Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

download-2-4.jpg

“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, është kjo deklarata e tmerrshme që Bashkim Muça, banues në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit ka bërë përballë mediave. Djali i tij, Kleo Muça, 13 vjeç para disa ditësh është rrëzuar duke ecur në një rrugë të pashtruar. Si pasojë e kësaj, babai i të miturit, thotë se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët dhe nuk mund të ecë nëse nuk bëhet operacion.

Babai i mjeruar ka bërë apel që dikush të ofrohet për ndihmë, në mënyrë që 13-vjeçari Kleo Muça, të bëhet operacion në këmbë. Këmba e djathtë ka pësuar fraktura të rënda, duke u thyer e gjitha, ndërsa këmba e majtë ka marrë vetëm krisje. Atë ditë, Kleo ka qenë duke shkuar në shkollë se bashku me shokët e tij. Këta të fundit lajmërojnë familjen, të cilët nxitojnë për ta dërguar djalin drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, për t’i dhënë ndihmën e parë.download

Pas grafisë, mjekët konstatojnë se gjendja e këmbëve të djalit është serioze, frakturat janë të rënda dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund të ndihmojë rikuperimin e vogëlushit. Prindërit thonë se operacioni sipas mjekëve kushton 5 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen Muça nga Kodër Bujarasi, që të vetmet të ardhura për jetesë ka ndihmën sociale prej 7 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron nga shitja e barishteve të ndryshme.

Në një intervistë për mediat, kryefamiljari i bën apel ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë për operacionin e të birit, në të kundër djali rrezikon të presë këmbën e djathtë. “Do shes djalin e madh, të shpëtoj të voglin. Vetëm kjo më ka mbetur! I lutem Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë të shpëtojë Kleon! Unë nuk kam para, ata më thonë të dyja këmbët kushtojnë 5 mijë euro. Unë nuk kam ça të shes”,-shprehet me lot në sy Bashkimi, i cili e ka të vështirë të përmbahet. Kleo jeton me shpresën se dikush do të trokasë në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. E vetmja dëshirë e tij është që të ecë sërish e të dalë jashtë për të luajtur me shokët. “I bëj thirrje qeverisë të më ndihmojë, dua të shkoj në shkollë me shokët”,- shprehet vogëlushi me lot në sy. Shqip
 
Titulli: Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

Ka nja ca dite ky si lajm, dhe lexova qe Spitali Amerikan e ka marr persiper ta ndihmoje, fatmiresisht :)
 
Titulli: Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

Po djalin e madh ku do e shiste se kuptova!?

E lexova dhe une lajmin para dy ditesh por se postova se duan cilesi disa e jo sasi pfff :P
Gjithsesi gz qe ju eshte ofruar ndihme sic thote Legally :)
 
Titulli: Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

hahahahah do te thoja nje llaf une ty tani :)

Ne fakt as une se kuptova ate pjese si do ta shiste, do ta jepte ta adoptojne a cfare?
 
Titulli: Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

Ti shesi ndonjeren nga veshkat Pesti :p
 
Titulli: Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

Ti shesi ndonjeren nga veshkat Pesti :p

Ouu po le te shiste veshken e tij apo i dhimbsej dhe shiste te djalit..si pa kuptim po nejse..Pesti thuaje mos e mbaj se te gerrin zorret pastaj :P
 
Titulli: Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

Ouu po le te shiste veshken e tij apo i dhimbsej dhe shiste te djalit..si pa kuptim po nejse..Pesti thuaje mos e mbaj se te gerrin zorret pastaj :P


Pa kuptim eshte gjithe lajmi Po ta lexosh me vemendje ! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top