Shpërthejnë meteorët, çdo 2-3 ditë vizitojnë tokën

cent

...Lontano
Shiko fotografinë 1784308

Kalimi i meteorëve mbi planetin tokë janë bërë fenomen tashmë. اdo 2-3 ditë kalon një i tillë. I fundit që ka fituar një vëmendje të madhe, ka qenë në qiellin e Nju-Jorkut, në datë 22 mars, në orën 08:00 sipas orës lokale. Njerëz të ndryshëm e kanë filmuar këtë meteor. Sipas asaj që thuhet dhe shihet nga videoja, meteori ishte me gjerësi 1 metër. Meteorë të tillë hyjnë në planetin tokë çdo 2-3 ditë raportohet nga NASA. Dëshmitarët që e kanë filmuar meteorin, thonë se ishte me ngjyra të ndezura, si një hënë e plotë. Lajmi për meteorin është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Ky është i fundit në një seri meteorësh që kanë vizituar planetin tonë. Kujtojmë se në Rusi, më 15 shkurt një shi meteorësh godititi rajonin Chelyabinsk, dhe disa orë më vonë një asteroid 40 metra i gjerë, "2012 DA14" kaloi në afërsi të planetit. Një ditë më vonë një meteor shpërtheu në Kubë, dhe një tjetër u dallua në qiellin e Kalifornisë./Shekulli

[video=youtube;r-FBZom8_HE]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=r-FBZom8_HE[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top