Shkruaj e pëshpërit!

Kresha

A pretty face can never trick me


Kur shkruan ndonjë fjalë të padrejtë, vendose në murin e dhomës ku flenë, mu pranë shtratit të gjumit. اdo herë para se të flesh, ta qortosh vetveten..

Shkruan: Avni Tafili

Bërtiti zemrës, nxirre ç’ka brenda. Me forcë! Në mos me hatër.


Guximi! Vullneti! Shpresa! Fjalë të trilluara, kur s’i ke provuar! Ke lexuar, por s’po sheh përmirësim? Kujto ditën e Llogarisë. Ji i sinqertë, do ta kuptosh sa ke ndryshuar. Ti dëgjon, komunikon, ke interesim e je orvatur, ke ndenjur në ndenja të dijës, ama, në çastin kur shkëputesh, largohesh, harron gjithçka. Fale namazin! Jo në bashkësi, hyr në dhomë, vetmohu, rri i përulur me ballë në tokë, mos u ngrit, le të të dhemb koka, le të të skuqet fytyra nga gjaku i mbledhur, mundohu pak, loto, përkujto se, ke përcjellës, për çdo fjalë, për çdo sjellje.

Mos e mashtro veten, urreje këtë vetvete, poshtëroje ngurtësinë e zemrës. Je shqetësuar, je mërzitur, të ka prekur epshi, merr abdes! Fresko enët e gjakut. Koha e namazit nuk është afër, prapë, merr abdes, rri me abdes. Je zgjuar me vonesë, ke përtuar të falesh me kohë, merr abdes. Mos rri pa abdes asnjë sekondë. Nuk falesh, provo të mos hash pra! Mos pi ujë, ndje etje! Përndryshe, shkruaj e pëshpërit: unë s’dua të përmirësohem! Mos i pëshpërit arsyetimet; trillimet.

Thuaj, shkruaje. Pastaj lexoje. Thuaj ç’të duash, pastaj vlerësoje veten me veten tënde! Shiko në pasqyre e thuaji vetes: kush je ti, që s’ndryshon? Pse më mban peng? Unë dua të përmirësohem. ا’të dukem unë ty? Trup arre? Mos e thyej pasqyrën, dil në natyrë, inspirohu me natyrën e pastër, e të rregulluar. Ik prej njerëzve. Mos rri me asnjë. Vetja jote duhet të edukohet. Duhet të vuajë. Luftoje! ا’ka që nuk përmirësohet? Lexon. Dëgjon. Këshillohet. Qortohet. Prapë e njëjta vetvete. Bërtiti zemrës, nxirre ç’ka brenda. Me forcë! Në mos me hatër.

Thuaj, e shkruaj, bëhu peng i fjalës së drejtë. Kur shkruan ndonjë fjalë të padrejtë, vendose në murin e dhomës ku flenë, mu pranë shtratit të gjumit. اdo herë para se të flesh, ta qortosh vetveten: ti s’di, ti s’ke turp, ti s’ke inati, ti s’ke guxim. Para se të flesh, thuaji lutjet para gjumit, edhe fli. Kur të zgjohesh, pasi se ta falënderosh Zotin që ta ktheu shpirtin, prapë lexoje letrën ku i ke shkruar përshtypjet e tua, fjalët e padrejta, të shpifura, që në fakt ti s’do i meritoje, e prapë përsëriti qortimet e mëparshme.

Dëshpërohu! Po, le të të dëshpëroj gjendja. Merr abdes! Pendohu, kërko falje, e rri me ballë në tokë i nënshtruar Zotit tënd. Mos u ngrit. Bëhu qortues i ashpër ndaj vetvetes. Të tjerët po përmirësohen, të tjerët m’i kujtojnë përgjegjësitë e detyrat, e unë vetëm them i hutuar “Po, ashtu është!”, thuaje të kundërtën, thuaj: “Të lutem më godit pas shpine me një shkop”, deri në 80 goditje, s’e meritoj të ecë shtatdrejtë, të eci më mirë i kërrusur. Le të poshtërohem. Le të turpërohem. Të paktën, le të qortohem haptazi.

Zgjohu prej gjumit. Si të flihet? Zgjohesh, po i njëjti njeri. Po të njëjtat shprehi. Po të njëjtat fjalë. Po të njëjtat mendime. E qorton, kinse, veten, po me të njëjtat qortime. Jam i dobët, jam i paaftë, më është dobësuar besimi, nuk e kam shoqërinë e mirë, jam kështu e ashtu! Thuaji vetes ndryshe sot: mos trillo e mos u mashtro! I ke të gjitha, por je mohues i të mirave.

Që sonte, shkruaj në letër qortimet, të metat, dobësitë, edhe lexoj e vazhdo t’i lexosh, derisa të kesh turp sinqerisht prej vetvetes!

Allahu na udhëzoftë!


Burimi: //FB
 
Back
Top