Shpikësi i lojës “Balena Blu”: Nxita 16 adoleshente të vrasin veten

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shpikësi i lojës “Balena Blu”: Nxita 16 adoleshente të vrasin veten

2294405_bluwwhale_03134813.jpg


Djali që ka shpikur lojën e vetëvrasjes, “Balena Blu”, ka pranuar që ka nxitur të paktën 16 nxënëse shkolle që të vrasin veten duke marrë pjesë në lojë, por deri më tani shifrat janë shumëfishuar.

PAY-Man-who-invented-Blue-Whale-suicide-game-aimed-at-children-says-his-victims-who-kill-themselves-ar.jpg


Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.

Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.

PAY-Man-who-invented-Blue-Whale-suicide-game-aimed-at-children-says-his-victims-who-kill-themselves-ar-1.jpg


Philipp Budeikin është personi që fshihet pas lojës së çmendur “Balena Blu”, në rrjetet sociale. Kjo lojë që çon deri në vetëvrasje, po përhapet gjerësisht edhe në Britani. Fillimisht ajo nisi në Rusi ku brenda 6 muajve, me dhjetëra të rinj i dhanë fund jetës në fund të lojës.

Rusi tha përpara autoriteteve policore se viktimat e tij janë “mbeturina biologjike” dhe ka si qëllim që të pastrojë shoqërinë prej këtyre njerëzve. Budeikin thotë se është mbushur me letra dashurie që i vinë nga vajza adoleshentet në burgun rus, ku është arrestuar nën akuzën e nxitjes së vetëvrasjeve. 21-vjeçari që ka rrëfyer për krimet e bëra ka thënë për hetuesit se viktimat e tij ishin të lumtur që po vdisnin.

Në një intervistë të frikshme ai tha: “Këta njerëz janë mbeturina biologjike. Ata nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë për shoqërinë dhe që i shkaktojnë dëme asaj. Po pastroja shoqërinë nga njerëz të tillë. Gjithçka nisi në vitin 2013, kur krijova një grup në rrjetin sociale. Unë pata menduar për këtë ide përpara 5 vitesh dhe ishte e nevojshme që të dalloheshin njerëzit e zakonshëm nga plehrat biologjike”.

gazeta-Shqip.
 
Kjo loje eshte vetem nje pretekst me shume, per te nxjere ne pamje problemet psikollogjike te adoleshentave, kur gjithcka duket katastrofike e pa zgjidhje.
Plus qe dita dites, mungon koha e dedikuar femijeve nga prindrit, liria ne rjetet e komunikimit (une sthem te behemi diktator si prinder, por nje femije 13 vj ska pse del ne bikini ne Instagram, sepse spo ben gjuatje meshkujsh...apo po?), influenca e shoqerise ( "trendsetter"), e keshtu me radhe...
 
Informacionet per te ashtuquajtur Blue Whale, nuk jane vertetuar, prandaj nuk dihet nqs vertet ekziston apo jo kjo loje.


Gjithsesi e vertet a jo, me solli ne mendje vitet 90, ku keta te Jehovait, kalonin neper oborrat e shkollave ose neper shtepi dhe
bindnin femijet qe nqs vrisnin veten do ringjalleshin dhe me sa mbaj mend pati goxha qe vdiqen. Mendja ne kete mosh mund te manipolohet leht.
 
Rusi tha përpara autoriteteve policore se viktimat e tij janë “mbeturina biologjike” dhe ka si qëllim që të pastrojë shoqërinë prej këtyre njerëzve.

Psixanomalus everywhere

Nuk e di per lojen nese ekziston por u degjua neper lajme qe ka ndodh e ketej me nje vajze...
 
Jo vetem qe ekziston loja por po merr qindra jete. Mbi 100 vetem ne Rusi.
 
Jo vetem qe ekziston loja por po merr qindra jete. Mbi 100 vetem ne Rusi.


Ka shume gjera qe nuk shkojn ne lidhje me keto qe thuhen per lojen. Mund te jet vetem nje fake por do pare kjo gje.


Nje program ketej nga ne, kishte bere nje servis qe flitej per kete, kam lexuar dhe shume artikuj. Ka pjese nga videot,
apo gjera te tjera qe duken qe jane fake gjithsesi te shikojm si do zhvillohet kjo pune.

Fakti qe kane vdekur shume adoleshent, mund te kete edhe arsye te tjera qe duan ti fshehin e. Na tregojn ate qe ata duan, jo si eshte.
 
Ka shume gjera qe nuk shkojn ne lidhje me keto qe thuhen per lojen. Mund te jet vetem nje fake por do pare kjo gje.


Nje program ketej nga ne, kishte bere nje servis qe flitej per kete, kam lexuar dhe shume artikuj. Ka pjese nga videot,
apo gjera te tjera qe duken qe jane fake gjithsesi te shikojm si do zhvillohet kjo pune.

Fakti qe kane vdekur shume adoleshent, mund te kete edhe arsye te tjera qe duan ti fshehin e. Na tregojn ate qe ata duan, jo si eshte.

Kam frike qe ekziston me te vertete Didi.
 
Duhet te ekzistoje perderisa kjo ka ndodh ne vende te ndryshme te botes,apo thoni te kene bere fjale mes tyre per te thene te njejten gje per keto raste...se di paksa e pabesueshme gjithsesi...
 
Ajo qe nuk kuptoj dot eshte kjo; Loja punon me nje server, mjafton te heqesh prizen e serverit!

Mos valle eshte nje lajm per te bere lajm apo qe loja te kerkohet edhe me teper prej kuriozitetit. (Eshte nje menyre per te krijuar terheqje)

Nese gjuha e kodit te kesaj loje eshte diku, mjafton te me sillni linkun te shoh çfare psikologjie ka ndertimi dhe vertet ngacmohet ana psiko/emocionale?!
 
Vetevrasja e te rinjve ne Rusi ka qene dhe eshte nder me te lartat ne bote.
Lexova qe e gjithe kjo balena blu qenka nje sajese e shtetit rus per te ndergjegjesuar prinderit e adoleshenteve mbi vetevrasjen si fenomen.
 
I ra njera sot ziles
i pergjigjem keshtu serioze : po kush eshte
e tha zonje..jam Giovanna si jeni?
Dhe une serioze fare : po cdoni?
Zonje :vazhdoi ajo: desha tiu tregoja nje video se si do shkoje bota me te ardhmen

Balenaaaaa Bluuu Balenaaaaa Bluuuu bertita
E ia mbylla ne surrat!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top