Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

My Self

Born To Be Happy
_54219939_jex_1115648_de27-.jpg
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në kryeqytetin norvegjez Oslo rreth orës 15.20, pranë selisë qeveritare duke shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe tetë të plagosur.
Një zyrtar i policisë njoftoi se shpërthimi ishte prej një bombe, ndërsa priten njoftime zyrtare nga autoritetet mbrojtëse norvegjeze.

Raportimet e mediave ndërkombëtare bëjnë me dije se në një prej qyteteve të më qeta të botës, në këto momente ka probleme dhe kaos. Të gjitha rrugët që të cojnë në qendër janë të bllokuara, ndërsa në vendin e shpërthimit duken qartë ndërtesat e dëmtuara, xhamat e thyer dhe dëme të tjera materiale.

Ajo që dihet me siguri është se në momentin e shpërthimit kryeministri Jens Stoltenberg, nuk ndodhej në zyrën e tij.

Ndërsa disa burime të tjera thonë se shpërthimi ka ndodhur mes Ministrisë së Financave dhe zonës ku ndodhet selia e tablodit të famshëm norvegjez "VG".

Një ekspert vendas i terrorizmit, i intervistuar nga televizioni shtetëror NRK, ka deklaruar se ndoshta mund të bëhet fjalë për një atentat terrorist te planifikuar.

Top Channel!
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

Duhet te jen "terroristat islamik" ha ha ha .
Qudi ne kohen kur kreyministri duhet te jet ne pun ne orar te punes se si spaska qellu ne zyre ? .
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

Duhet te jen "terroristat islamik" ha ha ha .
Qudi ne kohen kur kreyministri duhet te jet ne pun ne orar te punes se si spaska qellu ne zyre ? .
Ke ndonje info te brendshme nga vellezrit e tu ????
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

Sapo lexova qe jan 7 viktimat e konfirmuara nga policia dhe per me shume nje atentate tjeter ka ndodhur rreth 30 km nga Oslo...Nje burre ka qelluar me arme te rende ne nje meeting mes te rinjeve te partise laburiste, policia thote se jan 4, kurse deshmimtaret okulare thone se kam mbi 20 te vdekur.
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

Jam dakort me shkodranen duhen hetuar mire kto gjera, se po meren njerezit ne qafe kot !
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

[h=1]Norvegji, 11 te vdekur ne Oslo (Foto)[/h]
Bomba e fuqishme që shpërtheu në zonën e ndërtesave qeveritare në kryeqytetin Oslo ka shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe ka plagosur 15 persona. Kryeministri Jens Stoltenberg, në një intervistë telefonike për një televizion lokal, e ka cilësuar situatën si “shumë serioze”.

Shpërthimi i bombës u pasua nga një tjetër incident fatal, me të shtëna armësh zjarri në një takim elektoral të forumit rinor të Partisë Laburiste, e udhëhequr nga kryeministri.

Mediat norvegjeze raportojnë se të paktën katër persona janë vrarë kur një person i veshur si polic hapi zjarr ndaj të pranishëmve.

Policia norvegjeze deklaron se personi i dyshuar si autor i këtij atentati është arrestuar nga agjentët e vërtetë të sigurisë.

Deri tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve, që ndodhin rrallë në një vend të qetë si Norvegjia.

Disa orë pasi shpërthimi bllokoi Oslon, autoritetet thanë se kishte ende persona në ndërtesat e dëmtuara, tek të cilat kishin rënë edhe zjarre./ Shqiperia



1311362685-goditet_norvegjia_1.jpg 1311362685-goditet_norvegjia_2.jpg 1311362685-goditet_norvegjia_3.jpg
 

Attachments

  • 1311362685-goditet_norvegjia_1.jpg
    1311362685-goditet_norvegjia_1.jpg
    558.8 KB · Shikime: 0
  • 1311362685-goditet_norvegjia_2.jpg
    1311362685-goditet_norvegjia_2.jpg
    543.9 KB · Shikime: 0
  • 1311362685-goditet_norvegjia_3.jpg
    1311362685-goditet_norvegjia_3.jpg
    527.1 KB · Shikime: 0
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

11 shtatori i Norvegjisë – autori antiislamist

22 korriku 2011 u shndërrua në një 11 shtator të hidhur për shtetin e qetë e paqësor të Evropës, Norvegjinë. Këtë të premte pasdite, në qendër të kryeqytetit, Oslo, një 32 vjeçar lokal me emrin, Anders Behring Breivik, mendohet se la pranë ndërtesës qeveritare në kryeqytet, një makinë-bombë.
Ndërtesa 17 katëshe e qeverisë pothujase ra dhe u shkatërrua në masë të madhe. 7 veta u vranë, 90 u plagosën.
Breivik veshi një uniformë policore dhe i hipi një barke, ndërkohë, për të shkuar në ishullin Otaya për të tjera viktima. Aty si çdo vit rreth 700 të rinj të Partisë Laburiste në pushtet mblidheshin në tubimin më të madh politik për të rinjtë. Breivik i kishte thënë personit që e dërgoi tek ishulli, se pas asaj që kishte ndodhur në Oslo, duhej ofruar siguri. Me të mbërritur, i kishte ftuar të rinjtë t’i afrohen dhe kishte nisur t’i ekzekutojë.
Fillimisht, policia tha se ishin vrarë 10 veta, por në mëngjes konfirmoi numrin shokues prej 80. Në total, në atë që është dita më e rëndë e Norvegjisë që prej Luftës së Dytë Botërore, duket se një person i vetëm ka vrarë 87 të tjerë. Dhe, ky nuk është numri përfundimtar. Autori 32 vjeçar u arrestua dhe shtëpia e tij në perëndim të Oslos u bastis. Ai u përshkrua nga mediat lokale si pjesë e një grupi ekstremist të djathtë me ndjenja anti-Islamiste dhe në përgjithësi kundër imigrantëve./indeksonline/
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

Zoti e din sa e sa terrorsita te krishtere kan bo gjona te tilla ne europ , e ja kan gjujt Muslimanve .
Ky u zbulua edhe pse deshi ta bej nje gje te till , pra tja gjuaj Muslimanve por e honger .
Jam i sigurt qe shum te tjera qka kan ndodh ne europ jan bo nga terroristat e krishter dhe ja kan gju Muslimanve .
 
Pe: Shpërthimi në Oslo, dy të vdekur

p.s koment i pa vend !

Problemi jot kush ishte ????
Ai u mundua te beheshe ironik dhe une ju pergjigja me nje pyetje ......
 
Back
Top