Shpikësi shqiptar, i 12-ti në botë në kategorinë e robotikës

Kresha

A pretty face can never trick me


Ergys Ristani është nga Gjirokastra. Ka përfunduar gjimnazin “Asim Zeneli” në këtë qytet. Sot studion në Universitetin Amerikan në Bullgari, në vitin e katërt për Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike. ثshtë një nga studentët më të mirë të kësaj shkolle. Këtë e tregojnë rezultat të shkëlqyera jo vetëm brenda shkollës, por edhe në konkurset ku ai merr pjesë. Nuk do ta besoni, por në 2009 Ergysi është renditur i 12 në botë në një konkurs të organizuar nga Microsoft “Imagin Cup” (Kupa e imagjinatës), ku morrin pjesë 60 mijë studentë nga 142 universitete të botës. Ai mund të quhet pa frikë një shpikës shqiptar. Ky nuk është i vetmi projekt i Ergysit. ثshtë duke punuar mbi një projekt, i cili lidhet me sistemin e drejtimit të automjeteve pa ndërhyrjen e shoferit. Sipas tij, qëllimi është zhdukja aksidenteve të rëndomta rrugore dhe minimizimi i kohës së pritjes në trafik. Në kemi folur me 21-vjeçarin, për të na treguar më shumë për veten, për studimet dhe projektet që e kanë renditur ndër më të mirët në botë.



Ergys, si vendose të shkosh në Bullgari?

E vetmja zgjedhje që kisha bërë gjatë kohës që vazhdoja gjimnazin ishte Universiteti Amerikan në Bullgari. Kisha dëgjuar për të prej disa të njohurve dhe mendova se do të ishte mjedisi më i përshtatshëm për të zhvilluar personalitetin tim dhe aftësitë e mia, brenda mundësive ekonomike të familjes.

A ishte e vështirë të përshateshe në një ambient të huaj?

Mund të them se përshtatja ishte mjaft e natyrshme dhe zgjati pak.

Cila ishte dega që vendose të studioje?

Jam duke studiuar dy degë, Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike.

Pse vendose të studioje këtë degë?

Informatika është pasioni im. Vendosa të studioj gjithashtu Matematikë. Më tërheq, është plot sfida dhe më ndihmon t’i kuptoj konceptet e reja më shpejt.

Të shihnin me një sy tjetër për faktin që ishe shqiptar?

Në mjedisin ku studioj paragjykimet janë gati të papranishme. Ka studentë nga vende të ndryshme të globit te cilët janë mjaft të çliruar dhe herët a vonë i kapërcejnë barrierat kulturore.

Sa orë në ditë studion?

Orët e studimit ndryshojnë shpesh gjatë semestrit dhe gjatë ditëve të javës. Megjithatë, çfarë ndodh në klasë është një pjesë shumë e vogël e jetës në shkollë. Përveç studimeve shpenzoj kohë për të organizuar aktivitete akademike si pjesë e Shoqatës Studentore të Informatikës, zhvilloj projekte në shërbim te komunitetit studentor në universitet apo marr pjesë në konkurse programimi. Përpiqem që gjithmonë ta mbaj veten të zënë dhe të zhvillohem jo vetëm në aspektin profesional. Shpenzoj çdo ditë një ose dy ore duke luajtur pingpong dhe udhëtoj shpesh me shokët e shoqet.

Si e ndjen veten për faktin që je absolut në mësime?

Disa më konsiderojnë si student shumë i mirë, por ky është vetëm mendimi i tyre. Unë do te thosha se të gjithë studentët janë të veçantë, kane pikat e tyre të forta e të dobëta, dhe suksesi vjen duke i njohur si aftësitë ashtu dhe mangësitë.

Cilat janë kualifikimet dhe vlerësimet që keni marrë deri më tani?

Gjithmonë më ka pëlqyer të mësoj duke konkurruar. Në klasën e 12-të u rendita i pari ne Olimpiadën Kombëtare të Informatikës. Gjithashtu jam dalluar në Olimpiadën e Programimit, kjo e zhvilluar brenda universitetit. Kam arritur të renditem i dyti dhe i treti në Olimpiadën Bullgare të Informatikës për ekipe studentore. Gjithashtu jam renditur i 12-i në botë në konkursin Imagine Cup në kategorinë e robotikës dhe algoritmeve.

Na e shpjego pak më tepër konkursin e “Imagine Cup” në kategorinë e robotikës, cili ishte projekti që ju paraqitet e u vlerësuat?

Kategoria e robotikës ishte e ndarë në tri faza. Në fazën e parë duhet të zhvilloja një algoritëm për të manovruar një robot sumo i cili gjatë simulimit duhet të shtynte konkurrentin jashtë ringut. Pasi e kalova këtë fazë, detyra tjetër ishte të zhvilloja një algoritëm për një prototip roboti në Mars. Ai duhet të vizitonte disa zona përreth një krateri në të cilat kishte shkëmbinj për të analizuar. Ketë fazë e përfundova me sukses dhe arrita të grumbulloja pikët maksimale. Sidoqoftë duheshin përzgjedhur vetëm gjashtë finalistë dhe një panel gjyqtaresh i rishikoi të gjitha punimet. Unë u rendita i 12-i dhe ky ishte momenti ku garimi im përfundoi.

اfarë të mësojë pjesëmarrja në konkursin e organizuar nga Microsoft?

Shumë shpesh i inkurajoj studentët të marrin pjesë në Imagine Cup, konkurs i organizuar nga Microsoft. ثshtë mundësi e shkëlqyer për të mësuar jo vetëm për ata që studiojnë informatikë. Pavarësisht rezultatit, eksperienca e përftuar i ndihmon ekipet të themelojnë kompanitë e tyre. Këtë verë e shpenzova në Sofje duke punuar në kompaninë Telerik. ثshtë një nga destinacionet e preferuara të atyre që sapo diplomohen nga universiteti pasi është themeluar dhjetë vite më parë nga tre studentë të universitetit. Ishte mjedis shumë produktiv dhe pata mundësi të punoj me shokë që ishin diplomuar më parë, me fitues të viteve të kaluara të “Imagine Cup” e me profesionistë me mjaft eksperiencë. Pasi të mbaroj universitetin planifikoj të vazhdoj studimet pasuniversitare por ende nuk e di ku. Për momentin jam në procesin e aplikimit dhe preferenca ime e parë është Carnegie Mellon. Edhe pse duke punuar mëson shumë, besoj se do të jetë më e vlefshme për mua të shpenzoj edhe disa vite duke studiuar e bërë kërkime.

Keni ndonjë projekt tjetër në plan, apo konkurs ku do të merrni pjesë?

Projekti në të cilin jam përfshirë momentalisht lidhet me sisteme drejtimi automjetesh pa ndërhyrjen e shoferit. Qëllimi është zhdukja aksidenteve të rëndomta rrugore dhe minimizimi i kohës së pritjes në trafik. E nisa këtë projekt si tezën time të diplomimit dhe po e zhvilloj më tej për të konkurruar në “Imagine Cup”.

Pse preferoni kaq shume “Carnegie Mellon” dhe cilat janë kërkimet që dëshironi të bëni, çfarë synoni?

Preferoj Carnegie Mellon sepse është një nga universitetet më të mira në fushën e teknologjisë. Ka mjaft kërkime që janë duke u zhvilluar dhe janë kryer në fushën e lëvizjes autonome, për të cilën jam mjaft i interesuar, dhe jo vetëm. Megjithatë pranimi është mjaft selektiv dhe e ardhmja ime aty mbetet për t’u parë.

Pasi te keni përfunduar shkollën, mendoni të ktheheni në Shqipëri?

Momentalisht nuk kam ndonjë plan për t’u kthyer në Shqipëri. ثshtë një çështje për të cilën do të mendoj në të ardhmen.





“Imagine Cup”



Imagine Cup është një konkurs botëror me studentë në fushën e teknologjisë i cili organizohet çdo vit nga Bill Gates, Presidenti i Korporata Microsoft. Ai fokusohet rreth teknologjisë së Microsoft dhe nxit të rinjtë që të shfaqin imagjinatën, pasionin dhe krijimtarinë e tyre ndaj risive teknologjike që mund të sjellin ndryshim në botë. Ky konkurs ka 9 vite që organizohet. اdo vit finalet e botës zhvillohen në shtete të ndryshme. Vitin e fundit në Imagine Cup u regjistruan më shumë se 325,000 studentë nga mbi 100 shtete të ndryshme. اdo vit finalet mbahen në qytete të ndryshme të botës. Finalet Botërore në të kaluarën janë zhvilluar në Varshavë, Poloni (2010); Kairo, Egjipt (2009); Paris, Francë (2008); Seul, Kore e Jugut (2007); Delhi, Indi (2006); Jokohamë, Japoni (2005); Sao Paulo, Brazil (2004) dhe Barcelonë, Spanjë (2003). Finalja Botërore e Imagine Cup 2010 u mbajt në Nju Jork, SHBA këtë verë dhe finalja Botërore e Imagine Cup 2011 do të mbahet në Melburn, Australi në verën e vitit 2012.

//shekulli
 
Back
Top