Shpiket makina fluturuese/ Ecën në tokë dhe në ajër, arrin shpejtësi 160 km/h
Diçka e tillë shihej vetëm në ëndrra por ndërtimi i një makine fluturuese është shumë pranë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA), miratoi lëvizjen e një automjeti hibrid i cili do të mund të përshkojë tokën dhe ajrin dhe kjo me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë.
Terrafugia Transition mori një certifikatë ku vlerësohej dhe lejohej lëvizja ajrore e Avionëve të Lehtë-Sport Special, duke i dhënë asaj dritën jeshile për përdorim. Mësohet se shoferët që do të drejtojnë një mjet të tillë, do të jenë në gjendje që të ngrihen dhe të ulen në aeroporte të vogla ose autostradë.
Terrafugia shpreson që të ketë prodhim dhe miratim për hibridin në vitin 2022, por ata që do ta marrin atë do të kenë nevojë për patentë dhe certifikatë pilotimi. Terrafugia në pronësi të kinezëve, premton shumë për të ardhmen, ndërsa menaxheri i përgjithshëm, Kevin Colburn vlerësoi përpjekjet e ekipit të tij gjatë në punën e palodhur edhe pse në kohë pandemie.
B-g.shqip