Shqipëri- Qipro 3-1. Fitorja vjen nga Stoli. por… 11 Shtatori Zvicer

cent

...Lontano
Shqipëria starton eliminatoret e botërorit “Brazil 2014”, ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin E.Eliminatoret e botërorit kuqezinjtë i nisin në “Qemal Stafa” ndaj Qipros, takim i cili është i pari takim zyrtar për trajnerin italian Xhani De Biazi në krye të pankinës shqiptare. Përveç trajnerit në këtë takim ka edhe debutues të tjerë siç janë mesfushorët Alban Meha dhe Blerim Kukeli. Me 11 shtator Shqipëria do të ketë sfidën e radhës me Zvicrën, takim i cili do të luhet në Lucernë. Le të shpresojmë se nën drejtimin e trajneri italian Shqipëria do të bëjë diçka ndryshe, me shpresën e realizimit të ëndrrës së madhe, kualifikim
95sxg5.jpg

SHQIPERI – QIPRO 3-1

Shënues: Konstantinou 36′ (autog), اani 84′, Bogdani 87′ / Laban 45+3′

SHQIPERI: Ujkani, Mavraj, Lila, Dallku, Cana, Kukeli, Bulku, Vila (Bogdani 71′), Meha, Salihi (اani 81′), Sadiku (Hyka 58′). Trajner: Xh. De Biazi

Qipro: Georgallides (Mastrou 46′) , Charalambous, Merkis, Dossa Jْnior, Aloneftis, Nikolaou, Charalambidis (Christof 55′), Makridis, Laban, Demetriou, Konstantinou (Avram76′). Trajner: N. Nioplias

Gjyqtarë: Kuchin, Y.Belskiy, S.Zhappasbaev (Kazakistan)

Minuta

‎11′ – Lorik Cana ndëshkohet me kartonë të verdhë.

29′- Bulku lëshon një top të bukur në zonë, por Salihi shumë pranë nuk arrin të bëjë prekjen finale.

36′- GOOOOOLLLLLLL Goditje dënimi nga e majta, Meha lëshon topin në zonë, Armando Sadiku në dyluftim për top me Konstantinou, dhe është qiprioti që bën devijim final të topit që përfundon në rrjetë.

45+1′- Salihi brenda zones gjuan fort, topi ndalet ne rrjetën e jashtme.

45+2′- Kartonë verdhë, Meha dhe Laban

45+3- GOL. Goditje dënimi për Qipron, Laban nga e djthta e dergon topin ne zone, asnje futbollist kuqezi nuk e prek dhe perfundon direkt ne rrjete, 1-1.

Pjesa e parë përfundon 1-1.

46′- Goditje dënimi per Shqiperinë. Gjuan Meha me vështirësi e largon topin portieri mik.

57′- Vila në tentativë për të larguar topin, gati sa nuk shenon autogol, topi perplaset ne shtylle, largon Cana me koke.

84′- GOOOOOOOOOOLLLLLLLLLLLLL. Edgar اani shënon. Hyka nga e majta leshon nje top ne zonë, shtatlarti kuqezi اani ngrihet mbi të gjithe dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, 2-1 për Shqiperinë.

87′- GOOOOOOOOOOLLLLLLLL. Erjon Bogdani nga distanca leshon nje predhe dhe 3-1. Supergol i Bogdanit.

Karton i verdhe per Bogdanin, pasi heq bluzen duke festuar golin e shenuar.

92- karton i verdhe Makridis

Gjithçka perfundon me fitoren 3-1 te kuqezinjeve.

Shqipëria e trajnerit Xhani De Biazi e ka nisur në mënyrë të mrekullueshëm rrugën për në botërorin “Brazil 2014”, pasi në “Qemal Stafa” kanë fituar 3-1 ndaj Qipros. Debutimi në ndeshje zyrtare ka qenë i mbresëlënës për trajnerin De Biazi, pasi kuqezinjtë kanë fituar duke shënuar edhe tre herë në portën qipriote. Padyshim në këtë sukses të Shqipërisë duket dora e trajnerit, i cili menjëherë pranoi të hedhë në fushë dy debutues, Meha dhe Kukeli, ku padyshim ishte i ndjeshëm kontributi i 26 vjeçarit nga Mitrovica, Alban Meha. Por meritë në këtë takim ka trajneri, pasi bëri zëvendësime të goditura, pasi fitorja e arritur në 10 minutëshin e fundit të takimit erdhi nga stoli, pikërisht nga dyshja shtatlarte e sulmit, Edgar اani dhe Erjon Bogdani. Shqipëria e ishte më kërkuese në këtë takim, por goli vjen vetëm në minutën e 36-të. Goditje dënimi nga e majta, Meha lëshon topin në zonë, Armando Sadiku në dyluftim për top me Konstantinou, dhe është qiprioti që bën devijim final të topit që përfundon në rrjetë. Në fillim u komunikua për gol të Sadikut, por pas përsëritjeve u pa se ishte autogol. Kur mendohej se pjesa e parë do të përfundonte me fitore, pas një goditje standarde në minutën e tretë shtesë kuqezinjtë, gabojnë në mbrojtje dhe topi i godituar nga Laban përfundon në rrjetë, 1-1. Pjesa e dytë vijon me presionin e kuqezinjve, por kthimi vjen në 10 minutëshin e fundit, ku me ndërrimet e bëra skuadra fiton freski dhe potencë, ku dyshja shtatlarte اani-Bogdani bëri diferencën. Minuta 84- Hyka nga e majta lëshon një top ne zonë, shtatlarti kuqezi اani ngrihet mbi të gjithë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, 2-1 për Shqipërinë. Goli ishte nje ekzekutim perfekt i sulmuesit. Tre minuta më pas Erjon Bogdani nxjerrë një perlë nga repertori i tij dhe nga një distancë rreth 25 metra lëshon një predhë dhe 3-1. Supergol i Bogdanit ishte qershia mbi tortë e këtij takimi, gol i cili është i 17-i për sulmuesin me kuqezinj. Bogdani është golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare. Gjithçka përfundon 3-1 dhe me këtë rezultat pozitiv kuqezinjtë meritojnë përgëzimet më të mëdha dhe për momentin çdo shqiptar duhet të ndihet krenar. Përballja e 11 shtatorit në Lucernë ndaj Zvicrës do të jetë prova e vërtetë për kombëtaren e drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi.
/sporti shqiptar
 
Titulli: Shqipëri- Qipro 3-1. Fitorja vjen nga Stoli. por… 11 Shtatori Zvicer

Bravo Shqiperise, e sukses me Zvicren!
 
Titulli: Shqipëri- Qipro 3-1. Fitorja vjen nga Stoli. por… 11 Shtatori Zvicer

Urime per fitoren dhe suksese ne vazhdim .
Na nderuan kesaj radhe .
 
Titulli: Shqipëri- Qipro 3-1. Fitorja vjen nga Stoli. por… 11 Shtatori Zvicer

Urime Shqiperis e inshalla vazhdojn me kete tempo deri ne ndeshjet e fundit .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top