Shkolla Shqiptare dhe tekstet mesimore

orakulli

Anëtar i Respektuar
Shkolla Shqiptare dhe tekstet mesimore.

Ne tekstet mesimore te sistemit arsimor shqiptar kam vecuar si cep dallues,rremujitetin.

Nuk diskutohet qe do shfrytezojme arritjet e shkences perkatese boterore.Por kjo mos te behet siç po behet ne Shqiperi,ku vetem perkthehen keto libra dhe bashke me te futet konfuzioni i perkthimit.Ne to gjenden fraza te ndertuara keq,me lidhje shume te dobet llogjike.Te bie ne sy vetem numri i panumert i presjeve dhe copezimi arsyetues.Gabime trashanike ne kuptimet e termave te thjeshta me burim nga gjuha e huaj.Ngaterrime kuptimore deri ne trashanitet leshnik te vete gjuhes shqipe.Por me e keqja kur kjo vazhdohet me permbajtjen.

Asnjihere perkthimi me nivelin e perkthyesve dhe gjuhetareve te sotem nuk arrin te percjelle idene ne menyre te qarte,kjo dihet.Por rasti shqiptar ndryshon.Mosfutja e idese se autorit original ne menyre te sakte,sjellja e deformuar e koncepteve ndonjehere deri ne shtremberim te plote te tyre eshte e madhe dhe vjen nga arsye te tjera.

Kush I ben tekstet arsimore ne shqiperi?

Ato I bejne Mesuesit she Pedagoget nen emrin e tyre.Ata ja paraqesin ministries se arsimit si punime te mirefillta origjinale te tyre.A jane ato punime te mireillta shkencore te tyre?

Me sa kam lexuar une ato jane perkthime te teksteve arsimore te shteteve te tjera te Europes.Si eshte cilesia e ketyre perkthimeve?

Ketu fillon problemi.

Te jesh perdagog dhe mesues I mire sot ne Shqiperi eshte e lidhur me aftesite perkthyeso-kopjuese.

Perndryshe,te jesh pedagog sepse perkthen keq te tjeret dhe shpjegon shume keq sepse nuk i ka kuptuar ai ne radhe te pare eshte degradim arsimor.Shumica e atyre jane “perkthyesa”,kur niveli I disave ne gjuhet qe perkthejn eshte poshte nivelit amator.Te perkthesh me nje nivel te ulet ,kuptohet se çfare nxjer.Njeqind here me mire do te ishte te perktheheshin nga profesioniste dhe te ruhej autorsia e sistemit arsimor te atij shteti ose atij autori te huaj.

Mos te kapim krahun tjeter,se sa keta te zgjuar me ministrin e tyre ne krye,dine gjuhen e plote Shqipe.Keto “mendje te zgjuara” behen qesharak, bile shume qesharake kur i degjone te thone te paret qe “gjuha shqipe eshte e varfer”.Vetem nje i paditur thelle mund ta thote kete.Kam qene ne shume fshatra te shqiperise dhe jam habitur me pasurine e gjuhes sone.Fshataret shqiptare e flasin gjuhen shqipe shume here me teper ne menyre natyrore dhe te sakte se shume profesore dhe politikane deri ne nivel presidentash,pamvaresisht se ne nivelin e edukates jane njesoj te dy palet.

Baza e çdo gjeje ne dhenien e nje informacioni eshte gjuha.Gjuha shqipe ka te madherishmenin e saj,filozofin e brendshme e pashtershme te saj.Shumehere llogjika dhe natyraliteti i fjaleve shqipe shpjegon indirekt dhe perkufizimin e fenomenit ose konceptit si ne rastin e pershkruar tek tema per “Empathetik:.

Ne fund jam duke ju dhene nje fjale qe esht hequr nga Matematika e shkolles ne Shqiperi.Fjalen “barabar”.Vete fjala “Barabar” pa i hyr permbajtjes se saj,por vetem formes,eshte e ndertuar matematikisht e “barabarte”Shpjegimi “Bar-a-Bar,ku “A” sherben si mesore e fjales.Pra te heqesh nje fjale e cila shpjegon te pakten matematikisht vetveten si vete kuptimi I asaj qe le tek objektet pet te cilet eshte mbiemri,dhe ta zevendesosh me nje fjale te huaj per ta shpjeguar nje nxenesi shqiptar nji koncpet matematikor ne gjuhen shqipe,une nuk mund te gjej njesi gramatikore ne shume gjuhe te botes qe ti ve percaktimin persiper kesaj zgjedhjeje dhe zgjidhjeje.

Por kjo nuk do te thote qe mbyllim dyeren fjaleve qe ne i mendojme si te Huaja.Ka shume fjale qe ne i mendojme si te huaja por qe s’jane aspak te tilla.

KONKLUZIONI

اdo gje duhet bere baze te nje pune te thelle shkencore.Ne,shoqeria jone ka ardhur koha te mendoje.ka ardhur koha te ndaloje pak dhe te mendoje se çfare po nderton dhe me çfare qellimi.Ka ardhur koha qe te ringrejme sistemin real arsimor sepse ai eshte baza dhe thembra e akilit per nji komb.

Verjtja ime kryesore ne radhe te pare eshte per Etiken dhe Moralin si dhe shkencat qe lidhen me to.Duhet te analizohet ne radhe te pare se çfare ka te metash dhe semundje ka shoqeria shqiptare ne te dy shtetet e saj.Mbi bazen e kesaj duhet bere program i ri i edukimit formal per te futur ate qe i mungon sistemit arsimor shqiptar dhe familjes shqiptare,qe te hiqet mundesisht pjesa me e madhe e te keqes qe vjen nga lenia e kesaj fushe nen ndikimin e edukimeve te kaluara sidomos atij te fundit Komunist e Serbist.

Etika dhe morali eshte “a”-ja per te ardhmen e kombit tone.Nuk eshte se kemi vetem nje shtrese te paedukuar.Ne kemi nje komb te paedukuar,qe nga fshatari me i humbur I fshatit me te humbur,diku ne maje te maleve e deri tek presidenti ne majen e malit shoqeror.
 
Ploblemi im me i madhe jane provimet e matures a jane pyetjet te bazuara ne tekset tona dhe me veshtisin e duhur?A eshte me e mire kjo forme e matures shtetrore se evjetra po pranimet ne universitet
 
Problemet vijne zinxhir. Duke filluar nga akademiket tane, pedagoget, mesuesit dhe deri tek nxenesit.

Keto dukuri shfaqen nese njerezit nuk punesohen sipas meritokracise por sipas shk****kracise.

Mua me vjen shume keq qe ne kete forme, nje pjese e madhe analfabetash do kene % te konsiderueshme edhe tek te ashtquajturit intelektuale.

Femije qe brumosen gabim!!! Eshte njesoj si te helmosh te ardhmen tende, eshte vetvrasje ...
 
Kush I ben tekstet arsimore ne shqiperi?

Ato I bejne Mesuesit she Pedagoget nen emrin e tyre.Ata ja paraqesin ministries se arsimit si punime te mirefillta origjinale te tyre.A jane ato punime te mireillta shkencore te tyre?

Me sa kam lexuar une ato jane perkthime te teksteve arsimore te shteteve te tjera te Europes.Si eshte cilesia e ketyre perkthimeve?

Ketu fillon problemi.

Etika dhe morali eshte “a”-ja per te ardhmen e kombit tone.Nuk eshte se kemi vetem nje shtrese te paedukuar.Ne kemi nje komb te paedukuar,qe nga fshatari me i humbur I fshatit me te humbur,diku ne maje te maleve e deri tek presidenti ne majen e malit shoqeror.

Kjo teme eshte shume personale per mua dhe tani do te shpjegoj perse e them kete gje..:)
Jam rritur ne nje familje qytetare Tiranse, prinderit e mi kane lindur ne TR tek marteniteti afer trenit, ndersa gjysherit dhe gjyshet kane lindur ne Permet (nga ana mamit) dhe Tepelene (nga ana babait).
Shpjegova pak bigrafine time, sepse mendoj qe nga te dyja anet me jane percjelle genet me te mira, per fat te keq nuansat e karakterit zgjodha ti formoja vete dhe ketu lind joperfeksioni im si pasardhese e tyre.

Une lind si pasardhese arsimtaresh, ciklin e ulet e kryej ne shkollen "Ahmet Gashi" ne Laprake, ku mesues filloreje kisha dajen tim.
Cdo nxenese ne pozicjonin tim do ishte ndjere e privilegjuar ne ate perjudhe, ndersa une nga mosha 5-8 vjecare (nga klasa e pare deri ne te katert) jam ndjere femija me i poshteruar.
Nuk merrja asnjehere noten qe meritoja, sa here ngrija doren ne mesim per tu pergjigjur, mbetesha e ngrire nga shikimi i ftohte dhe autoritar i "mesues Artur-it"..Poshterimi me i madh ka qene kur "presor Arturi" zgjodhi nxeneset me te mira te klases dhe askund nuk dukej emri im, jo vetem kaq, por me duhet te duroja dhe "denglat" e shokeve te klases qe me thonin para tij: "Iiiiiiiiii mbesa presorit eshte ngelese."
Ne ate moshe, e vetmja gje qe munda te beja para tij ishte te shpertheja ne lote te mekura pa kerkuar asnjelloj llogarie...
Nuk kuptoja pse ai nuk mund te ishte daja im edhe ne shkolle, nuk kuptoja pse ne fletoret e shtepise me vinte 10 me ylla, me puthte, lozte, preokupohej nese te tjeret me bertisnin ndersa ne shkolle jo vetem qe nuk me perfillte, por shpeshhere me bertiste mua per te vene ne "braze" nxenesit e tjere.

Para 2 vjetesh fillova universitet-in dhe nga te gjithe njerezit me i preokupuari ishte pikerisht ai: me kerkoi Kodin Fiskal dhe Password-in e universitet-it dhe me tha - "Dua te jem une i pari qe do shohe rezultatin tone!"
Ndersa lexonte rezultatin, shpertheu ne lote dhe me tha - "SIAMO IDONEI SHPIRT, FITUAM!"
Ate dite une u ndjeva studentja me e lumtur, jo sepse kalova konkursin dhe permbusha detyren time si femije, por sepse per here te pare degjova te lumtur nga rezultati im "Mesues Artur-in".
Mu dha mundesia ta takoja para 2 vjetesh dhe folem me mall per ate skene dhe i thashe - "E sheh cfare mbese ke?!?"
Mu pergjigj - "E sheh cfare daje ke?!? Fitorja eshte e imja jo e jotja, labe e poshter. Ti je fruti i pare i punes time, ti je nxenesja ime e pare, ti je brezi i pare qe une kam marr persiper, ti je prodhimi i pare i punes time. Uroj qe gjithe nxenesit e mi te arrijne me larte se sa ku ke arritur ti tani!"

E perqafova forte forte dhe i thashe - "Uroj qe mos lodhesh kurre duke mesuar"

Me tha - "Kur me derguan ne Shkoder per te bere pedagogjiken, qaja me te madhe sepse shihja se si une, nxenes absolut, beja nje shkolle qe nuk doja dhe niperit katranjose te Hysni Kapos shkonin e i fusnin ne Juridik, qe ishte endrra ime. Me kalimin e kohes kuptova se une ne fatkeqesine time kam qene me fatlumi. Bej nje pune qe shume veta ndoshta e quajne te pavlere dhe jofitimprurese, por ne te vertete nuk ka gje me te bukur se sa te shperndash dije.
Nje mesues i mire nuk duhet te shpjegoje vetem c'thote libri, duhet ti tregoje nxenesve cfare eshte sjellja e mire dhe duhet ti ndihmoje se si te ecin ne jete.
Ai duhet te jete nje prind i dyte dhe nje psikolog i mire. Jo te gjithe nxenesit mund te trajtohen ne te njejten menyre. Une jam marre me ty, me Xhenin dhe Xhoi (kushot), me Hermesin (vellai) dhe me vajzat e mia, por mund te garantoj qe me ty kam qene me autoritar sepse shihja qe ti ishe e forte dhe mund te perballoje mire "dhunen psiqike", nuk demoralizoheshe dhe e merrje menjehere veten. Me pelqente fakti qe qe ne moshen 5 vjecare dije te ndaje Turin (e therrisja gjithmone me emer ne shtepi) nga Mesuesi. Asnje nga niperit e tjere nuk e ka vrare mendjen te beje kete gje, perkundrazi sa me shume te tregohesha autoritar, aq me shume nuk me degjonin."

Nejse se nuk dua te zgjatem me por po i pergjigjem pyetjeve te tua:D

Ky presor Turi, tani ka botuar shume libra shkollore te cilet i perdor ne shkollen e tij private dhe nje pjese i ka paraqitur ne ministrine e Arsimit.
Ne 2006 fitoi konkursin per 4 libra te klases se 6-te (nder te cilet njeri ishte perkthim i matematikes se Oxfordit) dhe jo vetem qe MASH-i me ne krye GOMAR POLLO-n nuk i njohu te drejtat e autorit dhe nxjerr ne treg librat e tij me emer te nje tjetri, por nuk i dha as leket per 200000 kopje qe ky person kishte botuar me shpenzimet e veta.

Beni kontot ju sa mund te kushtoje nje liber matematike dhe se sa i detyrohet MASH-i dajes tim:)
 
Kjo eshte poshterim dhe vjedhje.Nuk ka gjykate ne shqiperi?Nuk ka shtyp me shqiperi?
Ne Amerike Genc pollo do ta denonin me burg dhe me gjobe.Gjykata amrikane do te vendoste te shlyente demin e pesuar,personit zakonisht eshte shume here me te madhe sse sa ka harzxhuar.Kjo ndodh keshtu qe tjeret,nese bejne te njeten gje ta dine sa e kane denimin.
 
Kjo eshte poshterim dhe vjedhje.Nuk ka gjykate ne shqiperi?Nuk ka shtyp me shqiperi?
Ne Amerike Genc pollo do ta denonin me burg dhe me gjobe.Gjykata amrikane do te vendoste te shlyente demin e pesuar,personit zakonisht eshte shume here me te madhe sse sa ka harzxhuar.Kjo ndodh keshtu qe tjeret,nese bejne te njeten gje ta dine sa e kane denimin.


Ceshtja eshte ne gjyq, ka gati 3 vjet...Per ata qe jane te interesuar ne boten e "shkollave dhe shtepive botuese private" dine se si po shkojne gjerat.
Une nuk dua te ze emra e mbiemra ne goje per te bere publicitet apo reklame falas, megjithate i kam premtuar "mesuesit tim" se do ta ndjek hap pas hapi derisa te fitoje ndaj injoranteve, i kam premtuar se nuk do lodhem te kerkoj te drejten time ashtu sic po ben ai me qeverine shqiptare (dhe sinqerisht, me fjale ekonomike, po i kushton shume lek dhe kohe duke u marre me gjyqe kundra shtetit shqiptar), i kam premtuar se sdo me kape kurre topitja...
Bota eshte rrumbullak: "C'do mbjellesh, do korresh":)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top