Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Love

βeℓℓe â๓e
“Shqipëria do të vendosë në shkurt nëse do ta ndërtojë stadiumin në kryeqytetin e saj, në Tiranë, një kusht ky për shtetin e Ballkanit për të vazhduar që të mirëpresë lojërat ndërkombëtare”.
Kështu shkruan “Reuters”, për Shqipërinë sot, duke i dedikuar një shkrim për çështjen e stadiumit të ri.

projekt%201.jpg


Më tej thuhet se FIFA dhe UEFA e kanë lejuar deri më tani Shqipërinë që ti zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin e vjetër në Tiranë, me kushtin e vetëm që së shpejti të ndërtohet stadium i ri, sipas kritereve që kërkon FIFA. Pas një procesi konsultimi 4-vjeçar, Shqipëria do të zgjedhë ndërmjet kompanisë së dizajnit “France's Bouygues Batiment International” dhe “Italy's Serenissima Costruzioni”, për të projektuar dhe ndërtuar stadiumin e ri.

projekt%202.jpg


projekt%203.jpg


“Në fund të shkurtit do të vendosim për kompaninë ofruese më të pëlqyer dhe do të nisim negociatat për të firmosur kontratën e ndërtimit”, -ka thënë për “Reuters”, Ardian Cani, kreu i projektit të stadiumit.
Kompanive u është kërkuar që të bëjnë një projekt të një stadium prej 22 mijë vendesh. Ky investim do të kushtojë rreth 45-48 milionë euro, një investim goxha i madh për një nga vendet më të varfra të Evropës, shkruan më tej “Reuters”. Federata e UEFA-s do të kontribuojë 10 milionë euro, dhe 10 milionë të tjera do t’i investojë qeveria shqiptare.
Shekulli
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Sikur te ndertonin keto rruget skandaloze ne Shqiperi me ato para do bente me shume pune sesa stadiumi per 1 futboll qe ska pike vlere.
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Aman moj aman sa kritikuese jeni...

Ky Stadium do ndertohet me parate e Kompanise qe do e ndertoje,dhe do jepet ne konçesion! Nuk po i nxjerr populli nga xhepi keto para... Ne jemi futboll-dashes dhe e meritojm stadiumin,jemi ne mes te Europes dhe jemi te fundit ne çdo aspekt! Tregoni respekt dhe per ato qe paguajn per te ndjekur nje ndeshje te kombetares.

Besoj do arrihet ne akordin e konçesionit dhe Qeveria mos te shpenzoi asnje 10 leksh.
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

si ka mundesi qe tmos kritikojme cdo gje qe degjojme e shohim ne mer jahu... papapa...
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Cdo gje ka vleren e vet ... vetem shpresoj mos te ndalohen projekte te tjera per tu bere 1 stadium..
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Me ne fund.
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Per kete stadium jam shum dakort qe te behet cfaredo vlere qe te ket,ama te shpenzosh 1.5 milion euro per nje stadium patatinash si ai i elbasanit me duket shum e tepruar.
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Vetem kjo i mungonte Shqiperise, ne vend te ndertojne nje spital sic duhet, te investojne ne aparature e ilace... le te bejme nje stadion:D
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

اfarë i duhen Shqipërisë dy stadiume moderne? Njërin e ndertoi Berisha tash dhe Edi të dytin :esp:

P.s Shpresoj të mos e ketë fatin e "stadiumit" të Berishës edhe ky në kohen e Edi Ramës, u premtua për të perfunduar në 100 vjetorin e pavarësisë, por kur nuk doli në dritë.
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Nuk eshte gje keqe aspak, me mir te shkojn leket ne nje stadium ku dikur mund ti nxerin dyfishin e shpenzimev se te ndertojn rrug neper zonat rurale ku jan 3 apo 5 shtepi. Ne kosove psh' ka ndertu rruge neper fshatra rurale, ne zoan shum te thella malore e ato lek me mir eshte desh ti investojn per te ber nje rezervar uji ,, ku tani eshte gjedje thujse alarmante ne kryeqytet dhe rrethin
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Na duhet urgjent stadiumi po sdo e bejne kurre eshte poshtersi per tifozet ajo qe ju behet per qdo fushate eliminatore kemi stadiumet me te degjeneruara ,jam i bindun se vetem po te ndaleshin shpenzimet per orendi e per gjera koti qe kane bere qeverit e kaluara do e kishim nje stadium te hajrit barem e jo te shkojme te luajme ne Elbasan me nje stadium ku ne Kosove stadiumi i Mitrovices eshte me i mire se ai per 50 here./
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Dakord jam me disa, ci duhet stadiumi kur mungojn shume kushte, per mua jane para te hedhura kot se koti!
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Dakord jam me disa, ci duhet stadiumi kur mungojn shume kushte, per mua jane para te hedhura kot se koti!

Po si puth duhet stadiumi ku te loz kombetarja apo te behem me keq se Zimbabve ,me sport edhe me kulture shkon perpara jo me politika e protagonizma.
Te mos ndertojme stadiumin e te ndertojme rruge ,po sikur te mirret nje nisme morale vet tifozet e Kombetares e ndertojne nje stadium per te qene po sjan te interesuar ta bejne se dikujt i komvenon qe shqiperia te jete xhungel
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Po si puth duhet stadiumi ku te loz kombetarja apo te behem me keq se Zimbabve ,me sport edhe me kulture shkon perpara jo me politika e protagonizma.
Te mos ndertojme stadiumin e te ndertojme rruge ,po sikur te mirret nje nisme morale vet tifozet e Kombetares e ndertojne nje stadium per te qene po sjan te interesuar ta bejne se dikujt i komvenon qe shqiperia te jete xhungel


Po pra po, se me stadiumin ecet perpara ne fakt eshte aq e domosdosshme saqe po su ndertua ai nuk
ja del dot. Ti mendon kete gje vetem se je vet lojtar qe luan, po te mendosh qe me keto leke qe do
hidhen per te ndertuar nje cop stadium mund te perdoreshin ne nje menyre tjeter duke ndihmuar
vertet shtetin aty ka mungesa!

Gjithsesi s'mund te vi une e te jap mend ose te mbush mendjen ty, ti ke kundveshtrim tendin une te timin!
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Po normale nuk eshte qeshtja personale.
po nuk jemi ne mesjete te themi se nuk kemi kellqe te ndertojme nje stadium.
Njerezit edhe shtetet afirmohen me sportistat e vet sot Kosova njihet ne krejt boten ne saje te xhudistes Majlinda Kelmendi.

Spo te kerkosh te nderrosh mendim por sportistat kan nevoje qe te afirmohen qe te ken nje vend ku njerezit nje wikend te vine te qlirohen nga streset e tjera.

Se po te fiillojme te shikojme se sa halle kane si shqiperia si kosova i bie qe te mos ndertojme qofte as edhe nje salle sporti edhe dy shekuj te tjere....
 
Titulli: Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

Hiq, hiq une besoje se me shpejt munde te shofim ne te ndonje ndeshje boksi se sa futbolli :stelle:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top