Shpërthen tubacioni i gazit, mbi 21 persona të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shpërthen tubacioni i gazit, mbi 21 persona të vdekur

105246659_fire1.jpg

Së paku 21 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një tubacioni të gazit në Meksikën Qendrore.

Guvernatori i shtetit të Hidalgos, Omar Fayad tha se shpërthimi është shkaktuar pasi karburanti është derdhur nga një tubacion.

“E dimë që vendi ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë një zonë ku karburanti është vjedhur dhe autoritetet janë në dijeni për këtë”, tha ai.

Ai shtoi se të paktën 54 persona të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera si pasojë e shpërthimit.

Mediat lokale kanë raportuar se qindra persona ishin mbledhur pranë një tubacioni në afërsi të qytetit Tlahuelilpan, duke tentuar që të vjedhin karburant nga ky tubacion.

Fayad tha se vjedhja e karburanti përveç se është një gjë e paligjshme, gjithashtu “vë në rrezik jetën e qytetarëve”. “اfarë ndodhi sot në Tlahuelilpan, nuk duhet të përsëritet”, tha ai.

Gazeta Shqip
 
Back
Top