Shqetësimi për shqetësimet

Lauri

Anunnak
Shqetësimi për shqetësimet që na shqetësojnë është vërtetë shqetësues
IMG_20221119_090250.jpg
Kam vendosur të mos shqetësohem për gjërat që më shqetësojnë, por shqetësohem se shqetësimi im i kotë më shqetëson seriozisht me arsyen e shqetësimit, dhe për këtë shqetësohem duke cenuar në mënyrë serioze cilësinë e jetës.
A e imagjinoni dot një kalë pa bisht?! Asnjë fantazi mizore nuk do të shkonte aq larg. Sigurisht që e dini, se, pikërisht ajo miza trazimtare që ushqehet me parazitët në bythën e kalit, ka nxitur një fantazi kaq krijuese të natyrës, duke bërë që kjo kafshë madhështore të jetë me bisht dhe është pikërisht ky bisht që e bën solemne hijeshinë e tij. Sado darvinist të jemi, do të mbetemi të rezervuar në dakordësimin e mundësisë së ndryshimit transformues, përveçse nën një nxitje ekstreme rrethanash.
Ndaj ti fusësh një mendje të lehtë, ia vlen shumë më shumë, se të bësh si budalla ose te vendosësh të jesh i tillë, në një përpjekje shqetësuese për të ndryshuar gjërat që nuk ndryshojnë dot përmes shqetësimit.
Gjithsesi ka disa gjëra, madje edhe vetë shqetësimet tona që janë më kokëforta se sa mobilizimi ynë për të mos u shqetësuar dhe kjo është vërtetë shqetësuese. Por a mund t’ia dalim dot ne pa shqetësimet se për çfarë i’a vlen vërtetë të shqetësohesh dhe çfarë jo?!
Edhe pse gjithçka që ndodh në jetën tonë shfaqet përmes një angazhimi për të reaguar përmes shqetësimit, nuk ka asgjë përveç shëndetit që meriton shqetësimin tonë, dhe kjo duhet të na shqetësojë.
Deri atëherë do të jemi duke u shqetësuar fare kot unë dhe ju bashkë me mua, për shqetësimet që na shqetësojnë, ndërsa gjërat do të vijojnë të jenë po ato, shqetësuese, dhe shqetësimet tona pa të cilat nuk mund të jetojmë do të vazhdojnë të na shqetësojnë.
(A- Vataj)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top