Shpëton Gaddafi, vritet djali i tij

ida angel

:)
V.I.P
Lideri i Libisë, Muamer Gaddafi, i ka shpëtuar një sulmi të NATO-s të shtunën, në një shtëpi në Tripoli.
f.0501102140307_m.jpg

Zëdhënësi i qeverisë libiane tha se sulmi megjithatë vrau djalin e ti më të ri, Aif Al Arab së bashku me tre nipërit e Gaddafit.

NATO e ka mohuar se Gaddafi ka qenë caku i sulmit duke deklaruar se qëllimi ka qenë që të sulmohet një bazë ushtarake në të njëjtën zonë të Tripolit.

Në të njëjtën kohë, zyra për informim e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ata janë në dijeni për raportimet e mediave libiane për vrasjen e djalit të Gaddafit dhe se po e monitorojnë situatën. /Telegrafi/
 
Titulli: Shpëton Gaddafi, vritet djali i tij

Sa keq qe nuk iku ky klyshi...
 
Pe: Shpëton Gaddafi, vritet djali i tij

sa gjynah djali
 
Sulmi i NATO-s në Tripoli, vdes djali i vogël i Gedafit

atos-djali-i-vogel-i-gaddafit-saif-al-arab-300x198.jpg

Djali më i vogël i Gedafit, Saif al-Arab, u vra gjatë natës të së shtunës bashkë me gruan e tij dhe tre nipër, nga një bombardim i NATO-s në Tripoli. Në rezidencë, sipas qeverisë libiane, ndodhej edhe babai i tij, Muamar, i cili nuk është dëmtuar. NATO ka konfirmuar një sulm mbi Tripoli, por tha se kishte si objektiv një strukturë ushtarake dhe jo njerëz. Gjatë ditës, më pas u sulmua Ambasada Italiane në kryeqytetin libian. Ndërtesa ishte e boshatisur. Italia u zotua për të vazhduar aksionin në mbrojtje të popullsisë civile libiane bashkë me partnerët e saj, në përputhje me rezolutën 1973 të Kombeve të Bashkuara. Televizioni libian ka treguar gjatë pasdites së të dielës gjurmët e dy trupave të mbuluar me flamurë: kufomat e Saifit dhe gruas së tij. Gjatë natës, Mousa Ibrahim, zëdhënësi i qeverisë, njoftoi se lideri libian dhe bashkëshortja e tij, të cilët ishin në rezidencë, nuk ishin plagosur. Ai shtoi se “ky ishte një operacion i cili kishte objektiv të vriste drejtpërdrejt liderin e këtij vendi”. NATO nuk e ka konfirmuar këtë variant. Sipas zëdhënësit të qeverisë libiane, nipërit e Gedafit ishin të gjithë më të vegjël se 12 vjeç. Të shtunën, në një fjalim televiziv Gedafi kishte kërkuar negociata me NATO-n për të arritur në një armëpushim, por edhe kishte kërcënuar se “do të shkaktonte luftë në Itali”, për të ndëshkuar italianët për “tradhti”. Ndërkohë, në Misrata dhe Benghazi rebelët kanë dalë në rrugë duke festuar e kënduar. Gjenerali kanadez, اarls Bushard, komandant i NATO-s për operacionet në Libi, ka deklaruar se ishte sulmuar një ndërtesë e komandës dhe kontrollit në zonën e Bab al-Aziziyas. Bushard tha se lajmet e vrasjes së disa anëtarëve të familjes së Gedafit nuk janë të konfirmuara, duke u shprehur se NATO-ja shpreh keqardhjen për çdo humbje të jetëve njerëzore, sidomos të civilëve.
Sulm ambasadave
Popullsia e Tripolit ishte e tërbuar nga lajmi i vrasjes së djalit të Gedafit. Ata kanë hyrë në Ambasadën Italiane, e cila nuk kishte asnjë personel dhe, me sa duket, kanë vënë flakën në disa pjesë brenda saj, pasi nga jashtë dukej vetëm tym. Edhe Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se po tërheqin të gjithë personelin nga kryeqyteti libian, pasi edhe ndërtesat e OKB-së janë sulmuar nga turma. Edhe Ambasada Britanike në Libi është sulmuar dhe pas kësaj Britania e Madhe e ka përzënë ambasadorin e Libisë nga Londra.
 

Attachments

  • atos-djali-i-vogel-i-gaddafit-saif-al-arab-300x198.jpg
    atos-djali-i-vogel-i-gaddafit-saif-al-arab-300x198.jpg
    8.7 KB · Shikime: 0
Back
Top