Shkup, mosmarrëveshjet në komision, rrezikojnë regjistrimin

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46966_1.jpg

SHKUP- Mosmarrëveshjet brenda Komisionit Shtetëror të Regjistrimit po rrezikojnë fillimin e regjistrimit të popullsisë në fillim të muajit të ardhshëm.

Sic raporton agjencia e lajmeve INA anëtarët maqedonas në njërën anë dhe anëtarët shqiptarë, dhe të komuniteteve që janë në pakicë kanë mendime të ndryshme sa i përket regjistrimit të qëytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ligji për regjistrimin e popullsisë thekson se qytetarët e Maqedonisë që jetojnë më shumë se 12 muaj jashtë vendit mund të regjistrohen, por anëtarët e KSHR e komentojnë ndryshe nenin 40 të ligjit që ka të bëjë me këtë çështje.

Anëtarët shqiptarë dhe të komuniteteve pakicë në KSHR-së mendojnë se ligji mundëson që të regjistrohen të gjithë ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit, dhe që kanë ardhur dhe qëndruar qoftë të paktën një herë në Maqedoni një vit para regjistrimit.

Ndërsa për maqedonasit të cilët shprehen kundër argumentojnë se ligji nuk lejon një gjë të tillë dhe se ata përjashtojnë regjistrimin e kësaj kategorie. Ekspertët maqedonas janë deklaruar kundër përfshirjes së kategorisë së emigrantëve , që çdo vit vizitojnë shtëpitë dhe të afërmit e tyre në vendlindje.

Nënkryetari i KSHR-së, prof.dr. Abdylmenaf Bexheti vlerëson se qëndrimi i tyre bazohet në Ligjin për regjistrimin dhe standardet ndërkombëtare.
“ثshtë mëse e qartë se cilët qytetarë duhet të regjistrohen. Pra ata që janë me punë të përkohshme jashtë vendit më shumë se 12 muaj, por që në vendin e tyre kanë ardhur të paktën një herë gjatë vitit para se të mbahet regjistrimi. Në rast se nuk pastrohet kjo dilemë deri më 1 tetor, pra në rast se anëtarët maqedonas nuk pranojnë regjistrimin e kësaj kategorie, atëherë rrezikohet procesi i regjistrimit”, theksoi Bexheti.
(e.m/INA/BalkanWeb)
 
Back
Top