtja e një fëmije emigranti që kthehet ka të bëjë me pikat e referimit social. Në Shqipëri ata gjejnë të tjera pika referimi. Njëherë “u dhunuan” që të duken grekë, që në publik të mos flasin shqip. E tani “dhunohen” për t’i riintegruar në Shqipëri.

Cili është shqetësimi më akut?

Shkolla. Kam shkruar një artikull për Stefanon i cili kur u kthye ishte 11 vjeç. Papritur pa kujtuar prindërit i thanë do kthehemi për pushimet e verës. Kishin blerë një apartament në Berat. I sollën mësuese për të mësuar shqip, ai nuk pranonte; e çuan në shkollë private, aty thanë nuk kemi “ç’i bëjmë”. Rrinte gjithë ditën në facebook dhe fliste me shokët që kishte këtej. Dilte për luajtur dhe rrihej sepse ata i thoshin “grek”. Filloi një armiqësi e hapur me prindërit. Aty iu thotë “ju më morët jetën”.

ثshtë gati Shqipëria për emigrantët që kthehen?

Shteti shqiptar nuk është i përgatitur të presë njerëz të rinj që ushtrojnë trysni mbi sistemin shkollor apo në tregun e punës. Emigrantët që kthehen janë një shans historik për Shqipërinë. Para disa muajsh thuhej se është rritur kapitali cash në Shqipëri. Pak më vonë u raportua që ka një ulje dramatike të remitancave të cilat nuk shkonin për investime infrastrukture për të krijuar një standard jetese më të mirë në Shqipëri. Ekonomia shqiptare nuk mbahet më nga të ardhurat e emigracionit, roli i të cilit në rritjen e mirëqenies ka qenë i jashtëzakonshëm.

Nga të intervistuar rezulton se një pjesë e madhe kanë blerë shtëpi në Shqipëri, kjo do të thotë se ata mendojnë që dikur mund të kthehen. Gjithashtu ata e shikojnë shumë më të vështirë riintegrimin në Shqipëri sesa në vendin nga erdhën. Identiteti i tyre është i dyzuar. Por mund të ndodhë që atë që përfituan në Greqi ta harrojnë dhe... plehrat t’i hedhin prapë nga ballkoni.

Në raport me emigrantët e rinj, si shihen shqiptarët, nga media nga politika greke?

Kriza ekonomike në bashkëpunim me radikalizmin e shoqërisë civile dhe të jetës politike e ka larguar vëmendjen nga tema e emigracionit. Dhe ato parti si PASOKU që e filloi me tendenca shumë pozitive ndaj emigrantëve, sidomos ndaj shqiptarëve, nuk merret më me këtë histori. Në të vërtetë, shqiptarët kanë një mosbesim absolut ndaj një identiteti kolektiv, që, kam përshtypjen e ka burimin te e kaluara e tyre në një vend komunist.

Ka një dyfytyrësi në qëndrimin ndaj emigrantëve. Në sipërfaqe thuhet që faji është i atyre që janë të paligjshëm, që vijnë nga Azia dhe nga vendet arabe dhe që populli i thjeshtë i dallon menjëherë. Por në fakt, në momentin që shqiptarët janë maxhoritet, ata janë dhe target direkt. Në lajme ke prapë shqiptarë që vrasin, që vriten. Për arsye formale, për të tërhequr vëmendjen nga kriza, shesin pakistanezin, afganin sepse ai duket, shqiptari nuk duket. Kemi lulëzimin e forcave neonaziste dhe në partinë neonaziste “Agimi i Artë” ka një pjesë të madhe shqiptarësh. Kohët e fundit, nga 3000 firma që ata mblodhën kundër emigrantëve, 900 janë të shqiptarëve.

Si e shpjegoni?

Sepse shikojnë që po bie ajo që arritën me një luftë shumë të madhe. Blenë një shtëpi dhe kësaj shtëpie tani i ka rënë vlera. Shqiptarët duke parë që s’janë më target i së keqes, tani ngrihen kundër emigrantëve të tjerë. Për shembull: po të pyesësh një mikeshën tonë, ajo i urren zezakët, paçka se shtëpinë e ka dhënë me qira tek ata. Ky është primitivizëm.

Ju si e shihni krizën greke?

Unë e shoh si një shans historik, për të ndryshuar nga vetvetja ballkanike, gjë që do të thotë shkatërrim, sepse kjo “kërkon gjak”. Në mënyrë dialektike, Greqia do të kalojë nga një 5-vjeçar shumë i egër dhe kur të dalë nuk do të jetë e njëjta. Them 5 vjet, sepse ka mbrojtje evropiane. I duhet një mëkëmbje. Loja mbaroi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top