Shpyllëzimi në nivele alarmante, paralajmërojnë kërkuesit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Me ritmin aktual të shpyllëzimit, brenda vitit 2030 do të kemi arritur një nivel shqetësues dhe dëmi mund të mos jetë i kthyeshëm, kanë dhënë alarmin personat përgjegjës për studimin e pyjeve.

pyjet-1.jpg


pyjet-3.jpg


Deri në vitin 2030 mbi 170 milionë hektarë (420 milionë akra) pyll –baras me përmasën e Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Portugalisë të marra të bashku – mund të zhduken, kanë paralajmëruar ruajtësit.

Sasia e madhe e shpyllëzimit global pritet të ndodhë në disa zona kudo në botë, bazuar në trendet aktuale.

Kërkimi nga bamirësia e jetës së egër WWF identifikoi 11 ‘fronte shpyllëzimi’ ku mund të ndodhë 80 për qind e zhdukjeve të pyjeve të projektuara në shkallë globale deri në 2030-n.

Zonat janë Amazona, Pylli Atlantik, Gran Chaco, Cerrado në Amerikën e Jugut, Choco-Darien në Amerikën Qendrore, Pellgu i Kongos, Afrika Lindore, Australia Lindore, Mekongu i Madh në Azinë Juglindore, Borneo, Guineja e Re dhe Sumatra.

Zonat, që janë në rrezik shpyllëzimi të vazhdueshëm dhe në rritje, janë shtëpitë e komuniteteve vendase që varen nga to për mjetet e tyre të jetesës dhe specie të rrezikuara si orangutangët dhe tigrat, thotë WWF.

Por ato po humbasin, për shkak të bujqësisë në zgjerim, përfshirë fermerët e gjësë së gjallë, plantacionet e vajit të palmës dhe prodhimi i sojës, si dhe fermerët e shkallës së vogël, paralajmëroi raportimi i fundit i Pyjeve të Gjallë të WWF.

Prerjet e çrregullta të pemëve po shkaktojnë gjithashtu degradimin e pyllit – ndërsa minierat, ndërtimi i digave hidroelektrike dhe projekte të tjera hapin nevojën për ndërtimin e rrugëve duke liruar kështu zona të tëra pyjore për kolonët dhe për bujqësi, paralajmëroi WWF.

Grupi i ruajtjes po bën thirrje për veprim, përfshirë zgjerimin dhe forcimin e zonave të mbrojtura, duke njohur përfitimet që sjellin pyjet dhe skemat e nxitjes që ofrojnë iniciativa që shtetet të pakësojnë çlirimet e gazeve serrë për shpyllëzimin.

Dega e WWF në Britaninë e Madhe po bën fushatë për të mbyllur vakumin e Bashkimit Europian, që do të thotë se produktet si mobiliet, librat apo kartolinat, mund të shiten, edhe pse janë bërë nga prerja ilegale e pyjeve.

Rod Taylor, drejtor i programit global të pyllit pranë WWF, tha: “Imagjinoni një pyll me përmasat e Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Portugalisë që humbet dhe zhduket i tëri brenda 20 vjetësh”.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për rrezikun që të shpëtojmë komunitete dhe kulturat që varen nga pyjet dhe të sigurojmë vazhdimësinë e tyre, në mënyrë që të thithin dyoksidin e karbonit, të filtrojnë ujërat, të ofrojnë habitate për miliona specie në pyje.

Analiza e WWF tregon se më shumë se 230 milionë hektarë pyje mund të zhduken deri në 2050-n nëse nuk merret veprim. Organizata ka paralajmëruar se shpyllëzimi duhet të reduktohet gati në zero deri në 2027 për të shmangur ndryshime të rrezikshme klimatike ose humbje ekonomike.

Këshilltari i WWF për pyjet tha: “Shpyllëzimi duhet të ndalet nëse duam të përmbysim humbjen e biodiversitetit dhe të luftojmë ndryshimin klimatik – i cili nëse nuk kontrollohet do të ndikojë cilësinë tonë të jetës.

“Menaxhimi i pyjeve në mënyrë të vazhdueshme çon në zhvillim të qëndrueshëm, shmangie të varfërisë dhe një klimë të qëndrueshme nëpër botë.”

Një tjetër problem që haset në vendet e Bashkimit Europian janë mallrat që vijnë nga druri dhe që shiten pa kontroll. Sipas ekspertëve, vetëm gjysma e produkteve mbulohet prej ligjeve.

A po gjelbërohet toka?

Mijëra kilometra katrorë pyje rrafshohet çdo vit për t’u bërë vend tokave bujqësore, një formë shkatërrimi që po ndodh kudo nëpër botë. Por, pavarësisht kësaj, planeti u bë më i gjelbër në dekadën e shkuar, me një sasi të rritur të mbulimit me bimë në përgjithësi, sipas një studimi.

Rritja është aq e dukshme saqë pemët dhe bimët në botë tani thithin katër miliardë më shumë ton karboni sesa bënin në 2003-shin.

Kjo falë mbjelljes së pemëve në Kinë, rritjes së pyjeve në ish-shtetet sovjetike, për shkak të fermave të braktisura dhe savanave të zgjeruara nga shirat më të dendura.

Shkencëtarët analizuan 20 vjet të dhëna satelitore dhe gjetën një rritje në karbon, pavarësisht shpyllëzimit masiv në Brazil dhe Indonezi, sipas studimit tjetër të publikuar në revistën Natyra dhe Ndryshimi Klimatik.
g,shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top