Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kombetarjaa-575x330.jpg
Tifozeria shqiptare në mbështetje të Kombëtares, shquhet për koreografitë ku dominojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi si dhe për energjitë e pashtershme në çdo ndeshje, pavarësisht rezultatit.
Kësaj here, tifozët Kuq e Zi janë gati për një spektakël të vërtetë koreografik. Flitet se në ndeshjen e së dielës janë përgatitur rreth 12 mijë qeleshe, apo siç quhen ndryshe plisa, simbol karakteristik i shqiptarëve në të gjitha trevat.
Gjithashtu qarkullojnë lajme se në stadiumin “Elbasan Arena” do të shpaloset edhe një banderolë e madhe në të cilën do të ironizohet presidenti i UEFA, Michel Platini.
Në mbështetje të Kombëtares do të mbërrijnë shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, si dhe arbëreshë nga Italia.B tetova


Kombetarja2.jpg


Kombetarja11.jpg
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Do jem dhe une ne Arena sot ::fla ;)
 
Pe: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

URIME URIME URIME SHQIPES!



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Pjese e dyte e merituar.urime!
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Sa emocione edhe pse kam nej tu i sha tan ndeshjen.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Urime Shqiperi, fitore e merituar, djelmoshat luajten me zemer gjate gjithe ndeshjes.

p.s. Kjo foto me preku shume :(

 
Pe: Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Urime Shqiperi, fitore e merituar, djelmoshat luajten me zemer gjate gjithe ndeshjes.

p.s. Kjo foto me preku shume :(


Edhe unë e kuptova më vonë.
Morali e bën njeriun më të fortë se guri.
Ngushlimet më të sinqerta këtij burri, inshallah
e takon në Xhehnet!
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

waw waw vetem waw!
Kjo ishte me verte e meritume!
 
Titulli: Pe: Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Urime te gjitheve fitorja.

Edhe unë e kuptova më vonë.
Morali e bën njeriun më të fortë se guri.
Ngushlimet më të sinqerta këtij burri, inshallah
e takon në Xhehnet!

Lajmi per vdekjen e babait te Mavrajt doli se ishte dezinformate.

Duhet te jete teper i prishur ne zemer ai qe e ka lansuar kete genjeshter i pari.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Urime te gjitheve fitorja.



Lajmi per vdekjen e babait te Mavrajt doli se ishte dezinformate.

Duhet te jete teper i prishur ne zemer ai qe e ka lansuar kete genjeshter i pari.

Flm për postimin.

Mund të jetë ndonjë keqkutptim ndoshta,
në bazë të asaj që shihet në dresin e tij.
Sidoqoftë, inshallah nuk është e vertetë.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

De Biasi! E meritove pashaporten!
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

A mundet dikush pos atdheut ( dheu i atit ) me të dhanë për 90 minuta, emocione, nervoz, lot, e të qeshura pa fund, me e tund kokën, mos me besua, më pastaj me besua, me i dhanë forcë vetës, me qenë o shqiptar :D

Të dua Shqipëri. Dashuri e përjetshme më je ti :)
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Fillim i ndeshjes sikur na beri te humbim shpresen se do kete fitore!por me von kan shkelqy fojtaret tane
P.s me duket 7 ishin nga kosova apo?
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Po shume iu gezova golit te pare , dhe pastaj golit te dyte . Urime , urime Shqiperi , inshallah don Zoti do jemi pjese e kampionatit 2016 .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Aman si kenaqeni edhe ju si kalamaj
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Aman si kenaqeni edhe ju si kalamaj

Po ca din ti nga futbolli, ne kenaqemi me futboll, jo me pite e kuzhine :v
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Hallall buken qe hani! :p (shaka)
Urime Kombëtares dhe sa më shumë fitore të tilla! :shqip:
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Fillim i ndeshjes sikur na beri te humbim shpresen se do kete fitore!por me von kan shkelqy fojtaret tane
P.s me duket 7 ishin nga kosova apo?

Arfe mos bej ndasi te tilla ....ti je dhe vajze me vizion. He xhan
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Ndeshja linte per te deshiruar. Ok kuptoj presionin psikologjik te tifozve, por mosorganizimin se kuptoj hic.
sigurisht ne pjesen e dyte u rregullua disi situata por fat ishte edhe dalja e sportistit armen me karton te kuq. Aty filloi po leshohej armenia!
Gjithsesi tani jemi ne kuoten e 7 pikve....ndoshta pse mos te shpresojme per me shume?!
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Arfe mos bej ndasi te tilla ....ti je dhe vajze me vizion. He xhan

hahahaha pa merak rri se un kam meraku te na behet nje skuader e fort ,,kur te pranohemi dhe ne nga fifia .:yep:
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Ahh dmth nuk jemi nje komb kete po thua? Kuptoj...
suksese pra
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Mavraj fitoren ja dedikon Hoxhë Ahmet Kalasë
mavraj2-620x330.jpg

Mërgim Mavraj ka bërë një dedikim të veçantë pas fitores ndaj Armenisë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ia ka dedikuar suksesin e tij gjatë kësaj jave hoxhës nga Tirana, Ahmed Kalaja.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Mavraj shkroi se Kalaja është arsyeja e suksesit të tij.
“Të falënderoj o vëllai Ahmed Kalaja për mbështetjen tënde gjatë tërë javës, ti je shtylla e suksesit tim në ditën e sotme. Zoti të begatoftë”, shkroi Mavraj.B tetova
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Fitorja i bënë bashkë tifozët që u përgjakën para ndeshjes
1268-620x330.jpg

Fitorja.jpg

Tifozët kuqezi janë futur në fushë të gjithë për ta festuar fitoren e Shqipërisë.
Fitorja 2:1 e Shqipërisë kundër Armenisë i ka bashkuar tifozët e ‘hasmuar’.
Tifozët janë futur në fushë për ta festuar fitoren e kuqezinjve kundër armenëve.
Ata të gjithë së bashku festuan me futbollistët e Kombëtares.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Hashim Thaçi: Shqipëria fitoi, Kosova ndihmoi
3169-620x330.jpg

Ministri i Jashtëm i KosovësHashim Thaçi ka uruarKombëtaren për fitoren 2:1 kundër Armenisë.
Ai ka zgjedhur një mënyrë interesante për të uruarshqiptarët.
“Shqipëria fitoi! Kosova ndihmoi. Miliona shqiptarëve na u gëzua loçka e zemrës. ثndrra vazhdon!
Gëzuar!”, ka shkruar Thaçi.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Ja si u festua fitorja në çdo qytet të
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Mbrëmjen e 29 Marsit qyteti i Elbasanit u kthye në kryeqytetin e futbollit shqiptar, teksa fishkëllima e fundit të arbitrit spanjoll që gjykoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Armenisë, u pasua me ovacione të shumta si brenda dhe jashtë stadiumit.
Sheshi qendror i qytetit si kurrë më parë ishte pushtuar nga tifozë kuq e zinj të ardhur nga mbarë trojet tona, të cilët festuan fitoren e kombëtares përballë armenëvë.
Këto pamje të fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për shumë koment, por tregojnë qartë se ekipi kombëtar na bëri të ndihemi krenar.
Plisi simbol ndër shekuj i shqiptarit ishte më prezent se kurrë, ndërsa atmosfera festive do mbahet mend gjatë nga elbasanasit.
Ndërkohë edhe në Tiranë atmosfera nuk ka nevojë për shumë koment.
Në përfundim të ndeshjes bulevardi u tejmbush me tifozë, dhe makina të cilët më krenar se kurrë festonin për ekipin Kuq e Zi.
Ndërkohe edhe në Fier në përfundim të ndeshjes tifozët zbarkuan në rrugë për të shprehur gëzimin për ekipin tonë kombëtar.
Vlora e Flamurit nuk kishte si të mos përfshihej nga emocionet e fitores së kombëtares tonë përballë armenëve.
Mirditoret Lezhjanet dhe Kurbinasit fitoren e ekipit kombëtar vendosën ta kremtonin pranë varrit te heroit tonë kombëtar Gjergj kastrioti ne Lezhe.
Fitorja e kombëtares u kremtua në të gjitha rrethet e vendit.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Shqiptarët e ‘kallin’ Shkupin

Festës së fitores së madhe të Shqipërisë i është bashkuar edhe shqiptarët e Shkupit.
Tifozë të shumtë shkupjan kanë festuar fitoren e kombëtares në sheshin Skenderbeu


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

NO COMMENT:

 
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

Urime cunave&Bravo :)...



P.s. Pashe intervisten e Mavraj, me emocionoi. Dhe fakti qe jemi ne 7 pike nga gezon dhe pse jo na ben te hspresojme per kualifikim. DO ZOti madh :)...
Edhe 12 te ishin nga Kosova apo 12 nga Shqiperia s'ben asnje dallim! Gezojuni fitores dhe kaq!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shqipëri-Armeni, ja detajet e koreografisë së tifozëve

اfarë mësuam nga ndeshja Shqipëri-Armeni
Publikuar: 22:44 / 29.03.2015

ccedil-far-euml-m-euml-suam-nga-ndeshja-shqip-euml-ri-armeni_hd.jpg


Shqipëria fitoi me rezultat 2-1 ndaj Armenisë në Elbasan Arena, në një ndeshje që ka emocionuar çdo shqiptar si asnjëherë më parë.

Në këtë fitore kanë spikatur disa lojtarë, kurse koha.net ju sjell disa nga gjërat që kemi mundur të mësojmë nga kjo lojë.



De Biasi startoi ndeshjen me 11-she të gabuar

Trajneri italian padyshim se me mentalitetin dhe grupin e lojtarëve që ka sjellë në Kombëtare, është ndër më meritorët për formën aktuale të Kombëtares.

Gjithsesi, mënyra se si ai iu qas fillimisht ndeshjes ndaj Armenisë ishte e gabueshme.

Kjo u vërtetua me pranimin e shpejtë të golit dhe me një lojë më të zbehtë të Kombëtares në pjesën e parë.

Me ndryshimin e formacionit në pjesën e dytë dhe me inkuadrimin e lojtarëve më sulmues, ndryshoi e gjithë loja e Shqipërisë, duke e bërë shumë herë më të rrezikshme dhe atraktive lojën e Kombëtares.

Gashi duhet të jetë startues për Shqipërinë

Lojtari i Baselit, Shkëlzen Gashi e ka vërtetuar edhe njëherë se është në top-formë.

Jo më kot ai është edhe top-golashënues në Superligën Zvicerane.

Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në ndeshje nga banka rezervë, duke e ndryshuar menjëherë rrjedhën e lojës.

Paraqitja e tij në pjesën e dytë dëshmoi se ai meriton vendin e titullarit në Kombëtaren Shqiptare.

Mavraj vërtetoi se është jetik për Kombëtaren

Bëri shumë pak stërvitje. Ishte në dyshim deri në momentet e fundit. Por, ai vendosi që të sakrifikohet për Kombëtaren.

Dhe në fund, mundi i tij u shpagua.

Mavraj u tregua shumë solid në mbrojtje dhe shënoi golin e kthesës për Kombëtaren, duke luajtur sikur të kishte stërvitur pandërprerë për këtë ndeshje.

Padyshim, një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren Kuq e Zi.

Shqipëria, e denjë për Euro 2016

Paraqitjet e Shqipërisë në këtë fazë eliminatore, duke përfshirë dhe miqësoret, dëshmojnë se Kombëtarja është pjekur jashtëzakonisht shumë dhe ka fituar siguri të pabesueshme nën udhëheqjen e De Biasit.

Dikur quhej “eufori”, por tanimë ky term nuk duket se qëndron për Shqipërinë.

Paraqitjet solide ndaj secilit kundërshtar që e ballafaqoi në këtë edicion dëshmojnë se Shqipëria është më e gatshme se kurrë për një garë të madhe, siç është Evropiani i ardhshëm. /koha.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top