Short "big" për Flamurtarin, në turin e tretë me Steauan

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
brand.gif

Pas fitores minimale me Madhëruellin, në takimin e parë të turit të dytë eliminator në Europa League, Flamurtari njeh edhe kundërshtarët e mundshëm në rast kualifikimi. Goglat në shortin e djeshëm të zhvilluar në Nion nuk janë treguar "bujarë" me kuqezinjtë, duke i rezervuar në turin e tretë të ndeshen me fituesen e çiftit Steaua Bukuresht-Ujpesti. Rumunët shihen si favoritët për vazhdimin e aventurës europiane, pasi fituan 2-0 sfidën e parë me hungarezët e drejtuar nga ish-ndihmëstrajneri i Sëlltik, Uilli MekStei. Steaua është klubi më i suksesshëm i Rumanisë në aktivitetet kombëtare (23 herë kampionë) dhe ndërkombëtare. Në vitin 1986, ata u bënë skuadra e parë e Europës Lindore që fitoi Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, është për t‘u theksuar nëse këtë raund marrin pjesë edhe shumë ekipe të mëdha, duke filluar nga italianët e Romës, holandezët e PSV Eind‘hovenit, izraelitët e Hapoel Tel-Aviv, gjermanët e Hamburg, spanjollët e Atletik Bilbaos, anglezët e Fulham e skuadra të njohura bullgare, ukrainase, qipriote e greke.

Natyrisht që më parë vlonjatët duhet të mendojnë të mos humbasin në takimin e kthimit me Madhëruell, pasi triumfi 1-0 i së enjtes e lë të hapur çështjen e kualifikimit. Të enjten e ardhshme në "Fir Park" skuadra e talentuar e Eqerem Memushit duhet të japë gjithçka në fushë, për të kompletuar rikthimin e suksesshëm në Europë, pas 13 sezoneve mungesë (ndeshja e fundit ishte në sezonin 1996/‘97, ku kuqezinjtë luajtën në Kupën e Kupave me sllovakët e Kelmon Humene). Gjithsesi, përballja e mundshme me një emër të madh të futbollit ballkanas si Steaua ka edhe anët pozitive: duke filluar nga përfitimet, nga biletat, te reklamat dhe shitja e të drejtës televizive. Interesimi do të jetë i madh për vetë faktin se në kontingjentin e drejtuar nga italiani Kristiano Bergodi luajnë disa futbollistë të përfaqësueses rumune, si Gionea, Petre, Nikolita e Goian. Vllaznia është pothuajse e skualifikuar nga Liga e Europës. Shkodranët nuk kanë shanse për të përmbysur humbjen 5-0 në sfidën e parë me Rapidin e Vjenës. Sipas shortit, austriakët do të ndeshen në turin e tretë eliminator me qipriotët e APOP Kiniras Pejias. Ndeshjet do të luhen më 30 korrik dhe 6 gusht, ndërsa vetëm 30 nga 70 skuadrat që do të marrin pjesë në këtë tur janë kualifikuar automatikisht. 35 skuadrat që kualifikohen në turin e katërt do të luajnë në "play-off" përkrah 41 klubeve të tjera, duke përfshirë këtu Verder Bremen, Benfika, Aston Vila, Ajaks dhe 15 skuadrat që eliminohen nga raundi i tretë i Champions.


Champions

Edhe Tirana ka njohur kundërshtarët e mundshëm për turin e tretë eliminator në Ligën e Kampioneve. Pas barazimit 1-1 me norvegjezët e Stabaek, bardheblutë kanë ende shpresa të kualifikohen. Fituesja e çiftit ku luan kampionia e Shqipërisë, do të përballet me fituesen ndërmjet FC Kopenhagen dhe malazezëve të Mogren. Kampionët e Danimarkës e siguruan kalimin që prej 90 minutave të para, ku triumfuan 6-0 në sfidën e luajtur "Parken Stadium".

SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top