Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 05.03.2015 07:56

largea_bekim-jashari-050312-788511425551965.jpg


(E plotësuar) - I biri i Hamëz Jasharit Bekim Jashari në manifestimin kryesor për Epopenë e UاK-së në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se si asnjëherë parë ndihet i turpëruar.

Bekim Jashari tha se kjo nuk i ngjan një tubimi për dëshmorët e UاK-së për shkak të mos intonimit të himnit kombëtar.

“Sot për fat të keq si asnjëherë më parë, si asnjëherë që nga përfundimi i luftës nuk jam ndier më i turpëruar. As nuk po ndjehem mirë që ndodhem në mesin tuaj. Për herë të parë pas luftës në një Epope nukpo intonohet himni kombëtar. Turp”, ka thënë Jashari.

Në Prekaz kujtohet sakrifica e të gjithë dëshmorëve

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga bëri homazhe në Prekaz pranë varrezave të familjes Jashrari. Ditën e sotme ajo e quajti të veçantë për të nderuar figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari.

“Kemi ardhur sot në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e UاK-së, Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të kujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne që sot të jemi të lirë, një vend i pavarur, një vend sovranë dhe një vend i cili ka të ardhme të sigurt drejtë integrimeve evropiane dhe euroatlanitike dhe miqësitë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ajo.

Haradinaj: Në Prekaz nderimi nuk mjafton

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj bashkë me delegacionin e tij dhe bashkëluftëtarët të Zonës së Dukagjinit bënë homazhe para varreza të Jasharajve në Prekaz. Haradinaj tha se ky është një përvjetor që ka e bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri.

“Nderojmë sot në përvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari, një përvjetorë që e ka bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri. Jemi së bashku me ata që e kanë përjetuar mbi supe rrugën e mundimshme të lirisëpra me bashkëluftëtarë e me invalid ky nderim kuptohet nuk mjafton por me gjithë atë e dërgon një porosi se në rrugën elirisë do të rrugëtojmë gjithnjë”, tha ai.

VV: Nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për aspiratën e tyre

Lëvizja Vetëvendosje bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Kryetari i ri i kësaj Lëvizje Visar Ymeri tha se para 17 vitesh në Prekaz u bë epiqendra e lirisë së Kosovës.

“Sa herë vijmë dhe i kujtojmë dëshmorët duhet domosdoshmërisht të kujtojmë edhe veprën e tyre, vepër kjo në funksion të aspiratës së tyre. Aspiratës për një Kosovë të lirë, sovrane dhe një Kosovë të kombit shqiptar e cila i bashkohet kombin shqiptar. Nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët e të mos e kujtojmë veprën e tyre dhe nuk mund t’i kujtojmë dëshmorët nëse nuk punojmë për veprën e tyre dhe aspiratën e tyre”, ka thënë ai.

Pas përkuljes tek varrezat e Jasharajvei pari i Vetëvendosjes nuk la pa folur edhe për gjendjen aktuale në vend. Ai tha se sot pas 17 vitesh është një Kosovë nga e cila po ikin njerëzit për shkak të shtrëngesave ekonomike dhe për shkak të pa barazisë.

Pacolli: Historia e Jasharajve do ta ketë një vend me gërma të arta

Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 17 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari. Ai ka shkruar se familja Jashari e ka mirëpritur gjithmonë si qytetar, si president, si politikan duke e pasur gjithmonë derën hapur.

“Sot në 17 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari, dua të nderoj me pietet sakrificën e kësaj familjeje martire, heroizmin e Adem Jasharit, që janë themeli më i fortë i pavarësisë sonë. Do doja shumë të isha musafir i kësaj familjeje, që më ka mirëpritur gjithmonë si qytetar, si president, si politikan duke e patur gjithmonë derën hapur. Në pamundësi të jem pranë miqve të kësaj familjeje të madhe, ashtu si dhe herë të tjera, unë i them bacës Rifat dhe gjithë të tjerëve: mbahuni të fortë dhe me dinjitet siç keni bërë vazhdimisht. Historia gjithmonë do ta ketë një vend me gërma të arta për familjen tuaj”, shkruan Pacolli në Facebook.

Sipas tij, një sakrificë aq e madhe, një therrori me çmim aq të shtrenjtë, për fat të mirë u shpërblye me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Vrasja e kësaj familjeje patriote që vdiq për flamurin e kombit tonë të përbashkët, kombit shqiptar ka qenë një ndër ngjarjet më të rënda në jetën time që e kam përkujtuar në librin tim “nga sfida në sfidë”. Ndaj besoj sot se të vrarët, burra, gra, pleq e fëmijë, me në krye simbolin e pavarësisë sonë, Ademin prehen të qetë në varrezat monumentale ku sot të gjithë brezat e kosovarëve betohen se do ta çojnë para veprën e tyre”, shkruan Pacolli.

Liderët shtetëror bëjnë homazhe në Prekaz

Sot zyrtarët e shtetit do të bëjnë homazhe në Prekaz me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së për nderë të Epopesë së UاK-së.

Po ashtu një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje!, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Sekretariatit të Përgjithshëm, do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ish-bashkëluftëtarë të tij të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, do të bëjë homazhe në nderim të Epopesë së Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, në Prekaz./BS

Komenti im: Perderisa flasim per UاK-ne dhe ditet e saj te lavdishme, duke e ditur se e gjithe lufta u be nen flamurin kombetar dhe me himnin kombetar,eshte shume e turpshme qe te festohet pa u shoqeruar me tingujt e himnit kombetar dhe nen flamurin kombetar. Bekim Jashari e ka shume me vend...turp per qeverine e Kosoves dhe pseudokomunistet qe jane ne te, se bashku me SHIK-un parlamentar...
 
Titulli: Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

boooooooooooooooooo cfare titulli :shokim::shokim:
 
Titulli: Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

boooooooooooooooooo cfare titulli :shokim::shokim:

Nga ajo që kam lexuar në forum, është hera e dytë që "befasohesh" me fjalën shpërthim dhe përdorimin e saj.

Dua të rikujtoj se fjala shpërthim në kuptimin figurativ do të thotë " Shfaqje e menjëhershme dhe e vrullshme e një ndjenje a e një veprimi. Shpërthime rinore. Shpërthim gëzimi (zemërimi, entuziazmi). Shpërthimi i të qeshurave." (Fjalori i gjuhës shqipe)
Deri sa je pjesë e stafit do të duhej të kishe më shumë kujdes në shpërfaqjen e këtyre reagimeve të tua.

Për temën:

E konsideroj se amaneti i dëshmorëve dhe familjës Jashari është harruar. Ne luftuam në idealin " deri në bashkimin e plotë të trojeve shqiptare...", dhe ky bashkim do të duhej të ishte nën flamurin kombëtar dhe himnin " rreth flamurit të përbashkuar".
 
Titulli: Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

Jane ceshtje mendimesh dhe perceptimesh.

Kujtoje dhe dua te besoje qe ne jemi te vetdijshem se kemi krijuar institucione dhe elemnete perfaqesuese te ketyre institucioneve.

Eshte tjeter gje, se cfare duam ne apo cfare ne kemi ne zemer dhe eshte dicka tjeter per cfare jemi percaktuar. Pra FSK eshte institucion i Republikes se Kosoves dhe nese ka nje himn, ky himn, duhet te jete i Republikes se Kosoves. Pra, FSK-ja eshte institucion, dhe ne manifestimet e saj perdor himnin e shtetit te saj.

Kjo duhet te kuptohet perndryshe futemi ne nje rruge qorre!
 
Titulli: Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

ga ajo që kam lexuar në forum, është hera e dytë që "befasohesh" me fjalën shpërthim dhe përdorimin e saj.

Dua të rikujtoj se fjala shpërthim në kuptimin figurativ do të thotë " Shfaqje e menjëhershme dhe e vrullshme e një ndjenje a e një veprimi. Shpërthime rinore. Shpërthim gëzimi (zemërimi, entuziazmi). Shpërthimi i të qeshurave." (Fjalori i gjuhës shqipe)
Deri sa je pjesë e stafit do të duhej të kishe më shumë kujdes në shpërfaqjen e këtyre reagimeve të tua


Shum faliminderit se ma rikujtove fjalorin e gjuhes shqipe .Per mua fjala (shperthim) mund te ishe zavendesu ne kete rast me fjalen( reagon ashper kunder institucionit te ks.)fjalori i gjuhesh shqipe eshte sh i varfer, dhe dita dites po banalizohet edhe me keq nga gazetaret e nivelit te ulet..


Tema .hymin kombetar, flamuri i ks !! ne jemi shtet dhe kemi flamurin ton tani . Kjo nuk do thote se jemi kunder ato kombetar !por nuk mund ta mohojm dhe kete shtetror.
 
Titulli: Shpërthen Bekim Jashari, e quan turp mos intonimin e himnit kombëtar

Plotesisht dakord me Bekim Jasharin.Respektoj protokollin e Kosoves perfshire himnin dhe flamurin e ri por ne raste te tilla si ky atehere himni dhe flamuri kombetar jane domosdoshmeri per nje arsye shume te thjeshte-Jasharajt e dhane jeten per Himnin Kombetar dhe per Flamurin Kombetar e jo per himnet dhe flamujt qe do vinin pas flijimit te tyre.Madje jam i sigurt qe po ta dinte Adem Jashari se Kosova pas clirimit do kishte tjeter himn e tjeter flamur pervec atij kombetar atehere me siguri qe do jepte jeten per se dyti vetem e vetem qe Kosova te mbante te njejtin Himn e te njejtin Flamur si te paret e tij!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top