Shpërthejnë Flamurtari dhe Vllaznia, “pickon” Shkumbini

cent

...Lontano
es940i.jpg
Ndeshjet e së dielës, të inkuadruara në javën e tretë të Superiores, luheshin me “silenciator”. Pra, pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të fushave respektive. Vllaznia e priti dhe e “qerasi” me 3 gola Luftëtarin në orën 17:00 në një “Loro Borici” të zbrazët, duke dalë në “skenë” tri orë pas të tjerëve, sepse më herët, nga ora 16:00, Tomori u mund nga Flamurtari në Berat, ndërsa Shkumbini triumfoi minimalisht ndaj kavajasve në Peqin. Një rast i rrallë ky, kur dyert e tri stadiumeve të vendit ndodhen të mbyllura në një ditë, cka krijon edhe tek vetë skuadrat e lojtarët një ndjesi të vecantë, pa diskutim “të athët”, sepse futbolli luhet për tifozët, merr prej tyre kuptim.
Tre gola për tri pikë. Nuk kishte si të bënte kthesën e shumëpritur më mirë skuadra shkodrane, me trajner Shpëtim Duron. Ky i fundit ka shijuar fitoren e parë në krye të kuqebluve, duke marrë frymë lirisht pas dy javëve të shkuara, kur të tijtë kishin lënë shumë për të dëshiruar. I ka mjaftuar pjesa e parë Vllaznisë për ta likujduar kundërshtarin e radhës, Luftëtarin e Nevil Dedes, që në dy javët e shkuara ishte shfaqur vërtet ambicioz e rezultativ. Fillimisht ka zhbllokuar rezultatin Smajli, në minutën e 8-të, i cili do të kthente në gol edhe penalltinë e minutës së 67-të, të fituar nga Delic, pastaj do t’i dyfishonte shifrat rumuni Dragoi në minutën e 30-të. Vetë rezultati flet qartë për cka prodhuan të dyja skuadrat në fushën e lojës, me bluzinjtë e Nevil Dedes që s’lanë asnjë shenjë në këtë transfertë. Vllaznia ka tashmë katër pikë, po aq sa gjenden edhe në “llogarinë” e gjirokastritëve.
Hulian Rubio merr fitoren e parë në krye të Flamurtarit. Me në lojë bindëse, me rezultat të pastër 2-0, kuqezinjtë e Vlorës kanë dalë me tri pike tepër të cmuara nga transferta e Beratit. Bregdetarët kanë dëshmuar qartë se tashmë janë vënë në rrugën e duhur dhe cilido kundërshtar do ta ketë shumë të vështirë për t’i ndalur. Vec të tjerash, Flamurtari është shfaqur tepër i uritur për të shënuar e fituar, ndërkohë që loja e tij ka pasur medim e qartësi taktike. Thënë ndryshe, ka nisur të ndihet dora e spanjollit, i cili shijon kësisoji suksesin e parë në këtë aventurë të re në kampionatin shqiptar. Golat e Pepës dhe të Lenës kanë vulosur fatin e kësaj ndeshjeje, me beratasit të pafuqishëm për të bërë dicka përballë vlonjatëve, më kualitativë në emra e më të kolauduar si ekip.
Në Peqin, Shkumbini gjeti fitoren e parë në këtë sezon. Goli i djalit të trajnerit Magani, Endri, u ka mjaftuar bardhekaltërve për të marrë tri pikët e para, ndërkohë që u shkaktojnë verdhezinjve disfatën e parë. Në një stadium të zbrazur, Besa dukej se do ta kishte disi më të lehtë për ta ndëshkuar Shkumbinin vendës, edhe për faktin se ky i fundit ishte paraqitur jokompetitiv në dy javët e para të kampionatit, cka e tregonin edhe humbjet që kishte “korrur”. Duke qenë pa asnjë pikë në renditje, Shkumbini i Maganit kishte para vetes vetëm një alternativë: fitoren. Të cilën e ka arritur me shumë sforco. Në të kundërt, situata do të bëhej edhe më kritike në planin psikologjik, ndonëse kampionati është në hapat e para dhe mundësitë për të rikuperuar pikët ekzistojnë. Verdhezinjtë e Ilir Dajës shkonin plot besim dhe oreks në këtë transfertë, por nuk është se bënë shumë për të mos dalë duarbosh. Pasi arritën t’i merrnin një barazim Lacit në startin e garës, mundën bindshëm (3-0) edhe Tomorin në shtëpi, kavajasit dukeshin sikur ishin “pa frena”. Por “pit stop”-in e parë e kanë bërë në Peqin, aty ku se kanë “kaluar dot lumin pa u lagur”.
Kujtojmë se kjo javë ka nisur të premten në “Niko Dovana”, ku Teuta barazoi 1-1 me Tiranën, duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit që të mbeteshin në krye, me 7 pikë, aq sa ka edhe Skënderbeu, kampion në fuqi, që nuk shkoi dot më tej se barazimi me të njëjtin rezultat të shtunën në Vlorë, ku luajti në fushë asnjanëse ndaj Bylisit. Për ta kornizuar si ditë barazimesh të shtunën futbollistike të Superiores mendoi edhe Apolonia me Kukësin, që u ndanë pa fitues e pa gola në “Loni Papuciu”, duke i bërë debutuesit verilindorë të vetmit që nuk njohin njëherësh humbjen, as fitoren, sepse janë “dashuruar” me barazimet e bardha. Asnjë fitore nuk ka regjistruar as skuadra fierake, që dëshmon një situatë jo fort premtuese për vijimësinë e kampionatit. Kujtojmë se mes këtyre dy skuadrave luhej ndeshja e parë në histori., që nuk dhuroi fitues.
Të hënën përmbyllet java e tretë e Superiores, me ndeshjen “derbi” mes Lacit dhe Kastriotit. Kkurbinasit kanë ndryshuar “kurs” të dielën, duke vendosur ta luajnë këtë ndeshje në stadiumin e tyre, jo në Kavajë. Të dyja formacionet kanë nga 4 pikë në klasifikim, falë një fitoreje dhe një barazimi në dy javët e para të garës, ndërkohë që të besuarit e Stavri Nicës bënë surprizën më të madhe në sfidën pararendëse, teksa shokuan brenda në Vlorë Flamurtarin, duke e mundur atë 1-0. Kjo do të thotë se në planin psikologjik kurbinasit janë “top”, ndërsa krutanët kanë harmonizuar e sinkronizuar vetveten në kohë rekord, pas problemeve të shumta që shfaqën gjatë verës (me lëvizjet në presidencë dhe largimet e shumta të lojtarëve).

Java e 3-të, SUPERIORJA
14.09.2012
TEUTA-TIRANA 1-1
Golat: Deliallisi 5′/ Ahmataj 64′

15.09.2012
BYLIS-SKENDERBEU 1-1
Golat: Pejic 70′ / K.Arbri 90′
Gjyqtar: R.Sadiku (Elbasan)

APOLONIA-KUKESI 0-0
Gjyqtar: O.Sokoli (Tiranë)

16.09.2012
TOMORI-FLAMURTARI 0-2
Golat: Pepa 2′, Lena 40′
Gjyqtar: E.Hoxha (Lezhe)

SHKUMBINI-BESA 1-0
Golat: E.Magani 56′
Gjyqtar: K.Cjapi (Fier)

VLLAZNIA-LUFTETARI 3-0
Golat: Smajli 8′, 68′ (pen), Dragoi 30′
Gjyqtar: E.Peza (Tiranë)

17.09.2012
LACI-KASTRIOTI (14:00)


1zg8a50.jpg
VLLAZNIA-LUFTETARI 3-0
Golat: Smajli 8′, 68′ (pen), Dragoi 30′
Vllaznia:Vujadinoviç, Smajli, Osmani (Begaj 72’), E.Beqiri, Semina, Belisha (Nallbani 67’), Tafili, Dragoi, Hajdari, Deliç (Shtubina 78’), Rexha. Trajner: Sh.Duro
Luftëtari: Selimaj, O.Beqiri, اaço (Lluka 74’), Mersini, Ramadani, Shenaj, Rraboshta, Nora (Sinani 52’), Shameti, Liçaj (Miliç 70’). Tr: N.Dede
Gjyqtarë: E. Peza, D. Agaraj (Tiranë), R. اokaj (Lezhë)
Kartona të verdhë: Semina, Deliç/ Ramadani (2), Selimaj, Mersini,
Karton i kuq: Ramadani

Në Shkodër, në kryeqendrën e veriut, trajneri Shpëtim Duro priste kthesën e të tijve, fitoren e parë në kampionat, teksa e shihte veten në “teh të thikës”, pas zhgënjimeve në startin e kampionatit. Mesa duket kuqeblutë kanë pritur të luajnë pa praninë e tifozëve, që të tregojnë më të mirën e tyre dhe të marrin fitoren e parë në kampionat. Kjo ka ndodhur të dielën, në javën e tretë të Superiores, teksa Vllaznia ka dominuar në fushën e lojës dhe ka fituar pastër, 3-0. “Pengesa” që duhej kaluar ishte vërtet serioze, mbante emrin e Luftëtarit të Gjirokastrës, që edhe pse debutues në Superiore është i përbërë nga “luftëtarë” të vërtetë, duke nisur nga trajneri Dede e përfunduar te lojtari i fundit. Tepër të uritur e të karikuar maksimalisht nga pozitiviteti në dy javët e shkuara, bluzinjtë kishin paralajmëruar të “kafshonin” edhe kësaj here, por kanë dalë huq. Shpresat e bluzinjve i ka tronditur që në minutën e 8-të Smalji, me golin e parë të sfidës, për t’i shuar thaujse përfundimisht Dragoi, 15 minuta para mbarimit të pjesës së parë. Zhbllokimi i rezultatit të fillimit të ndeshjes ka ardhur përmes një goditjeje dënimi, të ekzekutuar nga Delic, i cili harkon te shtylla e dytë e portës së Selimajt, me këtë të fundit që del në mënyrë të gabuar, duke i dhënë mundësinë Dragoit ta rifusë në lojë. Topi shkon te Smalji, i gjendur te pika e bardhë e penalltisë, që godet fluturimthi, duke i kaluar kuqeblutë në epërsi. Në minutën e 30-të merr krahun e majtë Dragoi, që i shpëton mbulimit të kundërshtarit, futet në zonën e vogël të gjirokastritëve dhe godet saktë, për ta ngritur rezultatin në 2-0. Rumuni, tepër i lëvizshëm e ndoshta më i miri për shkodranët në këtë ndeshje, që nga krahu i majtë ka asistuar fuqishëm sulmuesin e vetëm, kosovarin Rexha, së bashku me Arsen Hajdarin në të djathtë, i ka dyfishuar shifrat, para se Luftëtari të humbiste edhe një forcë, shkodranin Ramadani, që merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-t dhe i lë të tijtë në disavantazh edhe numeric për pjesën e dytë. Që këtu lehtësohen ndjeshëm gjërat për kuqeblutë, ndërsa “minohen” thuajse përfundimisht shanset e bluzinjve të Nevil Dedes.
Trajneri Duro kishte bërë disa lëvizje në formacionin e Vllaznisë, krahasuar me dy ndeshjet paraardhëse. Kështu, Tafili dhe Belisha e nisin lojën nga minuta e pare, me kosovarin Nallbani që detyrohet të pranojë stolin. Në mesfushë aktivizohet edhe Delic, por ky i fundit funksionon si një sulmues i maskuar, duke bërë edhe rolin e fantazistit, pas shpinës së Rexhës. Në stol kanë përfunduar edhe Shtubina me Hysën, lëvizje këto që e kishin gjallëruar Vllazninë, e kishin bërë më të rrezikshme në daljet në sulm. Nëse goli nuk erdhi as kësaj here nga lojtarët e repartit ofensiv, kanë kompensuar në këtë drejtim mbrojtësi Smajli dhe mesfushori anësor i krahut të majtë, Dragoi. Madje, ishin këta dy lojtarë, ata që me golat e tyre cliruan psikologjikisht Vllazninë dhe e bënë atë të besonte në vetvete, të kontrollonte lojën, duke e kthyer pjesën e dytë në njëlloj komoditeti për të mbrojtur fitoren e 45 minutave të para. Nuk ka forcë për të reaguar Luftëtari, që edhe me një lojtar më pak në pjesën e dytë, pak herë mbërriti rrezikshëm në portën e Vujadinovicit. Rastin më të mirë për të shënuar bluzinjtë e kishin në minutën e 61-të, kur Nikolic, i harruar nga mbrojtja shkodrane, godet fort me kokë, duke impenjuar portierin malazez të Vllaznisë, që eviton një gol thuajse të sigurtë. Kundërpërgjigjet shpejt Vllaznia, që përmes Delic fiton një penallti në minutën e 67-të. Malazezi driblon mbrojtësit gjirokastritë, e bën këtë edhe me portierin Selimaj, por ky i fundit detyrohet ta pengojë në mënyrë të parregullt. Nuk heziton kryesori Peza, që e drejton dorën nga pika e bardhë. Prej aty godet saktë Dritan Smalji, që e dërgon topin në tranversë e prej asaj në rrjetë. Mbrojtësi lezhjan kompleton kësisoji dopietën e tij në këtë ndeshje, duke qenë në njëfarë mënyre edhe “heroi” i kuqebluve. Minutat e mëpastajme vijojnë të jenë një dialog i gjatë mes sulmeve të vendësve dhe qëndresës që mundohen të bëjnë miqtë, me qëllimin e vetëm tashmë, të mos thellojnë disfatën, që edhe në këto shifra, 3-0, duket jo pak e rëndë për gjirokastritët.

6prccw.jpg
TOMORI-FLAMURTARI 0-2
Golat: Pepa 2′, Lena 40′
TOMORI: Llani, Stafa (Gjoni 37′), Rexha, Hysko, Gjyla, Tafaj, G.Arbri, Hodo, Elmazi (Vrucina 55′), Frashëri (Bakiasi 78′), Mile. Trajner: K.Mile FLAMURTARI: Xhelilaj, P.Arbri, Rajoviç, Veliu, Mici, Bratic, Kuqi, Muzaka, Lena (Telushi 77′), Pepa, Memelli(Nelaj 87′). Trajner: H.Rubio
KARTONث Tث VERDHث: Rexha 47′, Gjyla 51′, G.Arbri 57′/ Bratic 18′, Memelli 47′;
KARTON I KUQ: Hysko 70′
VثZHGUES: P.Brahja
DELEGAT: M.Shestani

Flamurtari e nis praktikisht ndeshjen në epërsi, sepse pa u vendosur mirë lojtarët e të dyja skuadrave në fushë, lushnjari Pepa shënon në portën e Llanit. Kronometri i gjyqtarit shënon minutën e dytë të lojës, e cila i shokon vendësit, që e nisin ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Merr frymë në stolin drejtues të vlonjatëve Hulian Rubio, i cili e ka vendosur Flamurtarin të ngjeshur në mesfushë dhe që nuk lëshon aspak terren. Përkundrazi, me presingun që ushtron në të gjithë hapësirën e blertë, e mban skuadrën vendëse në pozita pritëse, duke e detyruar të gabojë shumë në pasime dhe në rreshtim. Vuajnë beratasit të dalin nga gjysmëfusha e tyre, duket qartë se janë goditur shumë herët psikologjikisht, ndërsa kuqezinjtë e Vlorës arrijnë të amortizojnë me një qartësi taktike dhe qetësi të admirueshme në veprimet me topin reagimin e beratasve. Të gjithë topat e miqve adresohen për te Memelli, në majën e sulmit të Flamurtarit, i rikthyer pas dëmtimit, ndërkohë që mjaft i lëvizshëm e shqetësues për prapavijën beratase është edhe i riu Pepa. Kërkon ta tërheqë përpara skuadrën e vet Frashëri, korcari i Tomorit, por ndesh në barrikadën e kapitenit vlonjat, Franc Veliu, që e markon nga afër. Hodo dhe Jusufi në mesfushë arrijnë të jenë në kontakt të shpeshtë me topin, por u mungon vizioni i nevojshëm për ta orientuar lojën në krahët e mesfushës dhe për t’i dhënë frymëmarrje skuadrës së tyre. Krejt ndryshe e bën këtë mission Lena te Flamurtari, nga këmbët e të cilit zë fill thuajse cdo aksion i bregdetarëve, madje edhe merr pjesë aktive në goditjen e portës beratase, edhe në konkludim. Reagimi i vendësve, edhe pse i sforcuar e pa shumë mendim, e detyron Flamurtarin të kalojë në një qasje tjetër taktike nga minuta e 15-të deri në të 30-tën. Kuqezinjtë aplikojnë tashmë kundërsulmin, teksa pasimi i gjatë ka një adresim, Migen Memellin, që e detyron mbrojtësin beratas, Hysko, t’i përveshë mirë mëngët për ta markuar. Goditjet radhazi nga këndi dëshmojnë qartë këmbënguljen e miqve, që nuk mjaftohen me golin e Pepës. Kuqezinjtë nuk rreshtin së kundërsulmuari e kërkuari të golit të sigurisë. Kualitetet në fushë janë ato që bëjnë diferencën, ndaj nuk është aspak cudi që të besuarit e Rubios kanë inciativën dhe primatin në stadiumin e boshatisur të Beratit. Në të 33-tën minutë, Mile, sulmuesi i beratasve, lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, duke vënë në provë portierin mik, Xhelilaj, që pret në pozicion. Nuk vonon kundërpërgjigjia e Flamurtarit, që në minutën e 38-të, pas një goditjeje këndi nga e djathta e sulmit vlonjat, mund ta dyfishonte rezultatin. Memelli ngrihet me kokë në zonën e vogël të Llanit, godet bukur, por rrjeta e Tomorit shpëton për mrekulli nga pësimi i golit të dytë. Me fat vendësit në këtë rast, por nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit dy minuta më vonë. Një dalje e shpejtë në sulm e Memellit, që përparon disa metra, finalizohet nga Lena. Pasi ka marrë një asist diagonal prej Memellit, shqiptaro-maqedonasi, me mjaft qetësi, godet tokazi, duke e kaluar topin poshtë krahëve të Llanit, që s’ka cfarë të bëjë, me mbrojtjen e tij të vendosur gabim si në rastin e golit të Pepës. Flamurtari e vë në shina të sigurta suksesin në këtë transfertë, ndërkohë që duket qartë imuplsi tjetër, si psikologjik, ashtu edhe taktik, që i ka dhënë spanjolli formacionit bredetar. Shtatë goditje këndi kundrejt një të tille për beratasit, pa llogaritur këtu epërsinë e dy golave, flasin qartë për zotërim gati absolut të lojës që kanë vlonjatët në fushën e blertë.
Pjesa e dytë nis me një gol tjetër të Lenës, pas pasimit që merr nga Memelli, por gjithcka është e pavlefshme, sepse anësori ka ngritur më herët flamurin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Cuditërisht, kur duhej të reagonte Tomori, në kërkim të shkurtimit të disavantazhit, edhe pjesa e dytë është nënë komandën e vlonjatëve. Nuk kanë të ngopur me gola miqtë, që vijojnë të derdhen me aksione të bukura në drejtim të gjysmëfushës dhe portës së Tomorit. Memelli, pas gabimit të Llanit në zotërimin e topit, ka një mundësi shumë optimale për ta trefishuar rezultatin, në minutën e 56-të, por goritja e tij kalon mbi traun e portës vendëse. Ka një tjetër “pengesë” që do t’i dalë përpara skuadrës vendëse, sepse nga minuta e 70-të detyrohet të luajë me një lojtar më pak. Rigers Hysko i ndërhyn në mënyrë të parregullt Bratic të Flamurtarit, duke e penguar këtë të fundit në marrshimin që kishte nisur drejt portës së Llanit. Kryesori Hoxha nuk heziton, e ndëshkon me të kuqe mbrojtësin beratas, si lojtar i fundit. Më kot mundohen beratasit, sepse në të tilla kushte e kanë të pamundur për ta “gërvishtur” kundërshtarin, që ka nën kontroll rezultatin dhe kjo i jep qetësinë e komoditetin e duhur për të administruar gjithcka. Mile kryen të tria zëvendësimet, duke aktivizuar forca të reja ofensive, por porta e Xhelilajt është e paarritshme.

5prigl.jpg
SHKUMBINI-BESA 1-0
Golat: E.Magani 56′
SHKUMBINI: Kotorri, Salliu, Ramazani, Lundraxhiu (Xhyra 46′), Pasha, E.Magani, Gjata (Gava 58′), Devolli, Kaçuli, Dervishi (A.Magani 70′), Mustafaji. Trajner: G.Magani.
BESA: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Abraham, Kaja, Mustafa, Rroshi (Maliniç 66′), Mihani, Dita (Aziri 63′), Berisha, Sefa. Trajner: I.Daja
VثZHGUES: Lirim Cuko
DELEGAT: Millan Baçi
KARTONث Tث VERDHث: Lundraxhiu 17′, Kaçuli 66′, E.Magani 90′, Mustafaji 59′, Gjata 40′, A.Magani 90′/ Krasniqi 63′, Mustafa 76′

Në Peqin, në stadiumin e boshatisur, loja nis dhe zhvillohet me dyluftime kryesisht në mesfushë, me bardhekaltrit që kërkojnë herë pas here të marrin iniciativën, sidomos pas minutës së dhjetë. Magani ngulmon nga stoli drejtues për t’i parë të tijtë në ofensivë, në kërkim të golit, që do t’u jepte vendësve edhe qetësinë e nevojshmë në të tilla ndeshje, ku mungon “lojtari i 12-të”, tifozëria peqinase. Besa tregohet tepër e kujdesshme në prapavijë, sidomos në markimin e dyshes së sulmit bardhekaltër, Roland Dervishi-Mustafaj. Magani dhe Ramazani lëvizin shumë në mesfushën vendëse, duke asistuar në disa raste sulmuesin kryesor të tyre, Dervishin, të cilin e nxjerrin në pozicion ideal për konkludim në minutën e 26-të. Në këtë moment Dervishi infiltron bukur, përmes një veprimi individual, i vidhet mbrojtjes verdhezi, por vonon në goditje, duke humbur një mundësi shumë të mirë shënimi. Më herët ishte Fatjon Sefa i Besës, që i vetëm përballë Kotorrit godet fuqishëm, por topi përfundon mbi traun e kuadratit vendës. Bie në sy një qetësi e pragmatizëm te kavajasit, që nuk zhbilancohen e kalojnë në aventurë, por ruajnë ekuilibrin mes reparteve dhe e presin kundërshtarin që në mesfushë, për ta thyer aty, prej nga nisin edhe kundërsulmet e shpejta, me destinacion Berishën e Sefën, prej nga pritet edhe goli. Devolli dhe Pashja, megjithatë, krijojnë garanci në mbrojtjen peqinase, duke ia lehtësuar punën portierit Kotorri. Në minutën e 43-të, Devolli godet bukur mbi vijën e 16-metrave të verdhezinjve, por portieri mik, Alban Hoxha, pret në pozicion. E mbyllin kësisoji në sulm e me rast për shënim peqinasit, që me kalimin e minutave e kanë rritur së tepërmi lojën e tyre dhe e kanë detyruar Besën të ngjeshet me forca të shumta në prapavijë.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ka një moment të dyshimtë në fillimin e tij. Pikërisht në minutën e 52-të, lushnjari Sefa ka ndërmarrë një aksion personal, futet në zonën peqinase, aty ku pëson ndërhyrjen e një mbrojtësi bardhekaltër. Nga pamjet televizive duket se sulmuesi i Besës është penguar dhe duhej akorduar penallti, por nuk është i këtij mendimi kryesori Cjapi, që bën shenjë për vazhdimin e lojës, edhe pse verdhezinjtë protestojnë. Katër minuta më vonë vjen edhe goli i parë i kësaj sfide. Do të ishte i biri i trajnerit Magani, Endri, që vepron mjaft bukur në zonën kavajase, godet fort tokazi, duke mposhtur Hoxhën. Bardhekaltrit nuk kanë kohë të gëzojnë, sepse reagimi i miqve është i menjëherëshëm. Pasi fitojnë një goditje dënimi rreth 20 metra larg portës së Kotorrit, godet fort Mihani, duke e detyruar numrin një të Shkumbinit të bëjë një pritje të vështirë. Sidoqoftë, Besa mbetet në sulm, teksa e kërkon me ngulm barazimin e shifrave, duke mos u pajtuar kurrsesi me humbjen. Krijon volum të madh loje, edhe rastet për shënim nuk i mungojnë, por skuadra mike nuk e nxori dot në dritë golin, që mund t’i jepte asaj të paktën një barazim. Dorëzohet kësisoji në javën e tretë të kampionatit Besa, që shijon humbjen e parë, ndërsa e kundërta ndodh me peqinasit, të cilët regjistruan fitoren e parë, duke mos mbetur më në kuotën e zero pikëve.
/panorama-sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top