Shqipëria dominon ndaj Kamerunit të Eto, përfundon 0-0

cent

...Lontano
Kombëtarja shqiptare ka barazuar 0-0 në miqësoren e fundit për vitin 2012, përballë Kamerunit. Në Gjenevë të Zvicrës, përpara 4300 tifozëve kryesisht shqiptarë, kuqezinjtë kanë treguar një nivel të lartë loje, duke dominuar ndaj kundërshtarit, por duke mos arritur të gjejnë dot rrugën e golit.
29urn7n.jpg
Ndaj Kamerunit të Samuel Eto, Shqipëria ka vuajtur vetëm në startin e ndeshjes, ndërsa më pas gjithçka foli për të. Sadiku, اani apo Vajushi e Bala në fund, kanë vënë shpesh në vështirësi portierin Hasebe, ndërkohë që yjet e Kamerunit janë shuar me kalimin e minutave.

Afrikanët kanë qenë dominues në start, por më pas ritmi i tyre ka rënë edhe pse në pjesën e dytë arritën të godisnin edhe shtyllën. Gjithsesi, prova e të rinjve të thirrur nga De Biazi ka qenë tejet pozitive, duke dhënë më shumë shpresë për të ardhmen e kombëtares shqiptare.

Trajneri italian pati bërë disa ndryshime për këtë sfidë dhe prurjet e reja si Sabien Lilaj apo Renato Arapi, kanë treguar se janë gati të veshin fanelën e përfaqësueses në rast se do t’u kërkohet.

Ndeshja e Gjenevës ishte e fundit për vitin 2012 për Shqipërinë, ndërsa në shkurt do të jetë miqësorja me Gjeorgjinë, që do të paraprijë sfidën e marsit ndaj Norvegjisë.

/a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top