Shqiperi - Portugali

Titulli: Shqiperi - Portugali

Te luash dy ndeshje te forta brenda tre ditesh nuk eshte aq e lehte aq me pak kunder Danezeve dhe Portugezeve. Ne fakt kemi gjasa reale dhe shume te mira nese mbahemi.

Me 8 tetor luhet ndeshja Portugali Danimarke dhe Danimarka e ka ndeshjen e fundit edhe pse eshte nje pike para nesh. Portugalia nuk nesoje se do humbe ne vendin e saj nga Danezet. E shumta Danezet munde te nxjerrin nje pike.

Ne ate dite kemi ndeshjen me Serbine dhe une shpresoje ta fitojme ose te barazojme per tu kthyer dhe per te fituar ne Armeni.

Pra gjasat jane shume reale dhe nje humbje nuk eshte fundi i botes.
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Me rendsi nuk dha ni gol te na knaq,,tjerat nuk kan rendesi se kush beri loj me te mir.
 
Pe: Shqiperi - Portugali

Sidoqoftë, gjysmën e punës e kryejmë ne nëse 1 lojë(nga 2) e fitojmë, dhe tjetrën Portugalia,
ose të dyja i fitojmë, pamarrëparasysh si luajnë Portugalia dhe Danimarka!
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Paskem qene pa pike nafake.


Nejse, jemi ne loje akoma.
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Te luash dy ndeshje te forta brenda tre ditesh nuk eshte aq e lehte aq me pak kunder Danezeve dhe Portugezeve. Ne fakt kemi gjasa reale dhe shume te mira nese mbahemi.

Me 8 tetor luhet ndeshja Portugali Danimarke dhe Danimarka e ka ndeshjen e fundit edhe pse eshte nje pike para nesh. Portugalia nuk nesoje se do humbe ne vendin e saj nga Danezet. E shumta Danezet munde te nxjerrin nje pike.

Ne ate dite kemi ndeshjen me Serbine dhe une shpresoje ta fitojme ose te barazojme per tu kthyer dhe per te fituar ne Armeni.

Pra gjasat jane shume reale dhe nje humbje nuk eshte fundi i botes.

dmth endrra vazhdo kshu?
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Nga minutat e bukura nga fundi e ndjeja se do pesojm gol,gjithsesi kemi dhum pune per tu thirr skuader e madhe.
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

dmth endrra vazhdo kshu?


Po mire he na trego ti se cila qenka zhgjendrra? Hajt mos perto!

Pastaj ketu do jemi me 8 tetor dhe te shofim nese endrrat tona apo zhgjendrra yte behen realitet.
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Po mire he na trego ti se cila qenka zhgjendrra? Hajt mos perto!

Pastaj ketu do jemi me 8 tetor dhe te shofim nese endrrat tona apo zhgjendrra yte behen realitet.

kitrra c'pate mer cun? une ta bona pytjen tamam...hej zot
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Ne pjesen e dyte luajten mire kta te tanet, po ça ti besh tersit nga mrapa!
Kurse Hirushja a.k.a Ronaldo, sikur su ndje hic gjate ndeshjes. :p
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Pjesen e dyte kemi lujt me mire se sa portugezet , nese vazhdojme te bejme kete loje edhe me Serrbin do te jemi ne France .

Portugalia eshte skuader e madhe , edhe ndeshja me Danimarken keshtu ka qene e njejta skene ! Ne sekondat e fundit Ronaldo ka shenuar gole .
 
Titulli: Shqiperi - Portugali

Kuqezinjtë ndëshkohen në fund

Kuqezinjtë ndëshkohen në minutat shtesë përballë Portugalisë në "Elbasan Arena", për eliminatoret e Euro 2016 në Francë. Në minutën e parafundit të shtesës (92'), Portugalia ka gjetur portën me Miguel Veloso, i cili ka çuar topin në rrjetë me një goditje me kokë. Kjo është humbja e parë e Kombëtares sonë në kualifikimet për Kampionatin Europian. Me fitoren në "Elbasan Arena", Portugalia siguron 3 pikë, duke u ngjitur me kuotën e 17 pikëve. Ndërsa Shqipëria mbetet me kuotën e 11 pikëve, me një pikë më pak se Danimarka. Danezët morën në Armeni vetëm një pikë, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve. Në ndeshjen e luajtur të premten në Kopenhagen, Kombëtarja arriti një barazim 0 - 0 me Danimarkën, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Biletat e 12.500 vendeve u shitën të gjitha, pasi interesimi ishte maksimal për ndeshjen. Mijëra tifozë udhëtuan nga të gjitha trevat shqiptare dhe vendet e Europës, për të mos humbur një sfidë të tillë.

Rama: Mirënjohje kuqezinjve, u ndeshën si të barabartë me një superskuadër!

Pas mbylljes me humbje të takimit të së hënës në "Elbasan Arena", Kryeministri Rama ka shprehur mirënjohje ndaj kuqezinjve, sepse kanë mundur të luajnë si të barabartë me një superskuadër si Portugalia. "Kuqezinjtë meritojne mirënjohjen tonë që tashmë ndeshemi si të barabartë me superskuadra si kjo e sotmja! #Respekt" - shkruan Rama në "Facebook", duke i bashkëngjitur postimit një fotografi nga Parku pas Kryeministrisë, ku duken qindra tifozë kuqezinj duke parë ndeshjen.

Cana: Na ndëshkoi humbja e përqëndrimit

Kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana, u shpreh pas ndeshjes se ndëshkimi erdhi për shkak të humbjes së përqendrimit. "Ndaj skuadrave të tilla luhet me fokus të lartë. Mund të kishim humbur edhe më herët. Humbja e përqendrimit në fund ose mendimi se siguruam pikë na shkaktoi humbjen", tha Cana me lot në sy.

PJESA II

Momentet kryesore


90+2’ Goditje këndi për Portugalinë, mbrojtja e Shqipërisë çorganizohet, përfitojnë miqtë me Veloson, i cili e dërgon topin në rrjetë

90' Sinjalizohen 3 minuta shtesë

80’ Rast i artë për Portugalinë, Eliseu del i vetëm me Berishën, provon të godasë, por për fatin e mirë të kuqezinjve, topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën

77’ Cristiano Ronaldo provon përsëri për të gjetur golin, por Berisha e grushton topin saktë sërish

76' Zëvendësim te Portugalia, Largohet Dani, në fushë Eder

74' Rasti më i mirë për Shqipërinë, Cikalleshi godet nga jashtë zonës, topi devijohet duke u përplasur në shtyllë, aty përpiqet Rroshi, por pengohet dhe nuk arrin të godasë

70' De Biasi kryen zëvendsëimin e dytë, largon Gashin dhe hedh në fushë Rroshin

71’ Kuqezinjtë i ulin ritmin portugezëve

70’ Quareza ekzekuton goditjen e dënimit, përplasje Pepe-Roshi në zonë, faull për Shqipërinë

69’ Largohet Gashi, futet Roshi

65' Zëvendësim te Portugalia, largohet Bernardo dhe i lë vendin Kuarezmës

64’ Gashi me Lenjanin tentojnë një kombinacion të bukur në zonën portugeze, por që mbyllet shumë shpejt nga miqtë

62' Ajeti ndërpret një aksion të rrezikshëm të portugezëve, por ka mbetur i dëmtuar dhe duhet ndërhyrja mjekësore për ta rikthyer sërish në lojë mbrojtësin

58' Kuqezinjtë zgjohen, topi luhet nga të dyja krahët

54' Xhimshiti ka sërish shansin të shënojë pas goditjes nga këndi, por mbrojtësi nuk koordinohet si duhet

53’ Zëvendësim te Kombëtarja, largohet Abrashi, futet Migjen Basha

51’ Aksioni i parë nga Shqipëria, gjuajtja e parë e saktë nga Cikalleshi dhe goditja e parë nga këndi për kuqezinjtë, pas devijimit nga portugezët.

49’ Abrashi gabon në zonë, ndëshkohet me të verdhë, De Biasi ngrihet nga stoli dhe këshillon lojtarët

Rama: Të luajmë si ndeshjet e fundit për të marrë pikën që na duhet

Pas pjesës së parë, e cila u mbyll pa prekur rrjetat, Kryeministri Rama shkroi në "Twitter" se 1-pikëshi që i duhet Kombëtares mund të merret nëse djemtë e De Biasit çlirohen nga emocionet dhe luajnë si takimet e fundit. "Nëse çlirohemi nga emocionet dhe luajmë si zakonisht në herët e fundit, kemi çdo mundësi të marrim pikën që na duhet...", shkruan Rama.

PJESA I

Momentet kryesore

Në minutat e para të pjesës së parë, lojtarët e Kombëtares kanë luajtur disi të tërhequr nga mesfusha, ndërsa skuadra e luzitanëve u shfaq më e rrezikshme para portës.

45’ Gashi godet portën portugeze në minutën e fundit të kohës së rregullt, por goditja u zotërua pa vështirësi nga Rui Patricio

39’ Aksion tjetër i portugezëve, gjuan fuqishëm Silva, topi del jashtë porte

37’ Tentativë e Cikalleshit në zonën portugeze, por shumë larg golit

36’ Asnjë goditje në portë nga Shqipëria, kuqezinjtë të tërhequr, portugezët mbajnë larg kundërshtarët

29’ Sërish Ronaldo për Portugalinë, në ecje e sipër lëshon një predhë nga jashtë zone, topi devijohet nga Ajeti

26’ Përsëri Ronaldo, pason për Nanin në zonën e rreptësisë, topi largohet nga Ajeti

25’Ronaldo del i vetëm me portierin, por Berisha del me shpejtësi nga zona duke larguar topin me kokë

22’ Karton i verdhë për Gjimshitin, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Nanit, nxehet De Biasi

13’ Ronaldo ndalohet në zonë nga Ajeti, portugezi pretendon për penallti, arbitri lejon lojën

1’ Godet Ronaldo nga jashtë zone fuqishëm, Berisha dërgoin topin në goditje këndi

7’ Krosim i rrezikshëm i Agollit drejt zonës nga krahu i majtë, largon topin Eliseu

6’ Pepe jep një top të gjatë për Ronaldon, i cili e kthen me finte për Nanin, largohet nga Ajeti

5’ Dy ekipet luajnë me një mesfushë të ngjeshur

03’ Veloso godet nga këndi për Portugalinë, Ajeti largon topin. Gjuajnë portugezët, topi përfundon jashtë

01’ Shqipëria nis topin e parë nga mesfusha

Formacionet zyrtare

Shqipëria do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion si ndaj Danimarkës. Në portë për Shqipërinë do të jetë ai që i dha pikën në Kopenhagen, Etrit Berisha. Përpara tij në mbrojtje pritet që të rreshtohen Cana me Ajetin në qendër dhe Agolli me Gjimshitin nga krahët. Ky i fundit do të ketë një detyrë të veçantë, të markojë nga afër Ronaldon.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi

Portugalia: Rui Patricio, Vierinha, Pepe, Carvalho, Eliseu, Veloso, Danilo, Bernardo Silva, Nani, Dani, Ronaldo

Veliaj uron Kombëtaren: Kur jemi bashkë fitojmë

Veç kur jemi bashkë fitojmë :) Të gjithë në mbështetje të kuqezinjve tanë në ëndrrën plotësisht të merituar dhe shumë të mundimshme drejt #France2016 #FairPlay #Kuqezi #ForcaShqiperia

SHEKULLI
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top