Shkolla që erdhi nga Lindja

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Në janar bëhen 50 vjet nga krijimi i Institutit të Lartë të Arteve Figurative.
Si i mban mend fillimet piktori Llambi Blido: modeli i programit sipas Institutit "Rjepin" të Leningradit, studentët dhe pedagogët e parë. اfarë ndodhi deri në vitin 1973?

Hasan%20%C3%87apari.JPG

Pesëdhjetë vjet më parë, në janar 1960, u çel e para shkollë e lartë e artit në Shqipëri, Instituti i Lartë i Arteve Figurative.


Kishin kaluar vjet që nga themelimi i shkollës së parë të vizatimit dhe të pikturës si dhe disa të tjerë që kur kishte nisur punën e tij Liceu Artistik "Jordan Misja" i Tiranës, kur piktori Vilson Kilica dhe skulptori Kristaq Rama, të ardhur kohët e fundit nga Bashkimi Sovjetik, pasi bënë përpjekjet e duhura në instancat e larta të pushtetit, arritën të themelojnë Institutin.


Vendimi i qeverisë qe marrë aty nga fundi i vitit 1959 kur në janar 1960 ndërtesa e vogël por simpatike ku ndodhet sot qendra katolike në Rrugën e Kavajës, u gjallërua nga zërat rinorë të grupit të parë të studentëve të artit.

Qenë Agim Faja, Avni Bilbili, Hasan اapari, Hasan Nallbani, Lec Shkreli, Muhamet Deliu, Minella Saro, Nelo Lukaçi, Skënder Kokobobo, Sotir Kosta, Selim Bilali, Sigfrid Mullisi, Tahir Tahiraj, Todi Mato, studentë të kursit të parë për pikturë e skulpturë.

Pedagog kryesor ishte vetë drejtori i porsaemëruar i Institutit të ri, piktori Vilson Kilica, si dhe piktori Guri Madhi; që të dy të diplomuar në Akademinë e Leningradit (Shën Petërburg) siç ishte edhe pedagogu i vetëm i skulpturës Shaban Hadëri.


Programi qe ndërtuar sipas modelit të programit të Institutit "Rjepin" të Leningradit me kërkesa rigoroze në studimin dhe përvetësimin e ndërtimit të figurës njerëzore si dhe në ushtrimin e shprehive për një pasqyrim vizual objektiv të realitetit.


Ndaj kuptohet, që anatomisë artistike të trupit të njeriut të cilën e jepte skulptorja e njohur Kristina Koljaka i kushtohej rëndësi.


Jo më pak rëndësi i jepej perspektivës hapësinore që e jepte arkitekti Sokrat Mosko. Pedagog për estetikën qe Dalan Shapllo, dialektikën e jepte Kristaq Angjeli, ndërsa gjuhën ruse Xhuhere Sela. Lëndën e Historisë së Artit e jepte Dhorka Dhamo. Vendin e sekretarit administartiv e kishte Nikolla Leshnja.


اfarë roli luajti programi mësimor artistik mbi të cilin u bazua shkolla jonë e parë e artit më 1960 e në vazhdim? Një rol shumë të madh.

Gjer atëhere gjithçka qe ndikuar e ndërtuar mbi përvojën e shkollës italiane, realiste sigurisht por me reflekset e pashmangshme të së kaluarës klasike të Renesancës.
Përjashtim bënte vetëm Abdurrahim Buza me krijimtarinë e tij, i cili nga ana tjetër nuk mund të ndryshonte tërësinë e arkitekturës së pikturës shqiptare të asaj etape.

Personaliteti tjetër i rëndësishëm i pikturës shqiptare - Zef Kolombi, nuk mundi të ndikojë e të dominojë, për shkak të sëmundjes së rëndë e të jetës së tij të shkurtër.

Arritjet e pikturës shqiptare si dhe të skulpturës gjer në atë kohë qenë reale, dhe qëndrojnë edhe sot, për nga vlera, por kontigjenti i artistëve të rinj të ardhur nga shkolla e Leningradit njësoj si dhe programi përkatës, i dhanë një hov dhe dimension të ri pikturës dhe skulpturës shqiptare.


Fillimisht kjo qe shfaqur në veprat e vetë piktorit të ri Vilson Kilica si dhe në ato të Guri Madhit e Jakup Kerajt dhe shumë shpejt në vitet që pasuan piktura shqiptare fitoi një gjerësi vështrimi e sens analitik që nuk e kishte pasur.


Shtojmë këtu edhe kërkesat e kohës të diktuara nga ideologjia që kishte frymëzuar atë sistem shoqëror, kërkesa këto që doemos e kushtëzonin shpesh dhe ndonjëherë edhe e gjymtonin aftësinë krijuese të artistit.


Por pesë vitet e punës serioze, shumë të disiplinuar dhe të organizuar në Institut, përgatitën disa breza artistësh figurativë të aftë, jo pak prej të cilëve dhanë në dekadat në vazhdim kontribut të shquar në zhvillimin dhe përparimin e pikturës moderne shqiptare, skulpturës, grafikës.


Në atë kohë unë, një teknik gjeolog i ri që në kohën e lirë i qeshë përkushtuar edhe artit, ëndrrës dhe pasionit tim të përjetshëm të fëmijërisë, pata ndjekur disa seanca përgatitjeje vizatimi në Institut, në një hapësirë të kursit të skulpturës.


Kështu nganjëherë ngjitesha lart tek studentët e pikturës, veçanërisht në orët e vizatimit. Si sot mbaj mënd gjer në hollësi shumë nga vizatimet e studentëve të rinj si dhe procedurën e ndërtimit që profesor Kilica ua mësonte hap pas hapi duke u ulur vetë përpara kavaletit.


Ndiqja me vëmendje dhe admiroja lëvizjet e zhdërvjellëta të krahut të tij kur me disa linja të shpejta dhe energjike si dhe me pak shuarje të hijeve dhe toneve të gabuara të studentit, ai arrinte të nxirrte përherë në reliev dimensionin e tretë të figurës. Ndiqja gjithashtu me vëmendje shpjegimet e tij që ishin ndërhyrje të shpejta, po aq energjike, të qarta.


Të njëjtin preokupim, por natyrisht me një mjeshtëri edhe më të kultivuar gjeta tek studentët rusë e të huaj si dhe tek mënyra se si e jepnin mësimin pedagogët rusë e sovjetikë kur isha tashmë student i Akademisë në Leningrad, në vitin pasues akademik 1960-1961.


Në auditorin tonë madhështor buzë Nevës, përballë Ermitazhit të famshëm, mësuesi ynë tepër plak por i nderuar (ata nuk i nxirrnin në pension si tek ne, mjeshtërit e vjetër, por përkundrazi iu luteshin të rrinin deri në fund në detyrë), e qortonte butë dhe e këshillonte bashkëstudentin tim manierist nga Brazili se vizatimi nga realiteti duhet të ketë sidoqoftë një bërthamë objektiviteti dhe jo të jetë fund e krye trillim.

Më vonë, në vitet e mëpastajmë, në Institutin e Lartë të Arteve Figurative u afruan pedagogë të tjerë të artit, si Danish Jukniu, Ksenofon Dilo, Thoma Thomai, etj. nga prurjet e një shkolle tjetër asaj polake dhe çeke. Qe një shkollë me elementë të tjerë që e pasuruan dhe më tej paletën dhe vizionin krijues dhe interpretues të artistëve të rinj shqiptarë.

Pikërisht në atë periudhë një lloj hapjeje relative por me efekt të madh ndaj artit evropian - perëndimor bëri që të fryjë një fllad i freskët, mjaft gjallërues në pikturën shqiptare sidomos.


Qenë vetë studentët e atyre viteve që u dhanë me pasion ndaj leksioneve që shpalosi kjo pikturë, kryesisht ajo franceze e epokës moderne, me kryemjeshtërit e saj. Kështu patëm realisht një etapë të caktuar të viteve '60-të deri më 1973 kur piktura shqiptare qe rezultat i fermentimit të tre shkollave të ndryshme me përvojat e tyre të mëdha.


Megjithëkëtë, dihet se dallimet dhe nuancimet mes këtyre shkollave dhe shkollave të tjera të Evropës, mbeten përherë relative dhe konfliktet apo nënvlerësimet ndaj njëra tjetrës që viheshin re atëhere në debatet dhe bisedat pa përgjegjësi, nuk qëndronin.

Ne studentët shqiptarë të Leningradit qemë dëshmitarë të ndikimeve të forta perëndimore në mentalitetin e studentëve rusë, sovjetikë si dhe në veprat e vet piktorëve të shquar. Mjafton të kujtojmë Igor Grabarin, Aleksandër Denekën, Johansonin, Kolzhevin etj.


Nga ana tjetër librat me riprodhime të nivelit shumë të lartë nga perëndimi u futën në Institut dhe bëheshin objekt bisede e mësimi me studentët nga vetë pedagogët e tyre Vilson Kilica e Kristaq Rama, sigurisht me lejen e instancave përkatëse.


ثshtë vërtet për t'u krenuar që kur hedhim vështrimin prapa, mbi krijimtarinë artistike të këtyre pesë dekadave në pikturën dhe skulpturën shqiptare gjejmë aty vepra dhe personalitete me të cilët mund të krenohej çdo vend i qytetëruar.


Prandaj "harresa" dhe heshtja pakuptim me të cilën po kalon gjer tani ky përvjetor tepër i rëndësishëm për artin vizual shqiptar nuk është shenjë qytetërimi.
•shekulli•
 
Titulli: Shkolla që erdhi nga Lindja

shume interesant materiali i duhej nje shokut tim piktor :)

rrofsh :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top