Shpërthen Facebook, me faqe personale 90% e fëmijëve 10 vjeç

MasteR

I'm offline
Ju ka ndodhur të çuditeni se dinë të përdorin Facebook-un më mirë se ju?Apo t’i shihni të gozhduar përpara kompjuterit duke “chat”-uar e duke bërë biseda të rriturish? Nëse flasim për adoleshentët, asnjëra nga këto pyetje nuk të ngjall habi, por kur bëhet fjalë për fëmijë 10 vjeç apo më të vegjël, gjërat ndryshojnë disi. Vetë kompania Facebook e ka cilësuar si të ndaluar çdo përpjekje të fëmijëve nën 13 vjeç për të pasur një profil personal. Por, tek ne janë me mijëra që të dhënat i kanë të rreme. Një pjese të tyre ua hapin vetë prindërit faqet në rrjetet sociale. Fillimisht për t’u plotësuar një tekë e, më pas, kur situata u del jashtë kontrollit, janë ata të parët që nisin ankesat. Janë jo pak, por rreth 90% e fëmijëve të moshave nga 10-16 vjeç që janë të regjistruar në një nga rrjetet sociale (Facebook, My space apo Hi5). Të dhënat vijnë nga Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga studimi i kryer tek kjo grupmoshë, specialistët kanë nxjerrë një sërë të dhënash për kohën që i kushtohet përdorimit të rrjeteve sociale. Rreth 46 % e fëmijëve shikojnë çdo ditë profilin e tyre dhe po kaq i shtojnë materiale të reja. Nuk mungojnë as miqësitë e reja me persona të panjohur. Plot 42% e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë se kanë gjetur njohje të reja nëpërmjet rrjeteve sociale. Numri i miqve në profil varion për pjesën më të madhe, nga 100-200 persona, përfshirë këtu familjarët. Të pyetur nëse prindërit janë dakord me faktin se ata kanë një profil në rrjetet sociale, 60% i janë përgjigjur me po. Rreth 24% e fëmijëve kanë pranuar se prindërit nuk janë dakord, ndërsa 8% e tyre se nuk e dinë fare mendimin e prindërve për këtë çështje. Nga përgjigjet e fëmijëve rezulton se janë rreth 4% e prindërve që kanë vetë profile në Facebook dhe numri i tyre sa vjen e rritet.


Paketa e këshillave
Komisioneri për mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka nxjerrë së fundmi një paketë këshillash, për të ndihmuar ata që dëshirojnë të hyjnë në një rrjet social në Internet. “Një këshillë e përgjithshme që u jepet prindërve është të bëjnë kujdes dhe të kontrollojnë në mënyrë sistematike lundrimin e fëmijëve në faqet e rrjeteve sociale”, thuhet në paketën e këshillave të Komisionarit. Sipas ekspertëve të tij, rrjetet sociale janë një mundësi e mirë komunikimi e fëmijëve me shokët apo mësuesit, por mund të përbëjnë dhe një rrezik për jetën e tyre. “Vetë kompania Facebook në ‘Politikën e Privatësisë’ parashikon ndalimin e çdo përpjekjeje të fëmijëve nën moshën 13 vjeç për të krijuar një profil në faqen e saj. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale inkurajon prindërit që të edukojnë fëmijët e tyre në lidhje me praktikat e sigurta për përdorimin e internetit”, thuhet në paketën e këshillave.
60 per qind
e fëmijëve i janë përgjigjur me po pyetjes nëse prindërit janë dakord me profilet e tyre në Facebook. Rreth 24% e fëmijëve kanë pranuar se prindërit nuk janë dakord, ndërsa 8% e tyre se nuk e dinë fare mendimin e prindërve për këtë çështje.
46 per qind
e fëmijëve shikojnë çdo ditë profilin e tyre dhe po kaq i shtojnë materiale të reja. Nuk mungojnë as miqësitë e reja me persona të panjohur. Plot 42% e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë se kanë gjetur njohje të reja nëpërmjet rrjeteve sociale.
Rezultatet e studimit për përdorimin e rrjeteve sociale për moshat nga 10-16 vjeç
1. A jeni regjistruar në rrjetet sociale (si psh. Facebook, MySpace, Hi5)?
A Po 90 %
B Jo 10 %
2. Nëse po, sa herë e shikoni faqen tuaj?
A اdo ditë 46 %
B Një apo dy herë në javë 29 %
C Një herë në muaj 0 %
D Rrallë 17 %
F Nuk e di 2 %
3. Sa herë e përditësoni faqen tuaj në rrjetin social?
A اdo ditë 44 %
B Një apo dy herë në javë 31 %
C Një herë në muaj 2 %
D Rrallë 16 %
F Nuk e di 7 %
4. Afërsisht sa miq keni në rrjetin tuaj social?
A 0-50 16 %
B 50-100 29 %
C 100-200 35 %
D Mbi 200 18 %
F Nuk e di 2 %
5. A i njihni të gjithë miqtë tuaj?
A Po 56 %
B Disa 7 %
C Pjesën më të madhe 37 %
D Nuk e di 0 %
6. A keni takuar ndonjë nga miqtë e rrjetit social të cilin nuk e njihnit më parë?
A Po 42 %
B Jo 49 %
C Nuk e di 2 %
D Preferoj të mos e them 7 %
7. Po prindërit tuaj janë rregjistruar në një rrjet social?
A Po 4%
B Jo 96%
C Nuk e di 0%
8. A janë dakord prindërit tuaj që ju të keni një profil në një rrjet social?
A Po 60%
B Jo 24%
C Janë indiferentë 0%
D Nuk janë shumë dakord 8%
F Nuk e di 8%
Fjalëkalimet
Në paketën e këshillave Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u kërkon qytetarëve të kenë kujdes me fjalëkalimet e adresave. “Mbani fjalëkalime të fshehtë dhe ndryshojeni shpesh. Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për të gjitha adresat e e-maileve që mund të keni. Mos zgjidhni fjalëkalim të thjeshtë, emrat e personave tuaj të afërt, datëlindjen etj.”, sqarojnë ekspertët. Sipas tyre, duhet të zgjidhet një fjalëkalim me shumë karaktere, shkronja e numra.
Sensibilizimi
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur një sërë aktivitetesh sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare. Ato kanë për synim ndërgjegjësimin e kësaj grupmoshe në lidhje me rreziqet e shkeljes së privatësisë. Meqenëse një pjesë e mirë e nxënësve të këtyre moshave janë përdorues të rregullt të rrjeteve sociale, për pasojë edhe mundësia e përhapjes pa kriter të të dhënave personale është e lartë.
Kujdes: I “klonuari” mund të jesh ti
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bën apel të gjithë personave që përdorin rrjetet sociale që të kenë kujdes nga profilet false. Mjafton një foto, emri dhe disa informacione për jetën e një personi për të poseduar online identitetin e tij. Nga ana tjetër, jo gjithmonë flitet, “chat”-ohet dhe ndahet informacion me ata që mendohet. Ai që mund të shfaqet si fëmijë, mund të jetë një i rritur dhe e kundërta. Gjithmonë e më shumë krijohen identitete false “Mjafton fotoja jote dhe disa informacione mbi jetën tënde dhe i “klonuari” i ardhshëm mund të jesh ti”, thuhet në paketën e këshillave të KPMD. Rrjetet sociale sipas Komisionerit nuk janë asnjëherë të sigurta. “Mos regjistroni të dhënat tuaja atje, ekziston gjithmonë rreziku që dikush t’i kopjojë dhe më pas t’i përdorë për qëllime jo të mira. Për më tepër këto site i kanë qendrat e kontrollit në Amerikë dhe nuk kanë përfaqësues në vendin tonë, kështu që autoriteti ynë nuk mund të ndërhyjë për abuzimin me të dhënat tuaja nëpërmjet këtyre siteve”, sqaron Komisioneri. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni të kujdesshëm për atë që zbulojnë rreth jush përdoruesit e tjerë.


Nga lajmipare
 
Last edited by a moderator:
Me profil në Facebook, 90% e fëmijëve 10-16 vjeç

child-on-facebook.jpg
Mbi 90% e fëmijëve të moshave nga 10-16 vjeç janë të regjistruar në një nga rrjetet sociale (Facebook, My space apo Hi5). Të dhënat vijnë nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Dje, në Ditën Ndërkombëtare për Internet më të Sigurt, është kërkuar më shumë sensibilizim për të mbrojtur fëmijët e të rinjtë nga ky bum teknologjie. Rreth 46% e fëmijëve kanë pranuar se shikojnë çdo ditë profilin e tyre në rrjetet sociale dhe po kaq i shtojnë materiale të reja. Nuk mungojnë as miqësitë e reja me persona të panjohur. Plot 42% e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë se kanë gjetur njohje të reja nëpërmjet rrjeteve sociale. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se nevojiten masa urgjente për reduktimin e këtij fenomeni, por edhe për ngritjen e strukturave që do të merren me kontrollin se si do të zbatohen këto masa. Ndërhyrjet do të fillojnë veçanërisht në shkolla, aty ku problemet janë më të mëdha. “Janë vendosur një sërë kërkesash në kontratat e reja për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së komunitetit të nxënësve dhe mësuesve gjatë orës së mësimit, gjatë punës së pavarur dhe gjatë punës kërkimore. Sipas kontratës, do të ofrohet gjithashtu filtrimi i përmbajtjes sipas kërkesave të MASH-it, për t’i ndaluar nxënësit e mësuesit që të aksesojnë përmbajtje joedukative, do të mundësojmë bllokimin e adresave problematike,të cilat ofrojnë përmbajtje ofenduese apo fyese për nxënësit”, tha dje Halit Shamata, zv.ministër i Arsimit. Kjo deklaratë u bë në tryezën e rrumbullakët “Të gjithë për një internet më të sigurt”, në të cilën morën pjesë operatorët celularë dhe ISP-të, drejtues të TIK të ministrive, përfaqësues nga universitetet, përfaqësues nga OJF-të. “Ne ofrojmë bashkëpunimin tonë për arritjen e shprehjes së një vullneti të përbashkët nga të gjithë aktorët e industrisë, përkrah dhe praktikave më të mira europiane për nënshkrimin e kodeve të etikës. Duhet t’u ofrojmë fëmijëve tanë mundësinë e raportimit të një abuzimi të mundshëm gjatë kohës që qëndrojnë në internet”, u shpreh ministri i Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo.


statistikat
. 60 për qind e fëmijëve i janë përgjigjur me “po” pyetjes nëse prindërit janë dakord me profilet e tyre në Facebook.

. 24% e fëmijëve kanë pranuar se prindërit nuk janë dakord.

. 8% e fëmijëve nuk e dinë fare mendimin e prindërve për këtë çështje.

. 46 për qind e fëmijëve shikojnë çdo ditë profilin e tyre dhe po kaq i shtojnë materiale të reja

. 42% e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë se kanë gjetur njohje të reja nëpërmjet rrjeteve sociale.

Burimi G.Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top