Shpërthim në metro, shtatë të vdekur

Love

βeℓℓe â๓e
Një shpërthim në stacionin e metrosë, “Oktiabërskaja” në Bjellorusi afër zyrës kryesore të Presidentit Aleksander Lukashenko, ka vrarë të paktën shtatë persona dhe ka plagosur 50 të tjerë. Shpërthimi ka lënë pas re të mëdha tymi mbytës në stacionin e metrosë më të populluar të qytetit, daljet e të cilit të çojnë në zyrën e Presidentit, por edhe në rezidencën e tij dhe në ndërtesën e Këshillit të Sigurimit. Agjencitë lokale të lajmeve raportuan për qindra njerëz të tjerë të shtrirë në tokë në kohën e shpërthimit, duke u mbuluar me grimca objektesh të dëmtuara. Në Minsk nuk kishte ndodhur kurrë më parë një sulm vdekjeprurës. Arsyet e sulmit janë ende të panjohura dhe zyrtarët nuk kanë dashur të spekulojnë, për shkak të rritjes së tensionit politik në vend pas rizgjedhjes së debatueshme të Lukashenkos vitin e kaluar./Panorama/
 
Back
Top