Shkrimtarët, më të rrezikuarit nga vetëvrasja...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
59472.jpg


Në bazë të ekspertëve që kishin studiuar më shumë se një milion persona, kreativiteti shpeshherë ndërlidhet me sëmundje mendore, e personat më të ekspozuar janë shkrimtarët.

Në bazë të hulumtimeve që ishin bërë nga Instituti Karolinska në Suedi, shkrimtarët janë më të rrezikuarit nga ankthet dhe çrregullimet bipolore, skizofrenia, depresioni dhe keqpërdorimi i narkotikëve.

Mundësitë që shkrimtarët të kryejnë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha në krahasim me njerëzit e rëndomtë. Valltarët dhe fotografët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimi bipolar.

Shkencëtarët thonë se rezultatet e tyre hedhin dritë në çrregullimet mendore, që nga tani duhet të shikohen më ndryshe. “Kjo mënyrë e ekspozimit dhe fenomenet që ndërlidhen me sëmundjet mendore hapin rrugë për shërimin e tyre. Me këtë rast, mjeku dhe pacienti mund të arrijnë një marrëveshje se çfarë duhet shëruar dhe me çfarë çmimi”, thotë dr. Simon Kyaga, njëri nga pjesëmarrësit në këtë hulumtim.

(a.k/tg/BalkanWeb)
 
Pe: Shkrimtarët, më të rrezikuarit nga vetëvrasja...

Hmmmmmmmmmm varet cfare shkrimtaresh...Do thoja sipas asaj qe ka studiuar une,filizofet kane patur te gjithe nje perfundim te keq,disa ne cmenduri,disa ne vetvrasje,disa kane perfunduar vetem etj etj...Shkrimtaret eshte e veshtire te ndahen ne kategori te caktuar,ama njihen shkrimtare tragjik,shkrimtare novelist apo flizofik...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top